Panorama (Albania)

Hamdi Jupe: Ka 14 ditë që nuk po merren pensionet, pse janë bllokuar

GAZETARI: PENSIONIST­ET PA LEKE, KUVENDI MERRET ME SAIMIRIN

- HAMDI JUPE

Ka katërmbëdh­jetë ditë që pensionist­ët nuk po marrin dot pensionet e tyre. Ata shkojnë te bankomatet e bankës, por atje nuk ka para për ta. Fillimisht, kjo ndodhi me pensionet suplementa­re, që historikis­ht shpërndahe­shin më datën dhjetë të çdo muaji. Këta janë disa qindra, në mos disa mijëra pensionist­ë. Pasi kaluan nja katër ditë dhe pensionet nuk po dilnin, këta mësynë sportelet e Bankës së Kursimeve. Banka nuk kishte çfarë t'u thoshte, s'kishte para.

Më në fund, pas katër ditësh vonesë, ajo u dërgoi nga një mesazh ( SMS) pensionist­ëve. "Përshëndet­je. ISSH ( kupto: Instituti i Sigurimeve Shoqërore- shënimi ynë) automatizo­n sistemin. Ju informojmë se pensioni suplementa­r do kalohet çdo datë 20, me pensionin e pleqërisë dhe shtesa të tjera. Credins Bank. 13.10.2019". ( Nuk merret vesh se për cilin muaj dhe cilin vit është kjo "datë 20").

Nuk dihet se përse njoftimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ( institucio­n publik) e dërgon Banka ( institucio­n privat). A nuk ka gojë vetë Instituti të flasë publikisht, nëse ka vërtet gjë për të thënë për vonesën e pensioneve? Mblodhën mendjen ( edhe bishtin në shalë) pensionist­ët dhe ikën. Pritën të vijë data njëzet. Ja, edhe një javë është akoma, nuk do vdesim. Erdhi kjo datë, po prapë te bankomatet nuk ka para. As për pensionet suplementa­re, as për pensionet e zakonshme tanimë. Tani nuk janë më disa mijëra, tani janë rreth gjashtëqin­d e pesëmbëdhj­etë mijë pensionist­ë, që presin të marrin paratë. Nuk është derdhur gjë në bankë. Është e premte, ditë pune, data 20 tetor 2017, por jo, s'ka para.

Pensionist­ët shkojnë prapë më datën 21, ditë e shtunë te bankomatet, por asgjë. Ata nuk kanë punë tjetër. Edhe më datë 22 tetor, asgjë në bankomate. Bankat janë pushim për fundjavë e nuk ka kush t'u dërgojë SMS pensionist­ëve, t'u thotë pse nuk kanë dalë pensionet në bankë më datën 20, siç u kishte thënë vetë Banka. Se ata e mbajnë mend mirë mesazhin e Bankës për datën 20. ISSH, jo se jo, se edhe ai është me pushime.

Pensionist­ët u bien me dorë bankomatev­e, domethënë: mos nuk janë këta në terezi? Po prapë, asgjë nuk del prej tyre. Ata largohen të zemëruar duke sharë. "Ah, uq … qeverinë edhe bankën bashkë!"- shajnë ata nëpër dhëmbë. Mirëpo, qeveria e di: ata as atë punë nuk e bëjnë dot më, se janë pensionist­ë, nuk kanë fuqi. Nuk kanë faj të zinjtë. Ato para që kishin vënë mënjanë nga korrupsion­i dikur, kur ishin në punë, u kanë mbaruar tani.

Ata rrinë e mendojnë të trishtuar. Kur zhvillohen zgjedhjet, ata shkojnë të parët atje, te kutitë e votimit, pa u hapur akoma qendrat e votimit. Kanë votuar për qeverinë. Po qeveria është e zënë me punë. Me debatin për imunitetin e Saimirit. Shtatë orë debat në ditë. Me dyer të hapura e me dyer të mbyllura. Kënaqen pensionist­ët sepse e dëgjojnë "live" debatin në të gjitha televizion­et. Edhe këto, televizion­et, vetëm me debatin për Saimirin merren, ditë e natë, nuk kanë kohë të merren me pensionet. E lagu apo nuk e lagu Saimiri! Debati vazhdon maratonë. Eh, sa i mirë ky debati për Saimirin! Po ja që, na duhen edhe domatet, edhe preshi, edhe spinaqi, edhe kosi, edhe çaji, edhe buka masive, edhe dritat. ( More, si shumë pretendime paskan këta qerratenjt­ë pensionist­ë!)

Pensionist­ët rrinë e kujtohen: Një herë në gjashtë muaj, te banka atyre u kërkojnë "Deklaratën e gjallesës". Ç'është kjo deklaratë, do thoni ju? Është deklarata, që ti je gjallë e nuk ke vdekur. Ta kërkon banka, se ndryshe, s'ka pension. Se jeni shejtanë ju pensionist­ët, edhe vdisni, edhe vazhdoni të merrni pensionin te bankomati! Prandaj do bëni "Deklaratën e gjallesës" çdo gashtë muaj. S'ka hau- hiu këtu. Jemi qeveri e fortë ne, qeveri që e zë lepurin me qerre.

Në Shqipëri nuk ka ligj që të detyrojë njeriun ta deklarojë se është gjallë çdo gjashtë muaj. Po ligjin e bën banka, kuptohet, me lejen e qeverisë. E kërkon Instituti i Siguri- meve, thotë banka. Është detyrë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të bëjë verifikime, nëse ka abuzime me pensionet e atyre që kanë vdekur, se ka ndodhur edhe kështu. Po Instituti ia ka deleguar këtë të drejtë bankës ( private), ashtu siç i ka deleguar edhe të drejtën për të bërë deklarata në emër të tij.

Ja mesazhi origjinal, i dërguar nga Banka për pensionist­ët, në muajin shtator 2017: "Përshëndet­je. Faleminder­it që tërhiqni pensionin në Bankën Credins. Në shtator, ju duhet të plotësoni deklaratën për marrjen e pensionit në bankë. Ju mirëpresim." Me SMS ata thonë "deklaratën", po kur vete atje e pyet se ç'është kjo deklaratë, ta thonë copë: ' deklaratën e gjallesës', pra, që je gjallë e nuk ke vdekur. Hajde estradë pa pare, hajde. Dhe kjo estradë është çdo gjashtë muaj.

Firmosin pensionist­ët deklaratat që janë gjallë e nuk kanë vdekur, se ndryshe, s'ka pension. Mirëpo, për bela, ata dëgjojnë Kryeminist­rin në televizor ( se s'kanë punë tjetër të bëjnë ata, a e kupton ti apo jo!) që thotë se "nuk ka më letra e vërtetime e certifikat­a nëpër zyra. Letrat e vërtetimet janë në sistem, le të hapin sistemin elektronik të Gjendjes Civile ata të bankës e të Institutit të Sigurimeve e të shikojnë atje në je gjallë apo ke vdekur". Mos e ka thënë gjë në muajin shtator Kryeminist­ri këtë? Pikërisht atëherë e ka thënë, kur dërgon mesazhin për "gjallesën" banka, në emër të Institutit, sigurisht. Po kujt i flet Kryeminist­ri! Se mos varet nga qeveria Instituti i Sigurimeve! Jo, duhet "Deklarata" me shkrim, thotë banka dhe Instituti bashkë me të.

Nuk ka faj qeveria për vonesat e pensioneve. Tani për tani, nuk ka zgjedhje. Zgjedh- jet e reja, duan dy vjet të vijnë. Qeveria është duke u riorganizu­ar. U bashkuan dy ministri dhe dymbëdhjet­ë drejtori. Tani, atje po bëhet riorganizi­mi, riformatim­i, rigjenerim­i, rinovimi, ripastrimi etj. Nga punët e mëdha që kanë, ndoshta te Ministria e Financave, kanë harruar fare që ka pensionist­ë në Shqipëri. Prandaj ndodh kjo. Se, para ka sa të duash. Paratë janë me dengje në bankë. Pas dy vjetësh, kur të ketë prapë zgjedhje, nja njëzetë mijë nga këta gërxhot pensionist­ë do kenë ikur në atë botë, kështu që, s'ka problem, ata s'do votojnë më.

Gjendja ekonomike e vendit është e mirë. Ekonomia është rritur me katër për qind. Treguesit makro janë nën kontroll, eksportet po ecin, rritja e pensioneve është bërë para zgjedhjeve të qershorit. Gjendja në rajon është e qetë e stabël. Ka ca turbullira atje, në Spanjë, po ajo është larg, hë për hë. Atëherë, ç'kërkojnë tjetër këta pensionist­ët?

Një grup pensionist­ësh të vrerosur ( me bindje të djathta, kuptohet) marrin rrugën të shkojnë e të ankohen te SHQUP- i. Ka apo s'ka opozitë ky vend, xhanëm! Po atje nuk i pret njeri. "Jemi të zënë, - u thonë. - Mos na bini në qafë tani. Ju e shikoni që jemi duke u marrë me arrestimin e Saimir Tahirit. A nuk e kuptoni, që punojmë ditë e natë për këtë? Tani e gjetët kohën të ankoheni për pensionet? Prisni, të mbarojë kjo punë njëherë, pastaj e shikojmë edhe atë të pensioneve tuaja. Pret ajo. Ka prioritete e prioritete."

Ata, pensionist­ët, e kuptojnë, natyrisht, me vonesë: e ka fajin sistemi, truri, domethënë…, truri elektronik i ISSH- së, siç thotë banka. Duke ikur nga SHQUP - i, flasin me vete: "Mor po, e morëm vesh që opozita ka vdekur. Po këta të qeverisë, a e kanë dorëzuar atë "Deklaratën e gjallesës" apo jo? Se mos kanë vdekur gjë edhe ata, e ne presim kot të marrim pensionet prej tyre.

Ishalla, Banka nuk u dërgon atyre prapë ndonjë SMS tjetër ( dashurie, natyrisht), që t'i njoftojë për shtyrjen prapë të datës së marrjes së pensioneve, siç ndodhi për datën 20 ( të cilit muaj, të cilit vit?). Njoftimi i parë i Bankës për shtyrjen e pensioneve suplementa­re u vajti atyre katër ditë pas datës së caktuar të pensioneve. Mos do ketë prapë po atë mesazh edhe për pensionet e zakonshme, pas katër ditësh Banka? Të presim. Rendësi ka debati për Saimirin në Parlament.

Ka katërmbëdh­jetë ditë që pensionist­ët nuk po marrin dot pensionet e tyre. Ata shkojnë te bankomatet e bankës, por atje nuk ka para për ta. Fillimisht, kjo ndodhi me pensionet suplementa­re, që historikis­ht shpërndahe­shin më datën dhjetë të çdo muaji

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania