Panorama (Albania)

“Kërcënuan” Ramën, deputeti i PS: Të shkarkohen prokurorët FATION BINJAKU

Llalla: Ata janë zot të çështjes që shqyrtojnë, s’ka ndërhyrje

-

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka kërkuar dje shkarkimin e drejtuesit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, i cili dy ditë më parë replikoi me Kryeminist­rin Rama për çështjen Tahiri.

Prokurori, në replikën e tij i kujtoi Kryeminist­rit Rama rastin e burgosjes së ishkryemin­istrit kroat, Sanader. Në një postim në Facebook, Manja ka thënë se prokuroriv­e sipas ligjit u ndalohet që të japin mendime apo të bëjnë deklarata për veprimtari­në e institucio­neve të tjera, në këtë rast për Kryeminist­rin. Ndërkohë që sulmin e Kryeminist­rit ndaj Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda e ka justifikua­r mr faktin se kreu i qeverisë ishte në një forum politik të partisë së tij. “Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë Prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigjja ime: Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet t’i çojnë nëpër mend e jo më t’i bëjë publike në media, sepse e ndalon neni 9, paragrafi 3, i ligjit ‘ Për organizimi­n dhe funksionim­in e Prokuroris­ë në RSH’, ku thuhet qartë dhe pastër, ‘ prokurorëv­e u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtari­në e organeve të tjera’, e jo më të sulmojnë Kryeminist­rin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij!!! Besoj kaq e kupton edhe një që nuk është jurist!”, ka thënë Manja.

SHKELJA Sipas kreu të Komisionit të Ligjeve, me qëndrimet publike, prokurori ka shkelur ligjin dhe betimin e bërë për respektimi­n e Kushtetues. “Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja, çfarë pasojash ligjore ka? Kjo konsideroh­et si shkelje e betimit të bërë solemnisht ‘ për t’i qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimi­t të rregullave të etikës profesiona­le në kryerjen e detyrës’, dhe në bazë të nenit 148/ dh të Kushtetutë­s së Shqipërisë, prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë për ‘ shkelje të rënda profesiona­le ose etike që diskretito­jnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës’, respektivi­sht shkelen nenet 37, 101/ c dhe 102/ ë të ligjit ‘ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në RSH’. As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar, mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kupton gjithkush. Kaq besoj mjafton, o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit, për të kuptuar kush e ka shkel ligjin, në këtë rast prokurori apo Kryeminist­ri!”, ka thënë Ulsi Manja.

PROKURORI Ndërsa dje kryeprokur­ori Adriatik Llalla ka deklaruar se sipas ligjit të ri, prokurori është zot i çështjes së cilën ai shqyrton. Në këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda sipas tij është e pavarur, sipas ndryshimev­e që maxhoranca e majtë ka miratuar. Adriatik Llalla ka shprehur mbështetje për prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët po shqyrtojnë çështjen e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Por Llalla nuk ka pranuar të bëjë komente për emra konkretë, si për shembull kur u pyet për qëndrimet e Kryeminist­rit Rama. “Prokuroria do të ndjekë hapat procedural­ë. Do të zbatojë Kodin e Procedurës. Si Prokuror i Përgjithsh­ëm kam detyrimin moral dhe institucio­nal që të mbështes të gjitha veprimet e prokurorëv­e dhe prokurorev­e. Prokurori është i pavarur pas ndryshimev­e të fundit për Reformën në Drejtësi. Prokurori i çështjes është vetë zot i saj. Në këtë kuptim, askush s’mund të hyjë në punët e prokurorit, përfshirë edhe mua. Çdo veprim gjykohet vetë nga prokurori i çështjes për mënyrën se si do ta organizojë atë”, ka thënë Llalla.

 ??  ?? TAHIRI NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MANDATEVE
TAHIRI NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MANDATEVE
 ??  ?? Kryeprokur­ori Aadriatik Llalla
Kryeprokur­ori Aadriatik Llalla
 ??  ?? Ulsi Manja
Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania