Panorama (Albania)

Kryebashki­aku Veliaj: Bashkia e fokusuar te siguria ushqimore

-

Bashkia e Tiranës nisi dje punimet për rehabiliti­min e tregut ushqimor pranë lulishtes “1 Maji”. Kështu, brenda një kohe të shkurtër banorët e njësisë nr. 5 do të kenë një treg tërësisht të transformu­ar, i cili garanton para së gjithash higjienë për produktet ushqimore. Kryebashki­aku Veliaj, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe njëherazi deputeti i PS- së, Pandeli Majko, panë nga afër nisjen e punimeve. Duke u ndalur tek investimi i tregut të ri, Veliaj deklaroi se përmes këtij projekti, do të katërfisho­het edhe numri i atyre që tregtojnë, përkatësis­ht nga 12 vende që janë aktualisht në mbi 50 vende. Hapësira e re që po krijohet do të mund të shfrytëzoh­et edhe nga shitësit ambulantë, të cilët kanë mbirë ngado. “U kërkoj të gjithë ambulantëv­e që mbasi të ndërtohet tregu, të përdorin tezgat, të shërbe- jnë një metër mbi kanalet e ujërave për të siguruar higjienë ushqimore. Për sa kohë që bashkia nuk ka pasur tregje, kemi mirëkuptua­r ambulantët e shtrirë kudo, qoftë edhe në oborre shkollash. Për sa kohë që tani sh- kollat po bëhen të reja, po bëhen edhe tregjet e reja, atëherë them shkollat duhet t’i mbajmë për të mësuar, tregjet për të konsumuar mall”, apeloi Veliaj. Kryebashki­aku kërkoi bashkëpuni­min e të gjithë qyteta- rëve që të konsumojnë produkte të cilat shiten brenda kushteve dhe të shmangin ato të cilat nuk respektojn­ë asnjë kriter, duke u kthyer në rrezik për jetën e komuniteti­t. Gjithashtu, ai u kërkoi qytetarëve që të mos bien pre e tregtarëve, të cilët abuzojnë me çmimet në prag të afrimit të festave. Nga ana tjetër, ministri Majko vlerësoi ndërhyrjen e realizuar nga Bashkia, e cila do të garantojë standarde të tregtimit të produkteve ushqimore.

 ??  ?? Veliaj te tregu i fruta- perimeve në Njësinë nr. 5
Veliaj te tregu i fruta- perimeve në Njësinë nr. 5

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania