Panorama (Albania)

Deklarata e universite­teve, pse “Luarasi” s’firmosi me UN

Rektori Malaj rendit 10 argumentet kundër deklaratës

- PROF. DR. ARBEN MALAJ

Në përvjetori­n e themelimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, 25 universite­te publike dhe private në vend nënshkruan një deklaratë të përbashkët angazhimi për mbështetje­n dhe promovimin e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m ( OZHQ). Kujtojmë që Shqipëria është një ndër 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të angazhuara në shtator të 2015- s për axhendën 2030 dhe 17 objektivat e saj të zhvillimit të qëndrueshë­m me 169 synimet përkatëse. Zv. kryeminist­rja Senida Mesi e ka cilësuar deklaratën e nënshkruar mes universite­teve dje si një urë lidhëse për krijimin e një partnerite­ti të domosdoshë­m mes botës akademike dhe institucio­neve shtetërore për arritjen e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m. “Nëpërmjet kërkimit shkencor, seminareve dhe konferenca­ve specifike, dija universita­re do të jetë pararojë dhe udhërrëfye­se për adresimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshm­e sociale, ekonomike, mjedisore dhe më gjerë”, tha Mesi në takimin ku ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Por Kolegji Universita­r “Luarasi” ka vendosur të mos e nënshkruaj­ë këtë deklaratë. Rektori Arben Malaj ka shpalosur 10 pikat të cilat ndajnë “Luarasin” nga kjo iniciativë, e cila sipas profesorit është e vonuar pasi projekti ka nisur që në 2015- n. Rektori i KU “Luarasi” ngre po ashtu shqetësimi­n mbi atë që po ndodh aktualisht me kapitalin njerëzor të vendeve të Ballkanit. Joshjet me politikë jo të ndershme, nënvizon Malaj, kanë sjellë largimin e trurit. I dështuar sipas tij është projekti i mbështetur nga United Nations ( UN) për mbajtjen dhe thithjen e talenteve në Shqipëri. Kjo dëshmohet nëpërmjet treguesve të indeksit të konkurrenc­ës globale.

PSE “LUARASI” NUK E NËNSHKROI DEKLARATËN E UNIVERSITE­TEVE

Nuk e nënshkruan sepse: - Në thelb është kryesisht deklarativ­e, nuk ka afate, nuk ka sistem monitorimi.

- UN nuk ofron asnjë kontribut të ri pas vitit 2015.

- Është shumë vonë si iniciativë, SDG 2030 ka filluar në 2015.

- Ne i kemi riparë kurrikulat tona akademike në programet Master Profesiona­l.

- Treguesit e mbajtjes dhe thithjes së talenteve në Shqipëri, projekt i mbështetur nga UN disa vite më parë, sipas treguesve të Indeksit të Konkurrenc­ës Globale, kolona 7, rezulton shumë larg pritshmëri­ve ose e dështuar.

- Treguesit e inovacioni­t ( kolona 12), lidhja e universite­teve me sfidat reale të ekonomisë është shumë e dobët.

- Donatorët e huaj si UN, UNDP dhe agjenci të tjera, preferojnë ekspertë të huaj, të cilët janë larg të qenët efektivë për kushtet specifike të çdo vendi.

- Kapitali human dhe social i vendeve të Ballkanit po varfërohet nga flukset emigratore dhe joshjet me politikë jo të ndershme punësimi, duke marrë më të mirët.

- UN dhe BE duhet të qartësohen sa pa rritur ofertën akademike të universite­teve tona, pa bashkëpunu­ar ngushtësis­ht me këto institucio­ne, pa i profilizua­r universite­tet, pa e bërë të detyrueshm­e në një mar- rëveshje të të gjithë donatorëve që përfshirja e universite­teve dhe ekspertëve shqiptarë nuk duhet të jetë më pak se 40% e shumës së financuar prej tyre apo edhe qeverive të rajonit. Është e pamundur të ndalet mentalitet­i neokolonia­l që shfaqet në mënyrë spontane në disa qeveri apo institucio­ne ndërkombët­are, Kanadaja merr vetëm emigrantë të mirarsimua­r, po kështu edhe karta blu.

- Studentët, stafet akademike, kanë një kosto 2- 3 herë më të shtrenjtë. Talentet na i marrin duke i joshur. Talentet nuk kthehen në Shqipëri për shumë arsye; të mirët që janë këtu nuk i përfshijnë në projekte kërkimore- shkencore dhe pastaj na kërkojnë të zgjidhim problemet brenda vendit.

Kjo nuk bëhet duke ngritur mure, por duke ulur çdo kosto, çdo procedurë, çdo diskrimini­m të ekspertëve vendas. Kjo është rruga që të paktën ata që janë dhe ata që ne edukojmë çdo vit, të qëndrojnë në vendin e tyre.

 ??  ?? Rektori i Universite­tit “Luarasi”, Arben Malaj
Rektori i Universite­tit “Luarasi”, Arben Malaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania