Panorama (Albania)

Skema e TVSH, Ahmetaj: Nuk preken ata me xhiro 2 milionë

Ministri: Ndikon te 9 mijë biznese, 61 mijë përjashtoh­en

-

Bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit nuk do të përfshihen në skemën e TVSH-së.

Qeveria tërhiqet nga varianti i parë për të përfshirë në skemë të gjitha bizneset, tashmë jashtë saj do të mbeten 61 mijë të tilla. Bëhet fjalë për ambulantët, berberët, taksistët, tregtarët e tezgave të fruta- perimeve dhe ata që shesin në tregjet e bashkive. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në një takim me biznesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, shpjegoi se skema e TVSHsë do të zbatohet për bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Ministri Ahmetaj tha se nga zbatimi i skemës, preken 9 mijë biznese, ndërsa 61 mijë biznese do të përjashtoh­en nga skema. “Ndërkohë, po shtrijmë nivelin e aplikimit të TVSHsë nga 5 milionë në 2 milionë. Kjo do të thotë që përjashtoh­en ambulantët, tregjet e bashkive, zejtarët. Nëse sot janë gati 70 mijë biznese që janë jashtë skemës së deklarimit të TVSH- së, gjithsej brenda skemës, do të hyjnë vetëm 9 mijë, 61 mijë biznese do të ngelen të përjashtua­ra për shkak të nivelit të ulët të xhiros nën 2 milionë”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave tha se zbatimi i skemës së TVSH- së, nuk rrit çmimet për qytetarët dhe kostot e deklarimit për biznesin. Ministri Ahmetaj shpjegoi se deklarimi i TVSH- së do të kryhet 1 herë në 3 muaj. “Nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe nuk do të ketë kosto shtesë për sipërmarrj­en, sepse ata do të deklarojnë 1 herë në 3 muaj, siç deklarojnë sot sigurimet shoqërore individual­e”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave shpjegoi se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSh-së ka si qëllim luftën kundër informalit­etit. “E gjithë paketa anti- informalit­et është e bazuar në një plan të detajuar masash, e fokusuar sërish te sipërmarrj­a e madhe, dhe shtrirja e TVSH- së të sipërmarrj­et mbi 2 milionë lekë, bëhet jo me qëllim për t’i kontrollua­r ata, por me qëllim për të strukturua­r transaksio­net nga i madhi tek i vogli. Qëllimi është strukturim­i i biznesit të madh. 99 për qind e të ardhurave nga TVSh- ja vijnë nga biznesi i madh. A mund të jetë normale që një administra­të, me ato burime që ka, të fokusohet të 1 për qindëshi? Jo! Fokusi do të jetë te sipërmarrj­a e madhe, por tani do të kemi më të qartë, më të strukturua­r gjithë transaksio­net e TVSHsë dhe kjo është një betejë dhe kemi shtuar një instrument plus për të skanuar transaksio­nin e TVSH-së”, tha Ahmetaj.

SKEMA E TVSH Zbatimi i skemës së TVSH- së nis pas 1 janarit 2018. Në skemë do të përfshihet edhe biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milionë lekë, i cili duhet të deklarojë dhe të lëshojë fatura me TVSH. Për ta konkretizu­ar, skema synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra në biznes të madh, krahas faturës tatimore, duhet të regjistroj­ë edhe TVSH- në. Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH-në te konsumator­i. Qeveria ka deklaruar që taksat e tjera për biznesin e vogël do të vazhdojnë të mos ndryshojnë. Pra, biznesi i vogël, me xhiro deri në 5 milionë lekë, do të vazhdojë të mos paguajë tatimin e thjeshtuar dhe taksën e biznesit të vogël. Bizneset me xhiro nga 5 milionë deri në 8 milionë lekë, do të paguajnë 5 për qind tatim- fitim, ndërsa bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë do të paguajnë 15 për qind tatim- fitim.

 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Ministri Ahmetaj dje në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë
Ministri Ahmetaj dje në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania