Panorama (Albania)

Spitalet pa drejtues, Ministria shpall konkursin dhe kriteret

Shkarkohen edhe drejtuesit e spitaleve universita­re, vendet vakante

- ADA HAZIZOLLI

Drejtuesit e qendrave spitalore universita­re ishin të vetmit që u shpëtuan kritikave publike dhe ultimatumi­t të Kryeminist­rit Rama për të dhënë dorëheqje.

Kur të gjithë të tjerët u akuzuan për paaftësi dhe iu numëruan “të zezat” një më një duke i bërë përgjegjës të drejtpërdr­ejtë për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht sistemi shëndetëso­r, drejtuesit e 5 klinikave universita­re ishin të vetmit që ia hodhën paq. Kryeminist­ri zgjodhi t’i përjashton­te, me argumentin se ata nuk kishin ndenjur “duarkryq” në 4 vitet e shkuara. Por kur nuk janë bërë ende dy muaj nga takimi, ministria i shpall si vende vakante.

UDHËZIMI Udhëzimi i parë i firmosur nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, është ai për hapjen e konkursit dhe shpall- jen e kritereve për emërimin e drejtuesve të rinj për 43 spitale. Në mesin e tyre janë rreshtuar edhe QSUT, Qendra Spitalore Universita­re “Mbretëresh­a Geraldinë”, “Shefqet Ndroqi”, SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe Spitali Universita­r i Traumës. Titullarët e këtyre 5 institucio­neve, që u duk se i kishin shpëtuar shkarkimit, po ashtu do të zëvendësoh­en.

KRITERET Përmes një shkrese të posaçme, ministrja Manastirli­u ka përcaktuar procedurat e përzgjedhj­es, emërimit dhe shkarkimit të drejtuesve të rinj. Kandidatët e interesuar do të duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Shëndetësi­së letër interesi, CV, dëshmi pe- naliteti dhe dy referenca rekomandue­se. Dosja do të vlerësohet me 20 pikë, ndërsa peshën më të madhe do ta ketë testimi me gojë, që do të vlerësohet me 50 pikë përkundrej­t 30 pikëve që do të vlerësohet ai me shkrim. “Kandidati për pozicionin ‘ Drejtor’ duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme: Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet të ketë eksperienc­ë pune në drejtim ose menaxhim, të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinor­e gjatë tre viteve të fun- dit, si edhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajt­jeje penale”, thuhet më tej në udhëzim. Për aplikimet është caktuar një afat 15- ditor. Ministria e Shëndetësi­së ka tagrin për shkarkimin e titullarit në rast se konstaton shkelje flagrante ose kur ka një vendim të formës së prerë nga gjykata për falsifikim dokumentes­h, përvetësim fondesh, marrje ryshfeti dhe deklarim të rremë gjatë fazës së aplikimit.

 ??  ?? Faksimile e udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësi­së
Faksimile e udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësi­së
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania