Panorama (Albania)

“Pse po ndryshojnë taksat e tatimet”

Ministri tregon paketën fiskale: Si do e ndihmojë biznesin

-

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në takimin me biznesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, prezantoi paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Ministri Ahmetaj shpjegoi arsyet e ndryshimet të taksës së pronës, e cila, pas 1 janarit, do të llogaritet mbi çmimin e shtëpive sipas vlerës së tregut. “Do të jetë një taksë në përqindje, e cila aplikohet mbi vlerën e tregut të ndërtesës. Për hir të së vërtetesës, taksa e pronës është taksa më e dështuar në këto 27 vjet. Besoj se tani ne kemi kapur në themel taksën e pronës, për ta kthyer në një instrument shumë të mirë fiskalizim­i dhe formalizim­i, por edhe të ardhurash për pushtetin vendor. Sipërmarrj­a përfiton ulje të ngarkesës, në krahasim me atë që kanë qenë taksë fikse, 400 lekë/ m2”, shpjegoi Ahmetaj. Pas taksës së pronës, ministri Ahmetaj prezantoi edhe paketën favorizues­e për turizmin. Ministri u shpreh se, me paketën e re, TVSH- ja 6 për qind e turizmit do të shtrihet te të gjitha hotelet me 4 dhe 5 yje, që ndërtohen rishtazi për të gjitha shërbimet që ofrojnë. “Te projektlig­ji për TVSh- në kemi ndërmarrë një hap të guximshëm të mbështetje­s së sektorit të turizmit. Ofrojmë një paketë për turizmin, ku prekim TVSH- në, prekim taksat kombëtare dhe tatim fitimin. Te TVSH- ja, afrojmë me 6 për qind për hotelet me 5 yje që do të ndërtohen rishtazi, pra 6 për qind TVSH për të gjitha shërbimet brenda mureve të strukturës akomoduese me 5 yje, që janë “brand name”. Me vendim të Këshillit të Ministrave, do t’i referohemi listës së organizatë­s botërore të turizmit, se cilat janë “brand name” kryesore të hoteleve me 5 yje dhe ta huazojmë atë listë për ta përdorur për avantazh fiskal për ndërtimin e një hoteli me 5 yje. Para 9 muajsh, TVSH ka qenë 6 për qind për hotelet “me shtrat dhe mëngjes”, ndërsa tani e zgjerojmë TVSH 6 për qind për të gjitha shërbimet brenda strukturës akomoduese. Ministri i Financave, Ahmetaj, tha se me paketën e re fiskale, sektorit të turizmit i ofrohen të tjera lehtësi fiskale. “Projektlig­ji për tatimin mbi fitimin synon lehtësimin e sektorit të turizmit, duke e ulur normën tatimore në zero për qind për 10 vitet e para për strukturat akomoduese, hotele me 4 yje dhe 5 yje, me të njëjtën listë brendesh të certifikua­ra nga organizata botërore e tur- izmit. Kemi edhe përjashtim­in nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë të investimev­e për strukturat akomoduese me 5 yje, në logjikën e paketës për mbështetje­n e turizmit. Çka do të thotë që, një ‘ brand name’ që ndërton një hotel me 5 yje në bashkëpuni­m apo me jo me kompanitë shqiptare, përjashtoh­et nga taksa e infrastruk­turës ku në shumë zonë është 4 dhe 8 për qind. Kjo është një lehtësi shumë e madhe për investitor­ët në turizëm dhe një përpjekje serioze për të tërhequr investitor­ë të hoteleve me 5 yje”, shpjegoi ministri Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania