Panorama (Albania)

Kaos në Kuvend, Rama ofendon Berishën, PD bllokon sërish seancën

Debatet pa mikrofon, Kryeminist­ri- Berishës: Ke rrjedhur. Noka nuk mbahet: Ku ke b... ti me i mbyll fjalën Berishës

- FATION BINJAKU

Punimet e Parlamenti­t janë bllokuar për të dytën javë radhazi. Dje Kuvendi ka ndërprerë punimet për shkak se deputeti i opozitës, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Parlamenti­t në tentativë për të marrë fjalën, ndërkohë që Gramoz Ruçi nuk ka bërë asnjë tolerim. Zanafilla e përplasjes nisi që në momentin që Kryeminist­ri Edi Rama ka ofenduar ish- kreun e PD- së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po akuzonte ministrin e Jashtëm për projektlig­jin e ri “Për mbrojtjen e pakicave”. “Ky ligj është burimi i rivaliteti­t të klaneve mafioze në qeveri”, tha Berisha, ndërkohë që në sallë u dëgjua teksa Rama tha pa mikrofon: “A ti ke rrjedhur komplet”. Vetë Berisha nuk ka reaguar, por deputeti Flamur Noka është revoltuar dhe ka kërkuar që kryeminist­rit t’i tërhiqej vërejtje, pasi ofendoi Berishën. Por Ruçi ka refuzuar t’i japë fjalën Nokës, duke ia kaluar fjalën deputetit të LSI, Shezai Rrokaj. Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar fjalën me këmbëngulj­e, duke e quajtur Ruçin “xhandar”, “kryetar kooperativ­e” dhe Ramën “rrugaç”. Ruçi e ndërpreu seancën tri herë duke i tërhequr vërejtjen dhe më pas duke i dhënë masën e përjashtim­it nga seanca. Megjithatë, gjatë momentit që u ndërpre seanca, deputeti Noka i është drejtuar Edi Ramës duke i thënë: “Kush je ti ore, kush kujton se je? Ke b* th ti me i mbyll fjalën Sali Berishës ooo??!”. Ndërkohë që Rama ia ka bërë me shenjë Nokës të dalë jashtë. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha i pyetur për fyerjen që i bëri Rama në Parlament, është përgjigjur me ironi. “Si ta thotë mendja që mund të më ofendojë mua Edi Rama?! Po ai të nderon çdo fjalë që të thotë. Edvin Shullazi! Problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e së drejtës së fjalës për procedurë”, tha Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania