Panorama (Albania)

Azili në BE, 1200 personave u refuzohet kalimi i kufirit

Shtohen rastet e tentativës për të udhëtuar me dokumente false

- ETLEVA DELIA

Fluksi i hyrje- daljeve në Aeroportin e Rinasit dhe pikat e tjera kufitare në periudhën e sezonit turistik nisën të shfrytëzoh­eshin si mundësi e mirë për shtetasit shqiptarë që kishin si qëllim udhëtimin drejt BE- së për të kërkuar azil.

Kjo situatë bëri që Policia Kufitare të shtonte kontrollet, duke vënë në zbatim disa masa të rrepta me qëllim parandalim­in e këtij fenomeni. Zbatim i një urdhri të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë me kritere të reja të udhëtimit ua bëri thuajse të pamundur këtë “ëndërr” shtetasve shqiptarë. Por kohët e fundit policët kufitarë kanë zbuluar një formë tjetër të shtetasve që tentojnë të largohen nga vendi për qëllime azili. Burimet thanë se është konstatuar një rritje e tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikua­ra, kryesisht nga persona që u ishte refuzuar kalimi më herët. Të njëjtat burime thanë se shumica e tyre rezultojnë përsëritës, ndërsa vetëm në Aeroportin e Rinasit, gjatë 3 muajve të fundit janë arrestuar 30 persona për falsifikim letërnjoft­imesh e dokumentes­h, ndërsa 77 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. REFUZIMI I UDHETIMIT

Që prej vënies në zbatim të planit të masave në muajin gusht e deri tani, Policia Kufitare u ka refuzuar kalimin e kufirit 1200 shtetasve shqiptarë. Burimet thanë se këta persona nuk janë lejuar që të udhëtojnë drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Eu- ropian, pasi Policia Kufitare ka pasur dyshime të arsyeshme se ata do të udhëtonin për qëllim azili. “Shtetasit janë refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuar­a në urdhrin e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht”, tha Policia e Shtetit. Gjatë kësaj periudhe, vetëm në Aeroportin “Nënë Tereza” nuk janë lejuar të fluturojnë 800 shtetas shqiptarë. Nga ana tjetër, burimet thanë se më shumë se 30 shtetas të tjerë janë proceduar për braktisje të fëmijëve në zonën “Shengen”. Masat shtesë për të parandalua­r azilin në BE u morën pas një mar- PERSONAVE u është refuzuar kalimi i kufirit që nga muaji gusht e deri tani, pasi nga verifikimi i dokumentac­ionit të tyre ka pasur dyshime se udhëtimi drejt vendeve të BE- së po kryhej për qëllime azili rëveshjeje me autoritete­t franceze, që kishin shprehur shqetësimi­n për rritjen e numrit të azilkërkue­sve. Për zbatimin me korrektësi të këtyre masave, vendkalime­t kufitare mbikëqyren edhe nga 7 oficerë të Frontex, të cilët mbërritën në Shqipëri në fillim të muajit shtator.

 ??  ??
 ??  ?? Xhafaj, dje në Konferencë­n e Triestes
Xhafaj, dje në Konferencë­n e Triestes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania