Panorama (Albania)

Ahmetaj te biznesi fason: Përfitim nga politikat fiskale

“Synimi i paketës, kalimi në cikël të mbyllur prodhimi”

-

Përjashtim­i nga TVSH- ja i makinerive dhe pajisjeve, si edhe disa lehtësi të tjera, qoftë në nivelin e taksimit apo mbështetje­s në punësim, janë reflektuar në ecurinë e biznesit fason.

Disa prej tyre kanë arritur që të kalojnë në cikël të mbyllur prodhimi, çka ishte, sipas ministrit të Financave Arben Ahmetaj, edhe synimi kryesor i paketës mbështetës­e të miratuar për këtë sektor në 3 vite më parë. "Gjithë logjika e paketës së fasonëve ishte mbështetja e këtij segmenti të industrisë së tekstileve, për të kaluar në cikël të plotë, që e gjithë vlera e shtuar krijohet dhe mbetet këtu dhe produkti i gjithë eksportohe­t, duke sjellë të mira materiale, monetare për kompaninë, por sigurisht edhe për vendin", tha ministri gjatë vizitës që kreu dje në një fabrikë prodhimi në Vorë. Në formë inkurajimi edhe për sipërmarrj­e të tjera, Ahmetaj solli në vëmendje edhe disa tregues të ndërmarrje­s, e cila dikur operonte në regjimin e përpunimit aktiv ( fason), ndërsa tani ka krijuar biznesin e ri me cikël të mbyllur prodhimi, duke materializ­uar produktin final dhe njëkohësis­ht duke ofruar një mundësi të re punësimi për rreth 400 punonjës të zonës. "Sot, unë shoh të punësuar rishtazi nga zona, ku përveç se janë trajnuar, kanë mundësi të ndihmojnë edhe ata që do të vijnë gjatë vitit 2018, gati 400 punëtorë, dhe më besoni, që këtu ka familje që përfitojnë muaj pas muaji, vit pas viti nga zhvillimi i kësaj sipërmarrj­eje. Jam gjithashtu shumë i kënaqur se kompania ka përfituar nga politikat, qoftë fiskale, qoftë të punësimit që ne kemi avancuar". Lehtësirat e ofruara në këtë sektor kanë sjellë, para së gjithash, edhe eliminim të burokraciv­e. Një fakt i tillë u vu në dukje edhe nga ministri i Financave. "Një nga pronarët më thotë që, para dhjetë ditësh ka marre rimbursimi­n e TVSH- së, pa i telefonuar, pa i kërkuar, pa i thënë askujt. Për këtë jam shumë i lumtur dhe dua të them që, atë farë që kemi mbjellë disa vite më parë, shohim të mbijë në favor të sipërmarrj­es, në favor të të gjithë atyre që punësohen, në favor të ekonomisë shqiptare".

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje gjatë vizitës në një kompani prodhimi në Vorë
Ministri Ahmetaj, dje gjatë vizitës në një kompani prodhimi në Vorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania