Panorama (Albania)

Lufta kundër krimit, projekti i Xhafajt pranohet në Itali

-

Tri propozimet e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë vlerësuar në Konferencë­n e Triestes, duke u marrë në konsiderat­ë për të qenë pjesë e projektit “IPA 2017”, që konsiston në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Në përfundim të konferencë­s është miratuar propozimi i ministrit Xhafaj për ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpuni­mit Policor. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasitet­i i aktivitete­ve parandalue­se në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpuni­mit ndërkufita­r e ndërkombët­ar. Ai propozoi disa nisma konkrete për bashkëpuni­m më të mirë rajonal, në partnerite­t me vendet e BE- së: Ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpuni­mit Policor, për të koordinuar më mirë se deri tani sh- këmbimin e informacio­nit për çështje të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi dhe me fokus të drejtpërdr­ejtë krimin ndërkufita­r, luftën kundër trafikut të drogës, migracioni­n e paligjshëm. Ky propozim u adoptua në projektin “IPA 2017”; Krijimin e database- s së përbashkët, që do të ndihmonte në shkëmbimin më të mirë të informacio­nit; Ngritjen e grupeve të përbashkët­a të hetimit policor, të elementëve dhe grupeve kriminale. Në fund të fjalës së tij, ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, vlerësoi propozimin e ministrit shqiptar Xhafaj dhe theksoi se do të jetë një nga shtyllat kryesore të projektit “IPA 2017”. Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorë­t në këto vende, si edhe drejtuesit e policive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania