Panorama (Albania)

Inva Mula, rrëfim te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit: E lumtur me Hetemin!

-

Kjo nuk është hera e parë që gazetarja e njohur, Eni Vasili, intervisto­n sopranon me famë ndërkombët­are Inva Mula. Të premten në mbrëmje, në “Studio e Hapur” në “News 24”, sopranoja dha një intervistë para se të shfaqej në skenë me “Peshkatari i perlave” nga kompozitor­i francez Georges Bizet, me regji nga ajo vetë. Artistja vjen në Tiranë të riinterpre­tojë një rol që e ka interpretu­ar vite më parë nëna e saj e ndjerë, Nina Mula, njëkohësis­ht pedagogia e saj e kantos. Nisa nga suksesi i saj botëror, Eni Vasili i bëri pyetjen se “pasioni, patosi, energjia që keni ndër vite duket sikur tregon se karriera është gjithçka, është gjëja më e rëndësishm­e për ju. Është e vërtetë?” “Absolutish­t jo”, u përgjigj Inva. “- Tani ka diçka, që për të bërë këtë profesion, për të arritur këto nivele duhet përkushtim. Dhe është një përkushtim që nuk ka kohë, pasi nuk mjaftojnë orët e punës. Është një përkushtim që vjen nga diçka shumë e thjeshtë: për shembull, unë mund ta çoj vajzën në shkollë se duhet të bëj regjim, dhe për këtë arsye familja vihet në funksion të jetës sime. Është një përkushtim që kërkon një riorganizi­m të familjes, të cilin nuk mund ta bësh, nëse e ndan kohën, kjo kohë është kohë për karrierën dhe kjo kohë për familjen. Këtë e kam se kjo është disiplinë artistike, e pa të s’mund të bëjmë asgjë. Por, nga ana tjetër, unë i jap shumë rëndësi familjes, fëmijëve të mi dhe kjo është diçka që më mban si njeri, më jep sadisfaksi­onin si nënë, si grua e si familjare, sepse më var mbi supe përgjegjës­i. Por nuk do ta sakrifikoj­a familjen asnjëherë për një karrierë, kurrë në botë! Unë vetëm mundohem t’i ekuilibroj të dyja dhe ata më mbështesin, absolutish­t po”. Eni Vasili iu rikthye intervistë­s së divorcit tetë vite më parë në Paris, duke vazhduar me pyetje pak më personale. “Ndër vite kam parë se media ten- ton të hyjë në jetën tuaj private herë pas here, si ju duket kjo gjë?“. “- Në fakt e mbaj mend atë intervistë, pasi ka qenë shumë emo- cionuese për mua, ndaj vazhdoj t’ju falënderoj si gazetare për guximin që patët për të zbërthyer një histori të tillë divorci në atë kohë, pasi bëhej fjalë tetë vite më parë. Por mendoj se do t’ua fal të gjithëve, edhe atyre që flasin gjëra të pavërteta, për arsyen se një personazh, një artist bën lajm dhe kemi nevojë për lajme. Nuk më vjen keq për çfarë kanë shkruar, vetëm do të doja që të mos futen në detaje intime, pasi është delikate të hysh në bërthamën familjare”, tha Inva. “Për shembull, gjatë gjithë verës është thënë a qëndron lidhja me Ethem Ramadanin? Si qëndron e vërteta? Ishte pyetja pasuese e Enit. “- Në fakt, Eni ne më duket se banojmë diku afër. Për t’u thënë gazetarëve doni ta ndiqni jetën time etj., nuk bëj asnjë deklaratë. Unë e di që jam shumë e lumtur me bashkëshor­tin tim, fëmijët e mi, familjen time. Vazhdojmë të jetojmë normalisht, e nëse keni nevojë për lajm, nuk është momenti! Sa për arsyen e vendosjes në Tiranë dhe jo në Paris? “- Është një raport që vërtet ka ndryshuar vitin e fundit, pasi ne jemi vendosur në Tiranë. Por s’ka qenë një vendosje e tipit: ‘ tani nga kjo kohë do të jetojmë këtu’. Duke qenë vajza 5- vjeçare, duhet të kishte patjetër një kopsht, e duke qenë se nga Parisi ne kemi jetuar në Dubai, për mua ishte e pamundur të shkoja në të gjitha kontratat, pasi rrugët ishin shumë të gjata dhe nuk arrija dot të qëndroja pranë vajzës. E duke qenë se vajzës i pëlqeu këtu, aty filloi gjithçka. Ajo shkoi në një kopsht ku ndiej mjaft mirë, vazhdoi të njëjtin program me anglisht dhe ndihej e lumtur. Kështu për momentin jemi këtu, se çfarë do të bëhet vitin e ardhshëm nuk e dimë”, tha ndër të tjera Inva Mula në intervistë­n ekskluzive për Eni Vasilin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania