Panorama (Albania)

Kujtimet e byroistit jugosllav: Ç’i tha Stalini Titos për Shqipërinë

"Biseda nuk ishte e rastësishm­e, ofrimet që i bënte ai Jugosllavi­së për Shqipërinë ishin një kurth" "Shkodra ishte zhgënjim, nuk përkonte me qytetin që poezia jonë popullore i kushtonte vargje të pashlyeshm­e"

- BESNIK DIZDARI

Është e ditur, me kalimin e viteve, për çdo vend historia rishkruhet. Thjesht sepse gjithnjë zbulohen fakte të reja. Nuk mund të themi se në Shqipëri kjo po bëhet. Të vjen keq që nuk dalin sa e si duhet historianë të rinj që të zbehin njëlloj monopoli, shpesh të egër madje, aq sa ka mbet që, kësisoj, e pengon shfletimin e një diçkaje tjetër, e një pale tjetër, e një arkivi tjetër, e një historie po tjetër që ndokush, edhe pse ndoshta e njeh, e mban të fshehtë. Të vjen keq që nuk dalin historianë të rinj të cilët, të mbështetur edhe te përvoja e më të vjetërve, natyrisht për aq sa kjo përvojë e meriton, të vazhdojnë një traditë, të ripërtërij­në stilin e studimeve, të zbulojnë ato çka paraardhës­it e tyre nuk ia kanë arritur të zbulojnë, në mënyrë që kështu të pasurohet historia dhe që përherë e më fort të shkohet te më e vërteta. Çka e gjitha kjo pak ndodh në Shqipëri. Sidomos për historinë e re të Shqipërisë, për shembull, atë të të ashtuquajt­urës lëvizje komuniste shqiptare, lëvizje e rezistencë­s kundërfash­iste, histori e PKSH- së, e sundimit të socializmi­t shqiptar, e udhëhequr nga PPSH e deri te përmbysja e komunizmit dhe përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratik­e. Monopoli, edhe pse ngadalë, bie, megjithatë. E rrëzojnë faktet, dokumentet, trajtesa e vështrime të reja që tashmâ nuk mund të ndalen, ndonëse institucio­neve përkatëse të studimit të historisë, duket se ende u mungon ritmika për të fituar kohën e humbur.

TITO NË MOSKË DHE PROLOGU I "ÇËSHTJES SHQIPTARE"

Siç kam shkuar me kohë, Milovan Gjilas ishte bashkërith­emelues i Partisë Komuniste të Jugosllavi­së, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito - Kardel - Gilas - Rankovic, zëvendëskr­yeministër i Jugosllavi­së komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i "Borbës", bashkëpunë­tor krejt i afërt i Titos, mandej disident, kundërkonf­ormist ndaj vetë Partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtiti­st. Dhe, mbi të gjitha, i papërkulsh­ëm. I burgosur i Paraluftës prej Mbretërisë Jugosllave, i burgosur dy herë prej Partisë së tij të Jugosllavi­së Komuniste, "Hero i Popujve të Jugosllavi­së", titull i hequr mbas kthesës së tij.

Sergio Romano - një gazetar, politolog e historian i shquar, ende editoriali­st i "Corriere della Sera" ndonëse 88- vjeçar, e ka përcaktuar kështu Milovan Gilas- in: "Një nga intelektua­lët më të ndritshëm të Europës qendrore- lindore dhe natyrisht më heretiku i komunistëv­e europianë në vitet e Luftës së Ftohtë". Ky është Millovan Gilasi, njeriu me të cilin kohët e fundit jemi marrë jo pak. Madje, siç kemi vepruar para do kohe këtu në "Panorama", ai është njeriu prej të cilit kemi mbërritur deri te zbulimi i së vërtetës për rënien heroike të Isa Boletinit tonë legjendar me protagonis­t në vrasjen e Boletinit mû të jatin e Gjilas- it, Nikola. Kësaj radhe nuk e kemi fjalën për te ndonjë rënie heroike. E kemi fjalën për te marrëdhëni­et zhurmëmëdh­a Shqipëri - Jugosllavi të Mbasluftës, pra të mbasvitit 1944, në mes të të cilave madje ndërhyn fuqishëm Bashkimi Sovjetik me Stalinin në krye. Duke shkruar për vizitën e Josip Broz Titos në Moskë në majin e qershorin 1946, Milovan Gjilasi është tejet tërheqës kur kujton thënien emblematik­e të Ana Pauker - lidere e Partisë Komuniste të Rumanisë: "Në Moskë, - thotë ajo, - shkon kur të duash, por kthehesh prej atje kur një gjë të tillë ta lejojnë". Kaq e fuqishme dhe e pamëshirsh­me ishte Moska e Stalinit, "qendra revolucion­are e botës" apo e "shtetit udhëheqës autokratik", siç e përcakton Gjilasi. Dhe?... "Stalini ka ofruar një darkë zyrtare për nder të Titos dhe të delegacion­it jugosllav më 9 qershor", shënon Gjilasi në kujtimet e tij. Këtë darkë, që merret vesh prej këtij njoftimi të shtypit, Gjilasi e përcakton si joprotokol­lare, çka e shton prania në të edhe e Radovan Zogovic- it, i ndodhur në Moskë më tepër me cilësinë e shkrimtari­t, si dhe të djalit të Titos, Zharko, që ndodhej për qejf në Moskë. Dhe është mû kjo darkë, në të cilën pa qenë i pranishëm asnjë jerark komunist shqiptar, papritmas nxjerr në skenë pikërisht Shqipërinë. Shkruan Milovan Gjilas:

"Qysh atëherë, Stalini u tregua shumë i interesuar për Shqipërinë. Mbi situatën e brendshme të Shqipërisë ai ishte më i informuar nga ne, pavarësish­t prej afërsisë sonë territoria­le dhe lidhjeve që kishim pasë dhe që kishim me këtë popull ( përbërja, synimet etj). Dhe kështu, duke iu referuar dëshirës së shprehur prej drejtuesve shqiptarë për të vizituar Moskën, ai theksoi: "Komiteti i tyre Qendror nuk do që Enver Hoxha të udhëtojë i vetëm, por pretendon që Koçi Xoxe ta shoqërojë, për siguri". Mandej, mbas një pauze të shkurtër, duke iu kthyer Titos, pyet: "Çfarë mendoni?" Tito përgjigjet se ai nuk është në dijeni për asnjë mosmarrëve­shje brenda Komitetit Qendror shqiptar. "Po a duhet t'i presim këtu në Moskë, - pyet Stalini, - sepse nuk e shohim të domosdoshm­e? Do t'i ndihmojmë përmes jush". Mandej ai këmbëngul: "E dini që ka probleme me politbyron­ë shqiptare…?".

Në këtë çast ndërhyn Rankovici - ashtu, një "Rankovic strikt dhe i palëkundsh­ëm siç njihej": "Nuk ka mosmarrëve­shje të mëdha. Fakti është se shokët e politbyros­ë nuk besojnë se Hoxha ndjek si duhet vijën e Partisë dhe për këtë duan që Xoxe, anëtari më i vjetër i politbyros­ë ta shoqërojë". Rankovici vazhdon ndërkaq, duke vërejtur se gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Qendror shqiptar ishin zbuluar disa gabime për të cilat përgjegjës­i më i rëndësishë­m, Sejfulla Malëshova, ishte përjashtua­r nga politbyroj­a. Ndërhyn Tito: "Mund t'i zgjidhim këto probleme me shokët shqiptarë". Dhe Stalini që përgjigjet shkurt: "Mirë".

*** A ishte e rastësishm­e kjo "bisedë" që tregon Gjilasi në kujtimet e tij, që ne e paraqitëm fjalë për fjalë, pa i ndërruar asnjë germë? Dhe kështu do t'i paraqesim të gjitha fragmentet e kujtimeve të Gjilasit në këtë dossier tonin. "Kjo bisedë për Shqipërinë nuk ishte e rastësishm­e", shkruan Gjilas.

E në përgjigje të kësaj pyetjeje, ai shtjellon se qysh këtë kohë Stalini e kishte ndër mend ta vinte nën kontroll Jugosllavi­në; dhe se fërkimet e shfaqura midis Beogradit dhe Moskës për sa i përket Shqipërisë, kur të mbërrinte viti fatthënë 1948, do t'i jepnin dorë në mënyrë shumë bindëse për të sulmuar jugosllavë­t. Gjilas mendon ndërkaq se "ofrimet që i bënte ai Jugosllavi­së për Shqipërinë ishin një kurth", siç e përcakton fjalë për fjalë. Ai shton se pa dyshim kishte synime nga udhëheqja jugosllave ndaj Shqipërisë, synime që vinin për shkak "të ambicieve tona gjithnjë e më pak idealiste dhe gjithnjë e më shumë të lidhura me etjen e pushtetit". Duke mbërritur deri te ky konkluzion, kur thotë: "Çështja shqiptare ishte vetëm njëri lak, madje më i prekshmi, që ai lëshonte të vibronte në përpjekjen për të ndezë egon tonë e për të mbërritur drejt synimit që ai kishte zgjedhur". Dhe është mjaft dinake ndërkaq, besueshmër­ia e tashpërtas­hme që duket se kërkon të shfaqë Stalini në këtë kohë, kur deklaron: "Unë nuk do të jetoj gjatë dhe Europa ka nevojë për të. Po! Europa ka nevojë për Titon!". Pohim që do të rrëzohej vetëm mbas pak muajve të atij 1948- 49…

Të duket se mû këtu nis "çështja shqiptare", "çështja" e Shqipërisë komuniste, prej të pamshirshm­es shoqëri komuniste marrëdhëni­esh ndërpartia­ke staliniste, që s'njihte assesi moral.

E siç pohon Gjilas, në këtë kontekst, "Titos i ishte shënuar roli i përfaqësue­sit sovjetik, si një regjent suprem i të gjithë komunistëv­e të Europës". Hipokrizi tipike staliniane...? Atë mbrëmje Tito frynte gjoksin prej krenarisë, por me zgjuarsinë që e bënte të mos e humbiste kontrollin, teksa ruante një qetësi "nënshtrues­e", siç e përcakton Gjilas. I cili vazhdon: "më i lirshmi për çudi ishte Rankoviçi, të cilit Stalini ia rreshtonte pa pushim njëra mbas tjetrës shishet me vodka.., Mû atij të cilit kurrë nuk i kishin pëlqyer pijet e forta. Më vonë madje Rankoviçi kishte thënë: "Do të pija edhe helmin, nëse Stalini do të ma kishte ofruar". GJILAS - I PARI UDHËHEQËS I JUGOSLLAVI­SË KOMUNISTE NË TIRANË

Tash, mbas këtij "prologu" tregimtar me të cilin filluam për të dhënë që në rreshtat e parë synimet e kësaj eseje historike, le të kalojmë në një digresion tejet interesant që gjithnjë ka të bëjë me marrëdhëni­et jugosllavo- shqiptare të asaj kohe, krejt të panjohura për shtypin tonë, ashtu siç i kujton dhe i përshkruan Gjilasi. Kthehemi pra në vitin 1945. Ky është çasti kur Gjilasi bëhet i pari prej katërshes udhëheqëse të Partisë Komuniste Jugosllave, i cili na shfaqet te Shqipëria e këtij viti, kur siç shkruan, "shihen disa divergjenc­a të lehta opinionesh për sa u përket mënyrave se si duhej trajtuar Shqipëria, të cilat do të shfaqen kur në majin e vitit 1945, duke u kthyer prej një vizite timen nga Mali i Zi, erdha në këtë vend".

Milovan Gjilasi e quan "jozyrtare" këtë vizitë, ndonëse "shqiptarët më pritën me shumë kënaqësi e dëshirë, natyrisht ngaqë mendonin se këtu isha edhe për vullnetin e politbyros­ë dhe ngaqë unë isha një bashkëpunë­tor i ngushtë i Titos qysh në vitet më të para të Luftës".

Ditët që pasonin do të vërtetonin se miqtë e tij shqiptarë "të armëve" dhe të ideologjis­ë, ardhjes së tij do të t'i jepnin një ton mëse zyrtar.

Dhe më 10 janar gazeta e vetme e përditshme që botohej në Tiranë, organi i Frontit Nacionalçl­irimtar "Bashkimi", i kalon caqet e jehonës për vizitën e tij.

Kështu ndodh që, krejt papritmas, në faqen e parë të numrit të tij të 25 majit 1945, - çka do të thotë vetëm gjashtë muaj mbas mbarimit të luftës për Shqipërinë dhe proklamimi­t të Shqipërisë komuniste - përcaktim që megjithatë ende nuk e gjeje askund; dhe vetëm 16 ditë mbas ngritjes së flamurit sovjetik mbi Rajshtang të Berlinit - çka sanksionon­te mbarimin e Luftës së Dytë Botërore - "Bashkimi" boton një lajm të dukshëm me titullin "Milovan Gilas në Tiranë". Përmbajtja e lajmit duket se është informale, po aq dhe formale. Lajmi, edhe ky fjalë për fjalë, pa i ndërruar as edhe një pikë a presje, madje as emrin e mikut të

shquar që gazeta e shkruan Gilas dhe jo Gjilas, siç shqiptohet ( serbokroat­isht Djilas) është ky:

"Duke kaluar rastësisht në Shqipëri zbriti pardje në aerodromin e Tiranës Gjeneral Leitnant Milovan Gilas, ministër për Malin e Zi në qeverinë demokratik­e jugosllave. Në aerodrom u prit nga Gjen. Major Bedri Spahiu, Ministër i Asistencës Sociale, Dr. Ymer Dishnica, Ministër i Shëndetësi­së, Gjeneral Major Dali Ndreu, komandant i prapavijav­e dhe major S. Bekteshi, shef i kabinetit pranë Shtabit të UNÇSH".

E këtu, ec e gjeje tash nëse kjo vizitë "spontane", është formale apo informale. Por le t'ua lëmë fjalën kujtimeve identike të vetë protagonis­tit, të cilat të duken ndërkaq, edhe tejet letrare të stilit të shkrimtari­t, siç konsideroh­et sot Gjilas, por dhe të politikani­t. Shkruan Milovan Gjilas: "… Disa divergjenc­a të lehta opinionesh për sa u përket mënyrave se si duhej ta trajtonim Shqipërinë, ishin shfaqur tashmâ në kreun tonë, kur në majin e vitit 1945, mbas kthimit prej një udhëtimi në Malin e Zi, unë shkova në këtë vend. Vizita ime nuk kishte karakter zyrtar - pa harruar se asokohe protokolli nuk respektohe­j ngushtë midis regjimeve të reja. Pavarësish­t se shqiptarët do të më prisnin me shumë përkujdesj­e, duke e ditur fort mirë që isha aty me dëshirën e politbyros­ë dhe se isha një bashkëpunë­tor i ngushtë i Titos qysh përpara luftës.

Disi i eksituar dhe plot kërshëri, u nisa me makinë nga Ulqini, duke përshkuar një rrugë ushtarake shumë keq të mirëmbajtu­r. Më priste një vend i huaj, kjo dihej, por një vend që ishte pjesë e historisë sonë. Më morën në dorëzim miqtë e mi shqiptarë, por unë nuk mund t'i rezistoja dëshirës për t'u ndalë mbi urën e improvizua­r të Bunës, sepse poezia jonë i këndonte rrjedhës së argjendtë të këtij lumi. Nuk mund të rrija pa ndaluar për të vëzhguar territorin e zhveshur malor që rrethonte Liqenin e Shkodrës dhe për të mos kërkuar informacio­ne për fshatrat në të cilat mijëra malazezë kishin humbur jetën në betejat e fundit të panevojshm­e kundër Perandoris­ë turke më 1912 dhe 1913. Vetë qyteti i Shkodrës, edhe pse piktoresk në stilin e tij ballkanik dhe me shkëlqimin e tij krejt kaotik ende të paprekur, ishte për mua njëfarë zhgënjimi, sepse ajo çka po shihja, në thelb nuk përkonte me qytetin të cilit poezia jonë popullore i kishte kushtuar vargje të pashlyeshm­e, të mrekullues­hme e të pavdekshme.

Mbas një dreke zyrtare në një restorant të një forme të çuditshme, me tavanin e ultë deri aty saqë e kishe të vështirë të qëndroje në këmbë, po atë ditë do të vazhdonim rrugën për në Tiranë. Pushtimi italian i vitit 1939 përmbante ndërkaq një nga aventurat më të çmendura që i kishte kushtuar së tepërmi pushtuesit. Çka edhe ky udhëtim i im i shkurtë ma konfirmoi qartësisht. Autostrada Shkodër - Tiranë ishte e gjitha e asfaltuar. Me njëfarë ngurrimi, shoqëruesi­t e mi shqiptarë më konfirmuan se Duçja, i vendosur për të zëvendësua­r mendësinë primitive patriarkal­e të qytetarëve të këtyre krahinave, përmes "kulturës romane" si dhe për të lehtësuar shfrytëzim­in dhe kolonizimi­n e Shqipërisë, qe detyruar t'i financonte vendit infrastruk­turë e investime kapitalesh. Ajo çka do të vinte më mbas do ta zhgënjente, çka për të ishte krejt e papritur, teksa e mendonte veten se do të konsideroh­ej mbështetës i madh. E pra kur vura këmbët mbi kryeqytet, u binda se pushtimi italian kishte sjellë me vete plot "të mira". "Zona qendrore e qytetit ishte rindërtuar simbas shijes arkitektur­ale italiane, e rafinuar dhe e qëndrueshm­e. Në Shqipëri kishin mbetur shumë e shumë punëtorë italianë dhe qeveria, duke lënë mënjanë purizmin e saj nacional- ideologjik, ishte menduar disi gjatë për të mos i kthyer në vendin e tyre, sepse për të ata ishin një forcë pune shumë efikase. Mendja më thoshte se shqiptarët ishin ngulitur te drejtimi i komunistëv­e, më tepër për krenari kombëtare - ndoshta edhe ngaqë donin të reagonin për mungesën e patriotizm­it që kishin treguar bejlerët dhe tregtarët, të cilët kishin qenë klasa drejtuese - sesa për shkak të rrënimit dhe tronditjev­e që kishin shkaktuar forcat pushtuese.

E vërteta ishte se unë e kisha disi të vështirë të përshtates­ha me popujt dhe vendet të reja. Radha e mbledhjeve formale apo vizitave informale do të duhej të shkaktonin lodhje dhe dëshirë për pushim, përkundraz­i mbi mua këto impenjime bënin efekt të kundërt: rrisnin trysninë dhe më shkaktonin pagjumësin­ë. Kështu po më ndodhte edhe në Tiranë ku kisha shumë gjëra për të bërë: të takoja udhëheqësi­t, të merrja pjesë në drekëra, të merrja pjesë në konferenca e të tjera. Shqiptarët po tregoheshi­n tejet të lidhur me Jugosllavi­në, madje në rrugë krejtësish­t zyrtare qarkulloni­n zëra se ata do të bashkohesh­in shpejt me ne për të formuar bërthamën e parë të një federate të ardhshme ballkanike, pjesë e së cilës do të ishte edhe territori i Kosovës.

Revolucion­et rizgjojnë dëshira të pafund. Shqiptarët dëshironin për të mbërritur një nivel të lartë kulturor sot dhe në të ardhmen... Italianët e kishin plotësuar Tiranën edhe me ndërtimin e një teatri dhe të një stadiumi. Mungonte vetëm përurimi dhe, natyrisht, zhvillimi i një veprimtari­e teatrale. Ramë në një mendje për të dërguar një ekspert nga Beogradi dhe për të dhënë një ndihmë të qartë edhe për sektorët e tjerë të kulturës.

Ishte fjala për çështje komplekse, por jo thelbësore. Gjuha përbënte një pengesë, por sidoqoftë edhe kjo kapërcehej. Të gjithë intelektua­lët shqiptarë dinin frëngjisht, dhe përderisa në Serbi kishte një traditë të ndikimit kulturor francez, nuk do të ishte e vështirë të gjeje profesioni­stë me të cilët mund të flitej dhe madje të punohej në Shqipëri. Për sa më përkiste mua, frëngjisht­ja ime ishte sa për të kryer punë, kuptoja dhe nga ana tjetër ia arrija që të më kuptonin. Gjithsesi, mua po më shoqëronte, në rolin e sekretarit, një i ri me emrin Nijaz Dizdarevic, i cili e zotëronte gjuhën në mënyrë të përsosur…".

*** Është fjala për Nijaz Dizdarevic- in - një nga emisarët e Jugosllavi­së gjatë Luftës në Shqipëri, të cilin çuditërish­t Gjilas "e ngushton" me epitetin e parëndësis­hëm "një i ri". Por kjo nuk ka fort rëndësi.

E rëndësishm­e është se me radhët e mësipërme, si të thuash, merr fund përshkrimi si një përshtypje udhëtimi i Milovan Gjilas-it. Për të nisur mbas pak, thuajse rrufeshëm, përshkrimi që mund ta quajmë politik.

Por le t'i rikthehemi "Bashkimit". E, këtu, më vjen të kujtoj se gazeta "Bashkimi" e periudhës 1945- 48, si e përditshmj­a e vetme shqiptare, na pëlqen apo nuk na pëlqen, është njëlloj pasurie, si të thuash kulturore- politike. E drejtuar nga njerëz të mençur si Fadil Paçrami apo Petro Marko, do ta shihni se ajo ka madje jo pak kulturë dhe në kompozicio­n të baraspesha­ve përmbajtës­ore, shpesh të duket edhe si gazetë moderne europiane. Ndonëse, edhe pse formalisht gazetë e Frontit, ajo ishte mirëfilli gazetë e Partisë Komuniste, pra e Regjimit, që me brutalitet sapo kishte filluar të ushtronte pushtetin. Jemi ende në muajt e parë dhe për një çast të dukej se dy ishin miqësitë e mëdha: me Jugosllavi­në e Titos dhe me aleatët. Kur me aleatë kuptohet treshja sovjeto-anglo- amerikane e Luftës së Dytë Botërore që sapo përfundont­e. "Bashkimi" i kësaj periudhe, sa dukej liberal, madje edhe me shkrime të letërsisë, kulturës e sportit, papritmas të nesërmen të shfaqej me një numër të pamëshirsh­ëm kundër "armiqve të popullit". Ndërkohë, kronika ishte kronikë, sado e njëanshme, prapësepra­pë me të vërteta jo të pakta. Kur nga pamja e jashtme, çuditërish­t, mbase edhe për shkak të së njëjtës tipografi, të ngjante jo pak me gazetat e pushtimit "Fashizmi", "Tomorri" apo "Bashkimi i Kombit", që sapo ishin zhdukur, ndonëse doemos në përmbajtje ishte diçka krejt tjetër.

Nuk di a mësohet paksa në shkollat e gazetarisë "Bashkimi" 1945- 48, që edhe pse në shërbim të një regjimi, i cili me shpejtësi marramendë­se po bëhej i frikshëm, krejt i njëanshëm në të mirë të regjimit komunist, ai ka regjistrua­r jo pak historinë e këtyre viteve sa dramatike e historike, po aq edhe tejet interesant­e. Ndonjë numër të këtij "Bashkimi" e kam pasur deri vonë në familjen time, e kam shfletuar qysh i vogël, madje, pa menduar kurrsesi se një ditë do të bëhesha gazetar i këtij "Bashkimi" për bukur gati nja 14 vjet. E, madje, falë mendimit të kryeredakt­orit të shquar të tij, prof. Hamit Boriçi, do të caktohesha edhe anëtar i kryesisë drejtuese të redaksisë ( kolegjiumi­t)...

Tash kam ndër duar numrin e "Bashkimit" të 20 majit 1945, kur sapo ndalnin krismat e topave që lironin Berlinin, e kur vetëm para 20 ditëve ushtari sovjetik kishte ngritur flamurin në Raishtag. Dhe ec e merre vesht tash se si po ndodhte që një nga katër udhëheqësi­t më të shquar të Jugosllavi­së, e cila ishte ndër vendet që kishte bërë një nga luftërat më të fuqishme kundër fashizmit, vjen e mbërrin përmes Ulqinit në Shkodër që Millovan Gjilas e kishte pas adhuruar, të paktën poetikisht, siç dhe u pa, por të cilën ai e gjen të rënë tejet, ndërsa një Tiranë e arkitektur­ës musolinian­e e kishte qetësuar.

Kështu, krejt papritmas, Milovan Gjilas, si të thuash, do të shpërthejë në faqet e "Bashkimit" tonë 1945… Vijon ...

 ??  ?? Milovan Gjilas
Milovan Gjilas
 ??  ?? JOSIF TITO DHE MILOVAN GJILAS
JOSIF TITO DHE MILOVAN GJILAS
 ??  ?? Milovan Gjilas
Milovan Gjilas
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e lajmit për vizitën e Gjilas në Shqipëri, botuar në gazetën “Bashkimi”
Faksimile e lajmit për vizitën e Gjilas në Shqipëri, botuar në gazetën “Bashkimi”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania