Panorama (Albania)

Votimi për Tahirin, Berisha: Vendi drejt një konflikti civil

Ish- Kryeminist­ri: Tahiri, presion Ramës me 5 dosje për të penguar arrestimin. Dosjen italiane e publikoi PS në media

- TIRANE

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha e sheh vendimin e PS për të bllokuar kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për deputetin Saimir Tahiri, si një shenjë se drejtësia në vend ka “vdekur” dhe paralajmër­on se vendi mund të shkojë drejt stabilizim­it.

Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzako­nshme institucio­ni më i specializu­ar në Europë për luftën kundër trafiqeve, Antimafia italiane. Por atë e bëri publike Edvin Kristaq Rama.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, në “News 24”, Berisha deklaroi se dosjen e Prokuroris­ë së Katanias në Shqipëri e bëri publike Kryeminist­ri Edi Rama.

Kryeminist­ri Rama e krahasoi përpjekjen e Prokuroris­ë për arrestimin e Tahirit si ajo për Fatos Nanon, 24 vite më parë. Si e komentoni këtë?

Ka një ngjashmëri, në kuptimin që dosjen e Fatos Nanos e përgatiti PS. E deklaroj këtu, me përgjegjës­i absolute, pa i shtuar qoftë edhe një presje nga qeveria ime. Dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzako­nshme institucio­ni më i specializu­ar në Europë për luftën kundër trafiqeve, Antimafia italiane. Por atë e bëri publike Edvin Kristaq Rama. Dosjen e këtij, Habilajve. Ai që ka bërë këtë krahasim, ka pasur këtë të drejtë në krahasim. Kurse gjithçka tjetër, nuk ka asnjë ngjashmëri.

Dosjen për Nanon e përgatiti PS apo italianët?

Absolutish­t. Mund t’jua them me emra unë. Ish- ministri i Jashtëm dhe Tregtisë, Shane Korbeci. Ai e ka paraqitur dosjen në vitin 1991. Ne e trashëguam dosjen. Kjo u bë sepse në atë kohë Ramiz Alia krijoi një rivalitet absurd. Qeveria e PD nuk ka as edhe një shtesë të vetme në atë dosje. Kush të dojë, të shkojë edhe ta marrë. Dosjen e ka përgatitur Shane Korbeci, ministrja e Jashtme, jo nga ne.

Çfarë rëndësie ka kush e publikoi dosjen, nëse imuniteti ndaj Tahirit nuk do të hiqet?

Rama dhe Tahiri bllokuan 4 vite hetimet për Habiljat në Shqipëri, të denoncuara me kompetencë nga Zagani dhe opozita. Erdhi dosja nga Italia. Dosja italiane ka një rregull: Shtetet mike përpara se ta plasin në erë,- të thonë. Vijnë dhe të thonë që na ka dalë ky problem. Antimafia italiane është nga institucio­net më të pavarura në botë. Por këta elementë, dikush nga qeveria apo Ministria e Drejtësisë, i thonë Edi Ramës që kemi këtë problem. Ky është rregulli. Edi Rama duket se kishte marrë përsipër që nuk do të bllokonte drejtësinë. Unë di klane që po festojnë largimin e Tahirit, por unë nuk mund të them që kjo ishte arsyeja që ai dorëzoi dosjen. Arsyeja që ai dorëzoi dosjen, ishte për të mbajtur një zotim që ai kishte marrë se nuk do të pengonte drejtësinë. Ndaj edhe Rama e nisi në media dosjen. Por edhe opozita e siguroi dosjen.

Por çfarë ndodhi mërkurën?

E mërkura ishte shumë interesant­e. U bë një betejë e egër për të sabotuar “Opinionin”. Që Saimir Tahiri të mos shkonte në “Opinion”. Tahiri faktoi atje banditin që foli me kodin e mafias. Atje ai tha: “Jam krejt i vetëm”, pra kryekumbar­a më ka lëshuar, por unë tha do të shkoj atje dhe do të tregoj gjithçka. Duke u qarë dhe duke u dridhur, nuk u të lëkund të thoshte që secilit që është i përfshirë, unë do t’i bëj atë që meriton. Doli nga “Opinion”, shkoi direkt në shtëpi dhe telefonoi Gaz Demin. Dhe i thotë: I thuaj asaj.... që kam 1.. 2.. 3.. 4.. 5 dosje. Do t’i bëj publike. Dosjen e Xibrakës, ku një nga emrat kryesorë është Olsi Rama.

Cilat janë 5 dosjet që Tahiri kërcënoi Kryeminist­rin Rama?

Dosja e Xibrakës është dosja më kryesore për Ramën. Dosja e lidhjeve të Ramës me Shullazin dhe bisedat telefonike të tyre, ku Rama jep garanci se ne i fitojmë zgjedhjet. Dosje me biseda me trafikantë të tjerë, ku ai u thotë gjëra të paimagjinu­eshme. Dosje me klientelën e afërt të Ramës, të biznesit. Dosja e Fatmir Xhafës, të cilën me fashikuj, Tahiri filloi ta shpërndajë nga pak.

Nëse Tahiri ka nga këto përgjime, atëherë qeveria bie...

Kjo është një “narko qeveri”. Por nëse Rama kishte vullnetin, Shqipëria nuk bëhej kurrë “kanabistan”. Tani kanë filluar rezultatet e korrjes, jemi vetëm në fillimin e dramave të mëdha që do të pësojë vendi për shkak të 9 miliard eurove drogë e magazinuar në tunelet, magazinat dhe vilat e Shqipërisë.

Pse e mbështetët zotin Basha të hynte në zgjedhje kur kemi një narko- shtet?

Unë e kam mbështetur sepse të vendosësh të mos hysh në zgjedhje, do të thotë që të vendosësh të çosh ven- din tënd drejt një konflikti civil, për të cilin unë nuk jam dakord. Kjo që po ndodh sot po e çon drejt konfliktit civil. Sepse kur bllokohet drejtësia, mbetet vetëm dhuna. Nëse vdes drejtësia, nëse drejtësia merret në dorë nga një njeri që bën kryegjykat­ësin, kryeprokur­orin, Kryeparlam­entarin, Kryeminist­rin, këtu absolutish­t nuk ka zgjidhje tjetër veç destabiliz­imit. Ka me qindra kërkesa për këtë. Nëse vdes drejtësia, nuk ngelet asgjë tjetër, vetëm dhuna. Këtu po e çon Edi Rama vendin.

Mund të ketë rrjedhje votash në Parlament për Tahirin?

Maxhoranca është tërësisht e inkriminua­r. Si mund të ketë rrjedhje dosjesh kur Damian Gjiknuri pret dosjen e tij. Arben Ahmetaj pret dosjen e tij. Qytetari dixhital thotë për Gjiknurin se jo vetëm i njeh Habilajt, por ka sjellë edhe investitor­ë estonezë për investime të përbashkët­a me Habilajt. Prokuroria do t’i hetojë. Ai e di se e ka dosjen. Gjiknuri do të mobilizojë të gjithë ata që kanë nën influencë, që të votojnë kundër. Arben Ahmetaj është një nga mëkatarët më të mëdhenj në Ballkan. Nëse ka njeri që fund e krye, me gjithë çizme, ka vetëm psikologji­në e blerjes, është ai. E humbi Kavajën dhe u bë dopjo ministër. Si u bë? Pagoi dopjo. Nga këto, mos prisni asgjë, grupin e bërë. Nuk pret gjë nga deputetët që vijnë nga klanet e

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania