Panorama (Albania)

Alibeaj: Tahirin e heton Prokuroria shqiptare

Paloka: Letra të tilla morën dhe të inkriminua­r të tjerë të PS

-

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se dokumenti që pretendon pafajësi Tahiri, nuk ka asnjë vlerë ligjore. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj deklaroi se dokumenti i Prokuroris­ë së Katanias nuk ia heq përgjegjës­itë Tahirit, pasi institucio­ni i drejtësisë italiane nuk ka për detyrë të procedojë ministrin në Tiranë. “Letra që nxori Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit, por për askënd tjetër. Prokuroria e Katanias ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës sepse ata janë kapur duke e kryer aktiviteti­n kriminal në territorin e tyre, në Itali. Prokuroria e Katanias nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës. Kjo është detyrë e Prokuroris­ë shqiptare”, deklaroi Alibeaj. Sipas deputetit demokrat, dosja me 1800 faqe tregon përfshirje­n e ishministr­it, i cili ka përfituar me miliona euro nga lidhja me Habilajt. “Aktakuza e antimafias italiane për Tahirin janë 1800 faqe, prova, dëshmi dhe fakte të drejtësisë italiane që tregojnë përfshirje­n direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë. Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova. Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet dhe sepse e mbron Edi Rama. Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës”, u shpreh Alibeaj. Edhe nënkryetar­i i PD, Edi Paloka i ka kujtuar Tahirit se letra të tilla në institucio­net e drejtësisë italiane kanë marrë edhe ish- funksionar­ë të lartë të inkriminua­rve të PS-së, por sot nuk janë në detyrë. Paloka thekson se ish- funksionar­ë të lartë të PSsë, që morën dokumente nga institucio­net e drejtësisë italiane jo vetëm që nuk janë nën hetim, por se nuk kanë qenë të dënuar dhe sërish dolën të inkriminua­r. “Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Roshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminua­rve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qenë të dënuar e jo thjesht të hetuar”, thekson Paloka. Nënkryetar­i i PD shprehet se Tahiri duhet të sqarohet vetë, por edhe të qartësojë publikun përse Rama nuk e emëroi sërish ministër dhe përse e përjashtoi nga PS. “Ky Tahir Habilaj duhet të pyesë Ramën ( se kështu sqarohet dhe publiku); Pse e largoi nga ministër? Pse, me gjithë se ishte ‘ ministri me i suksesshëm’ dhe me gjithë ‘ suksesin’ në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave? Pse e përjashtoi nga grupi parlamenta­r? Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje? Shumë shpejt, shqiptarët do marrin më shumë se këto përgjigje, pavarësish­t se ka apo jo vullnet Rama ta bëjë një gjë të tillë”, deklaroi Paloka.

 ??  ?? Edi Paloka
Edi Paloka
 ??  ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania