Panorama (Albania)

Tahiri nxjerr letrën nga Italia, Zagani: Si e njoh unë policen e Vlorës

ISH- MINISTRI: S’KA HETIM NDAJ MEJE NGA PROKURORIA E KATANIAS

-

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tregoi dje një letër me vula të Prokuroris­ë së Katanias, e cila ka hetuar grupin Habilaj e ku thuhet se nuk ka asnjë hetim ndaj tij. Tahiri në deklaratën e djeshme tha se do të mbrohet ligjërisht, edhe pse po akuzohet politikish­t. I bindur se të gjithë deputetët e PS- së do ta mbështesin, Tahiri u shpreh se “nëse ka dhe një të vetëm që beson se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën dhe unë duhet të shkoj në burg, le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë prapë do të përballem edhe me këtë.”

Më poshtë, letra e Prokuroris­ë së Katanias ku pranon se nuk ka asnjë hetim ndaj meje. Po Prokuroria jonë si donte të më arrestonte, me 48 orë letra gazetash??!!

Unë do bëj luftën time edhe ndaj gjyqit juridik, edhe ndaj gjyqit politik e publik. Banda e kriminelëv­e të arrestuar është amatore, krahasuar me bandën politike që ka sajuar gjithë këtë.

Ka disa ditë që ndaj meje bëhet paralelish­t gjyqi juridik, me një kërkesë të Prokuroris­ë që ka për qëllim arrestimin tim, dhe gjyqi politik e publik, ku politikanë, deputetë, analistë, gazetarë, kanë marrë një pushkë e hedhin baltë mbi mua duke më bërë herë fajtor ose herë viktimë.

Mua nuk më intereson asgjë nga këto e as nuk dua të përfshihem në asnjë debat politik e publik.

N. q. s politikës i ka ardhur rasti të hedhë llumin e 25 viteve të fundit mbi mua, për ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur nga xhepat e qytetarëve, nuk kanë lënë familjarë pa pasuruar, nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbrojtur vjedhjet, u them, pa merak, do e mbaj e përballoj pa asnjë problem këtë barrë.

Por n. q. s ka qoftë edhe një shteg të vetëm për të gjetur të drejtën, një dritare fare të vogël për t’ua thënë njerëzve, është e sigurt se aq do më mjaftojë për t’u treguar të gjithëve të vërtetën time, jo me fjalë, por me prova.

Sepse për mua, sot, nuk ka rëndësi asnjë debat politik i çfarëdollo­ji. Për mua, ka rëndësi vetëm një gjë, e vërteta.

E për çmimin e së vërtetës, jam i gatshëm të paguaj gjithçka jam e kam. As dua të ma falë kush të drejtën time, as dua të jem peng i kurrkujt për të vërtetën që dua ta gjej vetë, pa ndihmë e pa mbështetje politike të cilitdo lloji.

Unë tashmë jam një qytetar pa asnjë pushtet. E si i tillë, brenda 48 orëve, sigurova këtë përgjigje nga Prokuroria e Katanias.

Prokuroria e Katanias, që ka hetuar 4 vjet një grup kriminal, e thotë shumë qartë që nuk ka asnjë lidhje me mua.

E kur është kështu, si ka mundësi që Prokuroria jonë, brenda 48 orëve, me letra që i morën në redaksi gazetash, kërkuan arrestimin tim.

A nuk i thanë prokurorët shqiptarë publikut se prisnin letra nga Italia? Kaq të vështirë e kishin të merrnin këtë informacio­n, që mora unë brenda 48 orëve?

Kaq të vështirë e kanë të kuptonin se “Saimiri”, që përmendet me kamion, me linjë kamionësh, që ngarkon edhe thasë droge, nuk jam e as mund të jem unë?

Si ka mundësi, Prokuroria nuk dinte fare që unë vetë, personalis­ht, kisha kërkuar hetim që në 2015 edhe për makinën time, edhe për Habilajt, edhe për gjithçka tjetër thuhej në publik me akuza, që atëherë për përfshirje­n time në trafik droge?

Në këtë fletë të bardhë të Prokuroris­ë së Katinias, ku hyn lufta kundër krimit e kundër drogës që kam dëgjuar të përbetohet çdolloj race politike, Luli e Monika më të parët, si kukullat e shefave të tyre.

Ku hyjnë pallavrat e analistëve për shërbime të huaja, parashikim­et se po vjen tërmet nga Amerika, nga shërbimet sekrete, nga NATO e nga lloj- lloj çorapesh që kam dëgjuar të nxjerrin nga goja.

Ku hyj unë në të gjithë këtë? E si nuk mori kurrkush mundimin të bënte një verifikim minimal, por shthurin të gjithë fantazinë e thashethem­eve duke mbarsur publikun me tmerre, që edhe filmat do ua kishin zili?

Mua nuk më intereson kush arrestohet për drogë, kush arrestohet për trafik, kam luftuar vetë e do luftoj deri në fund që kjo luftë të vazhdojë.

Por ju siguroj se, cilado bandë kriminelës­h qoftë, jo më kjo për të cilën flasim, ngjan tërësisht amatore, krahasuar me bandën që ka orkestruar këtë histori, duke hedhur nga zyra partie e redaksi lajmesh bomba për publikun, fijet e së cilës sigurisht lëvizin edhe leva të tëra institucio­nesh, që sot nuk janë betuar para ligjit, por para pushtetit politik.

Unë i kuptoj qëllimet e gjithsecil­it, por unë nuk do bëj asnjë ditë luftë politike për këtë çështje.

Gjithashtu, i kam kërkuar sot Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda të zhvillojë intensivis­ht e pa ndërprerje hetimin tim. Rruga jonë për tek e vërteta nuk mund të jetë as me pushime në mes, as me terezi, se kohën para e kemi.

Unë nuk kam kohë për të humbur në zbardhjen e së vërtetës, e as pres të bëhet tërkuzë kjo histori, për të vonuar të vërtetën e për të lënë llumin e politikës të bëjë politikë.

Dhe do bëj gjithçka që kjo të mos ngecë në kanalet e ndryshkura të drejtësisë, që sot mbeten në këmbë vetëm nga kanalet e pista të politikës, që nga drejtësia e korruptuar janë ende në politikë, e që sot, kanë detyrim të mbështesin drejtësinë e korruptuar si shpërblim.

Unë nuk kam kohë për të humbur në zbardhjen e së vërtetës, e as pres të bëhet tërkuzë kjo histori, për të vonuar të vërtetën e për të lënë llumin e politikës të bëjë politikë. Dhe do bëj gjithçka që kjo të mos ngecë në kanalet e ndryshkura të drejtësisë, që sot mbeten në këmbë vetëm nga kanalet e pista të politikës, që nga drejtësia e korruptuar janë ende në politikë, e që sot, kanë detyrim të mbështesin drejtësinë e korruptuar si shpërblim.

 ??  ?? Dritan Zagani
Dritan Zagani
 ??  ?? Saimir Tahiri
Saimir Tahiri
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e Prokuroris­ë së Katanias për Saimir Tahirin
Faksimile e Prokuroris­ë së Katanias për Saimir Tahirin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania