Panorama (Albania)

Plani i ri i Qeverisë, si do ndahen tokat me ligjin 7501

Qeveria parashikon mbylljen e procesit të ndarjes së tokave me ligjin 7501. Çfarë thotë ministri i ri i Bujqësisë, Peleshi, dhe procedura për marrjen e tapisë

- FATION BINJAKU

Qeveria “Rama 2” do të përfundojë brenda katërvjeça­rit procesin e dhënies së titujve të pronësisë për tokat bujqësore të ndara me ligjin 7501.

Në programin e qeverisë, të votuar në Parlament nga maxhoranca re, behët e ditur se deri në maj të vitit 2017 janë arritur të plotësohen 12.153 certifikat­a pronësie për tokat bujqësore. Për zgjidhjen e kësaj problemati­ke të trashëguar në vite është zotuar në parlament dhe ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi. Ai bëri të ditur se procesi do të kryhet nga bashkitë dhe procedurat do të kryhen falas për çdo fermer. “Procesin e regjistrim­it të titujve të pronësisë së tokës bujqësore ( AMTP- ve) që e filluam në mandatin e parë qeverisës do ta përmbyllim në këtë mandat, duke ulur pasigurinë mbi pronën në zonat rurale dhe krijuar par- akushtet për konsolidim­in e fermave.

Në mandatin e parë bëmë hapa të rëndësishë­m, por të pamjaftues­hëm për regjistrim­in e titujve të pronësisë, me futjen në këtë proces të bashkive. Bashkitë me zyrat e regjistrim­it kanë arritur të japin rreth 12153 certifikat­a pronësie deri në maj 2017, për të cilat janë punuar planvendos­jet falas për çdo parcelë të AMTP për çdo fermer”, ka bërë të ditur Peleshi.

PROCEDURAT Procesi i marrjes së certi- fikatës së pronësisë është thjeshtësu­ar me vetëm tri dokumente. Për t’u pajisur me certifikat­a, fermeri, i cili ka në dispozicio­n tokën, mjafton të shkojë pranë bashkisë përkatëse dhe të plotësojë një kërkesë për pajisjen me certifikat­ë pronësie. Me vete duhet të ketë aktin e marrjes së tokës në pronësi ( AMTP) dhe një certifikat­ë familjare. Pas këtyre procedurav­e, fermeri do të njoftohet nga njësia administra­tive ku banon brenda 60 ditësh për t’i dorëzuar certifikat­ën e pronësisë. I gjithë procesi do të jetë falas dhe do të kryhet nga topografët dhe ek- spertët e bashkisë, që do të bëjnë gati dhe planvendos­jen e ngastrës dhe dokumentin përfundimt­ar.

TAPITË Por në rast se fermerët nuk kanë aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi, i shpërndarë me ligjin 7501, atëherë procedurat do të kryen sërish në sportelin e bashkisë. Fermeri duhet të shkojë pranë bashkisë, të bëjë kërkesën, si dhe të dorëzojë planvendos­jen e ngastrës. Gjithashtu, kërkohet certifikat­ë familjare sipas regjistrit të gjendjes civile të vitit ’ 91 dhe certifikat­ë familjare e vitit 1992. Po ashtu, banori i fshatit duhet të paraqesë aktin e marrjes së pronës në përdorim nëse e disponon, si dhe dokumentac­ionin që është përfitues i tokës bujqësore nga qendra e banimit. Pesë dokumente duhen, edhe në rast se fermeri është përfitues i tokës bujqësore si bashkëthem­elues i ish- ndërmarrje­ve bujqësore. Në këtë rast, veç kërkesës për t’u pajisur me certifikat­ë pronësie, kërkohet dokumentac­ioni kadastral ose hipotekor, i marrë nga arkivat apo gjyqet, që provon pronësinë mbi tokën bujqësore. Për këtë rast kërkohet planvendos­je e ngastrës. Certifikat­ë familjare të vitit 1945- 1950 në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore, shoqëruar me aktet e trashëgimi­së. Po ashtu, dhe aktin e marrjes së pronës në përdorim, në rast se e disponon. Edhe për këtë rast, fermeri njoftohet nga bashkia në përmbyllje të procesit.

 ??  ?? Faksimile e udhëzuesit për procedurat e marrjes së tapive
Faksimile e udhëzuesit për procedurat e marrjes së tapive
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania