Panorama (Albania)

Heqja e dekoratave, Rama: Pse e tërhoqëm projektlig­jin

“BE për ne s’është një marrëdhëni­e kontraktua­le e zakonshme”

- EDI RAMA

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, Kryeminist­ri Rama mbështeti idenë e presidenti­t Trump për riorganizi­min e OKBsë. “Ndryshimi i OKB- së është i nevojshëm për të qenë më koherentë, të jetojë me përgjegjës­itë e saj, të sigurojë premtimin e zhvillimit të qëndrueshë­m, të sigurojë të drejtat e njeriut dhe të garantojë paqen dhe sigurinë për gjeneratat e ardhshme”, u shpreh Rama. Duke folur për sfidën e anëtarësim­it në BE, kreu i Qeverisë tha se Shqipëria e ka bërë punën e saj me reformat, ndërsa pret që BE të vlerësojë arritjet e Shqipërisë dhe të hapë negociatat. “Ne e dimë plotësisht që fillimisht, është detyra jonë për të bërë reformat e domosdoshm­e për të hapur rrugën e integrimit. Por ne presim nga partnerët e BE- së që të bëjnë pjesën e tyre për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Do të jetë një moment historik në këtë proces, por edhe një shtysë e fortë për ne për të vazhduar në të njëjtën rrugë”, deklaroi Rama. Sërish, ai kërkoi para Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara njohjen e Kosovës.

Sa herë ka ndodhur, që njerëzimi është përballur në një kohë relativish­t kaq të shkurtër, me kaq shumë sfida komplekse si në ditët e sotme?

A ka pasur ndonjëherë, një tjetër periudhë në atë që quhet kohë moderne, që të na jetë dashur të përballemi me kaq shumë çështje urgjente në të njëjtën kohë?

Kur është koha e fundit që ne mbajmë mend, kur jemi përballur me një perspektiv­ë kaq konfliktue­se, atë të një bote frymëzuese që bëhet më e pasur çdo orë, e udhëhequr nga zhvillimet e jashtëzako­nshme të shkencës dhe të teknologji­së dhe në anën tjetër, atë të një planeti që duket se ka humbur rrugën e tij, energjinë, vizionin dhe është përfshirë në një vorbull që e tërheq poshtë? Nuk ka përgjigje të thjeshta për pyetje të tilla komplekse. Ende, faktet janë kokëfortë dhe në shumë aspekte, edhe realiteti duket i zymtë.

Terrorizmi dhe ekstremizm­i global vazhdojnë të kërcënojnë vlerat tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit. Ata janë shndërruar në një kërcënim të vazhdueshë­m, me aftësinë e tyre për të goditur qorrazi, kudo, pa përjashtim, me pasoja shumë të mëdha, siç kemi përjetuar shumë herë, përfshi në të shkuarën e afërt.

Disa konflikte brutale dhe në dukje të pazgjidhsh­me vazhdojnë të shkatërroj­në jetët e miliona njerëzve, duke kërcënuar të ardhmen e brezave të tërë.

Rendi ndërkombët­ar është seriozisht i sfiduar me asgjë të besueshme apo premtuese që të jetë në gjendje ta zëvendësoj­ë.

Më keq, situata në Azinë Juglindore, një krizë e stërzgjatu­r dhe e përshkallë­zuar së fundmi nga politika kokëforta, totalitare dhe paranojake të një regjimi, kanë rikthyer frikën e një konflikti të tmerrshëm bërthamor.

Rritja e ekstremizm­it të dhunshëm dhe grupeve të armatosura joshtetëro­re, që shkaktojnë mizori, në veçanti ndaj minoritete­ve etnike dhe fetare, vazhdon të jetë një prej sfidave kyçe.

Qëndrimi i vendosur i koalicioni­t ndërkombët­ar ka filluar të japë rezultat. ISIS- i ka humbur rreth 90% të territorit, që dikur kontrollon­te dhe aftësia e tij për të luftuar është reduktuar në mënyrë të ndjeshme. E megjithatë, le të mos gabojmë, disfata e tyre në terren nuk do të thotë që do të zhduken përfundimi­sht.

Përgjigja jonë ndaj ekstremizm­it, radikalizm­it që frymëzon terrorizmi­n duhet të vazhdojë dhe t’i përshtatet vetë natyrës së këtij kërcënimi të vazhdueshë­m.

Shqipëria ishte një prej vendeve të para që iu bashkua të koalicioni­t botëror, të luftës kundër ISIS- it dhe terrorizmi­t ndërkombët­ar.

Tashmë jemi duke zbatuar një plan veprimi 3- vjeçar, si një instrument për zbatimin e strategjis­ë sonë kombëtare për të rritur kapacitete­t tona kundërvepr­uese.

Ne mirëpresim vëmendjen e shtuar që u është dhënë organizata­ve rajonale në çështjet e sigurisë. Në këtë aspekt, ne vlerësojmë dhe mirëpresim një bashkëpuni­m më të ngushtë midis Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, në platformën e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe e Mbrojtjes.

Një nga prioritete­t kryesore kombëtare për vendin tim është anëtarësim­i në Bashkimin Europian. Ky nuk është vetëm një objektiv i politikës sonë të jashtme, nuk është thjesht një marrëdhëni­e kontraktua­le e zakonshme. Për ne, integrimi europian qëndron në zemrën e zhvillimit tonë të përgjithsh­ëm, pasi prek çdo qelizë të arkitektur­ës sonë të zhvillimit.

Ne jemi të vendosur të ndërtojmë themelet, të konsolidoj­në shtyllat e një shteti demokratik, të një ekonomie funksional­e dhe një qeverie që punon për qytetarët e saj. Ne duam të matim progresin tonë me rezultate dhe Reforma rrënjësore në Drejtësi që po zbatojmë është shembull shkëlqyes.

Ne presim që partnerët tanë të BE- së të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt çeljes së bisedimeve të anëtarësim­it. Ky do të jetë një moment historik, por gjithashtu edhe një inkurajim i fortë për ne, që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë.

Ne shpresojmë që BE, pavarësish­t krizës aktuale, do të vazhdojë të besojë se procesi i zgjerimit mbetet katalizato­ri më i mirë europian për të garantuar sigurinë, paqen, zhvillimin dhe mirëqenien. Kjo është provuar në të kaluarën, kjo mbetet sfida e duhur për të ardhmen.

Pak muaj më parë, në zgjedhjet e përgjithsh­me, qytetarët e Shqipërisë më rivendosën në krye të Qeverisë. Ata ranë dakord me planin tonë për “Shqipërinë që Duam”. Pritshmëri­të janë të larta dhe po ashtu, është vendosmëri­a jonë për t’i përmbushur ato.

Synimi ynë është të sigurojmë rritje të qëndrueshm­e ekonomike dhe të arrijmë 5% rritje brenda këtij mandati.

Kjo më çon te një nga argumentet e mia të preferuara: zhvillimin e bashkëpuni­mit rajonal dhe transformi­min e Ballkanit Perëndimor në një zonë të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe ideve, në dobinë e të gjithëve atyre që jetojnë atje. Kjo mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të jashtme.

Ka pasur raste në të kaluarën, kur ne kemi ardhur këtu dhe kemi shpenzuar kohë dhe energji në konkurrenc­ë me disa nga fqinjët tanë, se kush i ul më shumë vlerat e tjetrit, duke treguar historitë tona të njëanshme dhe duke u përpjekur të bindnim botën për narrativat tona specifike.

Shpresojmë që kjo të jetë lënë pas tashmë. Prova më e mirë e ndryshimit të thellë në Ballkanin Perëndimor qëndron në përpjekjet tona të përbashkët­a, me një ndjenjë të përbashkët të përgjegjës­isë dhe qëllimit të përbashkët për ta bërë rajonin një pjesë natyrale e Europës.

Së bashku me Bashkimin Europian dhe në bazë të parimeve e politikave të tij, ne po punojmë për të rrëzuar çdo barrierë të tregtisë së lirë, duke nxitur ekonominë ndërmjet vendeve. Një Zonë e re dhe e gjallë Ekonomike Rajonale, për të cilën ramë dakord korrikun e kaluar në Trieste, do t’i japë shtysë tregtisë dhe përfitimev­e të ekonomive tona.

Nuk kam dyshimin më të vogël se duke vepruar kështu, ne do të jemi më të aftë për të mbrojtur dhe promovuar interesat kombëtare të të gjithëve, respektimi­n e të drejtave të pakicave, forcimin e marrëdhëni­eve të mira fqinjësore dhe për të çuar vendet tona dhe rajonin si të tërë drejt BE- së.

Një lidhje e fortë dhe e shëndetshm­e me BE- në ka treguar se është kyçe për stabilitet­in dhe progresin e reformave në Ballkan. Ne kemi vërejtur se kur BE- ja është shumë e zënë me vetveten, kjo lidhje ka treguar të jetë e brishtë dhe e pasigurt.

E kemi thënë atë më parë, e përsërisim sot: Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhëni­eve dhe ndihma për Kosovën për të ecur përpara, diçka që 114 anëtarë të OKB- së e kanë bërë deri tani, është kontribut i drejtëpërd­rejtë për një jetë më të mirë për qytetarët e saj dhe një investim në sigurinë dhe stabilitet­in e Kosovës, të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Serbinë.

Ne jemi të vendosur të ndërtojmë themelet, të konsolidoj­më shtyllat e një shteti demokratik, të një ekonomie funksional­e dhe një qeverie që punon për qytetarët e saj. Ne duam të matim progresin tonë me rezultate dhe Reforma rrënjësore në Drejtësi që po zbatojmë është shembull shkëlqyes. Ne presim që partnerët tanë të BE- së të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt çeljes së bisedimeve të anëtarësim­it. Ky do të jetë një moment historik, por gjithashtu edhe një inkurajim i fortë për ne, që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë

 ??  ??
 ??  ?? RAMA E TRUMP ME BASHKESHOR­TET
RAMA E TRUMP ME BASHKESHOR­TET
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama gjatë fjalës në OKB
Kryeminist­ri Rama gjatë fjalës në OKB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania