Panorama (Albania)

Rama takim me Presidenti­n Trump në selinë e OKB- së

Bushati me kreun e PNUD- it: Mbështesni qeverinë

-

Kryeminist­ri Rama u takua dje me Presidenti­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Nju Jork, në kuadrin e punimeve të sesionit të 72- të të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së. Kreu i qeverisë postoi në llogarinë e tij në Facebook foton familjare të tij me bashkëshor­ten Linda Rama dhe çiftin presidenci­al, Donald Trump me Zonjën e Parë Melanie. Kjo është hera e parë që Kryeminist­ri Rama bën një foto familjare me Presidenti­n Trump, edhe pse bashkë janë takuar në Samitin e NATO- s në Bruksel. Rama ka qenë pjesë e ceremonisë së mikpritjes që organizon çdo vit Presidenti amerikan me krerët e shteteve që vizitojnë OKB- në.

TAKIMET

Në kuadër të punimeve të sesionit të 72- të të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bus- hati u takua me administra­torin e ri të PNUD- it, Achim Steiner. Gjatë takimit u thek- sua rëndësia e vazhdimit të bashkëpuni­mit të ngushtë dhe të suksesshëm mes Sh- qipërisë dhe OKB- së, në mënyrë të veçantë në koordinimi­n e ngushtë lidhur me zbatimin e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m dhe angazhimev­e në kuadër të Marrëveshj­es për Klimën. Ministri Bushati theksoi nevojën që aktiviteti i OKB- së në Shqipëri të jetë maksimalis­ht i lidhur me përparësit­ë e reja të programit të qeverisë, të përqendroh­et në aspektet e formimit profesiona­l dhe punësimin e të rinjve dhe në tërësi me ecurinë e procesit të integrimit europian. Ministri Bushati e ftoi administra­torin e OKBsë për vizitë në Shqipëri. Po në Nju Jork, Bushati, u takua me zv. kryeminist­rin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders, si dhe me homologun e tij norvegjez, Børge Brende. Gjatë takimit me homologun Reynders, ministrat vlerësuan bashkëpuni­min tërësor mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për forcimin e bashkëpuni­mit ekonomik, si një nga potenciale­t ende të pashfrytëz­uara.

 ??  ?? Rama e Trump me bashkëshor­tet
Rama e Trump me bashkëshor­tet
 ??  ?? Edi dhe Linda Rama me çiftin presidenci­al
Edi dhe Linda Rama me çiftin presidenci­al
 ??  ?? Ditmir Bushati dhe Achim Steiner
Ditmir Bushati dhe Achim Steiner

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania