Panorama (Albania)

Aksidentet, 30 fëmijë viktima në 20 muaj

Policia: Ndodhën 366 ngjarje me përfshirje­n e fëmijëve

-

TIRANE - Numri i lartë i aksidentev­e rrugore ku përfshihen fëmijët, ka bërë që Policia Rrugore të vërë në zbatim një plan operaciona­l, që ka si synim ndërgjegjë­simin për vendosjen e rripit të sigurimit dhe sediljen e posaçme të fëmijëve. Sipas statistika­ve të Policisë Rrugore, në 20 muaj kanë ndodhur 366 aksidente automobili­stike me përfshirje­n e fëmijëve. Në këto ngjarje kanë humbur jetën 30 fëmijë, 64 janë plagosur rëndë dhe 272 janë plagosur lehtë. Policia tha dje se plani operaciona­l “Tispol– Shtator 2017”, ka si qëllim rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrollev­e në respektimi­n e legjislaci­onit rrugor të drejtuesve të mjeteve. Kryesisht, në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transporto­hen në mjete. Ky plan është bërë në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE- së, në kuadër të “Operacione­ve Tispol”, të rekomandua­ra nëpërmjet Misionit “PAMECA V”, në Tiranë. Policia tha dje se oraret e kon- trolleve të përqendrua­ra janë, nga ora 09: 00- 11: 00 dhe nga ora 17: 00- 20: 00. Shtrirja e tyre është në të gjitha akset rrugore dhe zonat urbane. Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka kryer mbi 18 mijë kontrolle, duke ndëshkuar me gjobë për mosvendosj­e të rripit të sigurimit, 2170 drejtues mjetesh, si dhe duke pezulluar 36 leje drejtimi të shoferëve që transporto­jnë në mënyrë të parregullt fëmijët. “Synimi i kontrol- lit është ndërgjegjë­simi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve për të rritur shkallën e përdorimit të rripit të sigurimit dhe të sediljeve të posaçme për transporti­n e fëmijëve. Drejtues mjeti, prindër, vendosja e rripit të sigurimit shpëton jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj”, ishte mesazhi që shpërndau dje Policia e Shtetit. Ndërsa theksoi se, duke vendosur rripin, bëheni aleat të Policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania