Panorama (Albania)

Teuta e Luftëtari pikë të arta, sot duel titulli

Partizani- Kukësi përplasen mes tyre, Skënderbeu në Kamëz

-

Ditë transferta­sh. Teuta dhe Luftëtari kanë marrë nga tri pikë të arta përballë Vllaznisë dhe Laçit.

Luftëtari - Kristal Abazaj ringjall Luftëtarin. Sulmuesi i talentuar ka treguar se është në një formë të shkëlqyer dhe dje ka ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë tri pikë shumë të rëndësishm­e në transfertë­n e vështirë në fushën e Laçit. Në një ndeshje të dominuar nga ekipi vendas me lojë dhe me raste, diferencën e ka bërë pikërisht kundërsulm­i në pjesën e dytë i dyshes BreguAbaza­j, ku ky i fundit ka finalizuar në mënyrë perfekte për të dërguar sferën në rrjetë dhe për të shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshje. Laçi u hodh i tëri në sulm në kërkim të barazimit, por rrezikoi më shumë që të pësonte të dytin nga kundërsulm­et e shpejta të dyshes së sulmit gjirokastr­it, që bëri autokritik­ë pas disfatës në takimin e parë në kampionat ndaj Teutës. Edhe Laçi del i ridimensio­nuar nga kjo humbje 0- 1, pasi kishte shpresuar se mund të bënte më shumë, pas suksesit 2- 0 ndaj Partizanit në ndeshjen e javës së parë.

Teuta - "Djemtë e detit" janë larguar me fitore nga "Loro Boriçi" duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 0- 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Shkodranët, edhe pse luanin në sh- tëpinë tetjen e e tyre një dhe numri kishin të mbësh- konsiderue­shëm tifozësh, nuk arritën të marrin një tjetër rezultat pozitiv pas fitores ndaj Lushnjës në javën e parë. Pjesa e parë prodhoi një lojë mjaft të qetë, pa emocione dhe pa raste. Ndërkohë, në pjesën e dytë diferencën e bëri një supergol i Arbër Çyrbjas në minutëne 81- të Gilmane 70- të. LikaNë minutëntro­nditi traversën pas një goditjeje dënimi. Pas këtij takimi, Teuta numëron 6 pikë të plota duke marrë kryesimin e kampionati­t, ndërkohë që Vllaznia mbetet me 3 pikë në vendin e 4- t. SOT Partizani dhe Kukësi do të përballen sot mes tyre në një ndeshje që do të luhet në stadiumin "Selman Stërmasi". Dy skuadrat, të cilat kanë rivalizuar me tyre një vit më parë për titullin kampion, janë në kërkim të tri pikëve të para. Të kuqtë e drejtuar nga Juliano do t'i besojnë Çanit nga minuta e parë, ndërkohë që Kukësi i Milinkoviç e ka si detyrim triumfin në këtë përballje, për të risjellë qetësinë, pas humbjes së Superkupës dhe përballjes në Kupën e Shqipërisë. Një tjetër ndeshje titulli është ajo mes Kamzës dhe Skënderbeu­t. Korçarët do të luajnë në kryeqytet, ku kamzalinjt­ë do të debutojnë në stadiumin e tyre në Kategorinë Superiore.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Laçi- Luftëtari
Foto nga ndeshja Laçi- Luftëtari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania