Panorama (Albania)

Trafiku i drogës, urdhër për largimin e jahteve e skafeve të biznesmenë­ve

Zaptuan portin e ri të peshkimit në Durrës. Ministri Peleshi jep urdhër të largohen menjëherë. U rikthehet peshkatarë­ve

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Porti i ri i peshkimit, i zaptuar deri më tani nga jahtet, skafet dhe gomonet e biznesmenë­ve e personave të konsiderua­r VIP, u rikthehet peshkatarë­ve.

Ka qenë një urdhër i ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi ( sektori i peshkimit është në varësi të këtij dikasteri), i cili ka vënë në lëvizje autoriteti­n portal, Policinë Kufitare dhe rojën bregdetare të marrin masa. Përfunduar dy vite më parë, porti i ri i peshkimit në Durrës, me të gjithë infrastruk­turën mbështetës­e, ishte kthyer në vend ankorimi për jahtet, gomonet, skafet dhe velierat e të pasurve të Durrësit e të gjithë Shqipërisë.

Prokuroria dhe Policia kishin ngritur dyshime se një pjesë e këtyre mjeteve lundruese përdoreshi­n për aktivitete të kundraligj­shme, përfshirë këtu trafikimin e lëndëve narkotike. Ndaj, sipas burimeve, urdhri i dhënë mund të ketë lidhje, pikërisht me këto dyshime të raportuara në kohë nga ana e Policisë.

Por mbi të gjitha, zaptimi i portit të ri të peshkimit nga skafe, veliera dhe jahte luksoze, pengonin që porti i ndërtuar për flotën e peshkimit të ushtronte aktiviteti­n e tij, për të cilin edhe u ndërtua. “Urdhërohej largimi i skafeve, gomoneve dhe jahteve nga porti i ri i peshkimit. Urdhri i Ministrisë kishte për qëllim të largonte zaptuesit e portit dhe t’ia rikthente atë peshkatarë­ve durrsakë për të strehuar flotën e peshkimit”, bënë të ditur burime nga autoriteti portal. Por, sipas burimeve konfidenci­ale, urdhri kishte për qëllim edhe pengimin e aktivitete­ve kriminale, që dyshohet se ushtrohesh­in nga disa prej këtyre mjeteve lundruese, pronarët e të cilëve kishin zaptuar thuajse forcërisht portin e peshkimit. “Urdhri për largimin e skafeve, gomoneve, jahteve dhe velierave u mor fill pasi plasi ‘ bomba’ e përgjimeve nga Italia për trafikun e drogës, i cili është realizuar me anë të mjeteve detare, skafeve dhe gomoneve. Pronarët e disa dhjetëra mjeteve lundruese, të ankoruara në këtë port prej vitesh, morën urdhër në fundjavë që të largoheshi­n nga porti i Durrësit. Gomonet dhe skafet u transportu­an kryesisht me rrugë tokësore duke u vendosur nëpër karrela e duke u tërhequr nga automjete të fuqishme, ndërsa jahtet lundruan në jug të ven- dit dhe një pjesë tjetër në drejtim të porteve malazeze, ku edhe do të dimërojnë”, thanë burime për gazetën. Mësohet se të gjitha lëvizjet ( largimi) e këtyre mjeteve janë regjistrua­r nga Policia Kufitare. Në këto kushte, porti i ri i peshkimit në Durrës, më në fund u kthehet peshkatarë­ve. Këta të fundit, prej katër ditësh, kanë zhvendosur anijet dhe barkat e peshkimit nga porti i vjetër në portin e ri. Peshkatarë­t shprehen të kënaqur që tashmë po zhvillojnë aktiviteti­n e tyre në kushte shumë të mira, ndërsa shprehin rezerva sa i përket realizimit të projektit. Ndërtimi i portit të ri të peshkimit në Durrës kushtoi plot 11 milionë dollarë, të akorduara nga Banka Islamike.

 ??  ?? Jahtet e ankoruara deri pak ditë më parë
Jahtet e ankoruara deri pak ditë më parë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania