Panorama (Albania)

Raportet për Tahirin, PS: Të mos arrestohet

PD pro: Ish- ministri, miku i Ramës, po tremb dëshmitarë­t

-

Parlamenti do të votojë sot për kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, nëse do të lejojë apo jo arrestimin e ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri. Partia Socialiste do të votojë sot raportin e saj, në të cilin është e mendimit se akuzat ndaj Tahirit janë të pafaktuara dhe me sfond politik. Por socialistë­t kanë bërë disa lëshime për prokurorin­ë, që të hetojë Tahirin, t’i kontrolloj­ë banesën dhe pasuritë, por në asnjë rast të mos e arrestojë atë. Në raportin e PS- së thuhet se: “Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimi­t për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputeti Saimir Tahiri, dy ditë sa po ka regjistrua­r procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Prokuroria, kërkesa ka sfond politik”, thuhet në argumentin e PS- së. Për socialistë­t, kërkesa e Prokuroris­ë duhet të pranohet pjesërisht: “Dhënie e autorizimi­t për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar, si masë shtrëngues­e si heqje lirie, si masa shtrëngues­e të heqjes së lirisë”. Por në raportin e demokratëv­e, Saimir Tahiri duhet t’i nënshtrohe­t arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi mund të prishë provat. “Tahiri nuk është një ish- ministër apo deputet i opozitës. Ai është ish- ministër i qeverisë, deputet i Edi Ramës dhe mik i ngushtë i Kryeminist­rit. Ai si ish- ministër, jo vetëm që dyshohet se ka ndihmuar organizatë­n kriminale dhe ka marrë shpërblime personale, por duke i vënë strukturën e shtetit në shërbim të organizatë­s kriminale, ai ka siguruar para zgjedhjeve”, thekson raporti i PD- së. Më tej specifikoh­et se, me lënien jashtë të Tahirit nën mbrojtje: “Provat mund të dëmtohen, radarët, dëshmitarë­t që shohin Ramën në krah të Tahirit heshtin bashkëpunë­torët e drejtësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pra ka një rrezik real që bëhet me qëllim për t’i shërbyer Tahirit dhe bandës kriminale që është në hetim në Shqipëri dhe Itali”, thekson raporti i PD- së.

 ??  ?? Raporti i socialistë­ve për Tahirin
Raporti i socialistë­ve për Tahirin
 ??  ?? Raporti i opozitës për Tahirin
Raporti i opozitës për Tahirin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania