Panorama (Albania)

Atentati i Mbrostarit, kapet në Kakavijë autori i vrasjes

Ermal Binjaku vrau Denis Kasajn dhe plagosi dy të tjerë

- GJIROKASTE­R/ PIRO NASE

Kërkohej për vrasje, arrestohet në Kakavijë 28- vjeçari i dyshuar si autori kryesor i atentatit që ndodhi një vit më parë në Mbrostar të Fierit.

Ermal Binjaku është vënë në pranga, në tentativë për të kaluar nga territori grek për në Shqipëri duke përdorur një emër të rremë. I riu akuzohet për atentatin e ndodhur në fillim të vitit 2016, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj dhe u plagosën Kelment Kastrati dhe Elton Margariti. Nga Policia mësohet se, mëngjesin e së martës, i riu nga Fieri, ka paraqitur dokumente identifiki­mi të falsifikua­ra, por nuk ka arritur t’i shpëtojë arrestimit. Binjaku fillimisht është marrë në pyetje nga punonjësit e policisë në sistemin TIMS dhe pas verifikime­ve, është arrestuar pasi rezultoi se ishte person në kërkim. Ai cilësohet nga Prokuroria e Fierit si autor kryesor i atentatit me armë, të ndodhur më 8 janar të një viti më parë, ku u vra Denis Kasaj, 44 vjeç nga Patosi dhe u plagosën Klement Kastrati, 31 vjeç nga Fieri dhe Elton Margariti, 42 vjeç nga Patosi. Vrasja, sipas Policisë, është kryer për motive hakmarrjej­e dhe shënjestër kryesore ishte Kastrati. Pista e hakmarrjes çoi hetuesit drejt Ermal Binjakut dhe përgjimit të bisedave telefonike të tij nga ku rezultoi se ka folur me Ylli Nazerajn në lidhje me ngjarjen. Për këtë krim, u arrestua veç Nazerajt, edhe agjenti i SHISH, Florian Bushi, së bashku me Ilirjan Memushin dhe Ylli Nazerajn. Këta shtetas, sipas hetimeve të Prokuroris­ë së Fierit, kanë bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin për t’i dhënë mundësi Ermal Binjakut të kryejë atentatin. Në momentin e ngjarjes, edhe dy personat e plagosur kanë qenë të armatosur me kallashnik­ovë. Gjithsej, për ngjarjen në fjalë, janë arrestuar dy bashkëpunë­torë si dhe oficeri i SHISH, Florian Bushi, i cili i kishte bashkëpunu­ar duke i dërguar Ilir Memushajt dokumentet e përgjimit, foto e pamje për tre shokët, Kasaj, Kastrati dhe Margariti, sidomos për Klement Kastratin. Informacio­net që Memushaj i merrte nga oficeri i SHISH- it, Bushi, ia niste Ermal Binjakut. Po ashtu, dyshohej se Ermal Binjaku kishte marrë informacio­ne se ndaj tij do të kryhej një atentat nga fisi Kastrati, dhe për këtë arsye, me ndihmën e të arrestuarv­e Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi, ai përgatiti atentatin e Mbrostarit. Për Ylli Nazërajn është zbuluar, po ashtu, se ka vënë në dispozicio­n edhe mjediset e magazinave në pronësi të tij, në afërsi të Qafës së Koshovicës. Aty mbahej makina me të cilën u krye atentati. Po ashtu, prokurorët thonë se ka prova që vërtetojnë se edhe Nazeraj ka qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja.

HISTORIKU I HAKMARRJEV­E Atentati i Mbrostarit ishte i treti në historinë e vrasjeve mes fiseve Kastrati dhe Binjaku. Pas identifiki­mit të Ermal Binjakut, autorit të dyshuar të vrasjes së Denis Kasajt dhe plagosjen e dy shtetasve Klemenet Kastrati ( shënjestra) dhe Elton Margariti, nga hetimi dolën detaje mbi kronologji­në e vrasjeve të të afërmve të autorëve dhe viktimave të atentatit. Kështu, duke qenë se objektivi i atentatit rezultoi të ishte Klement Kastrati, ishte bërë një studim i vrasjeve në radhët e fisit të tij. Shkaqet e konfliktit mes fiseve Binjaku dhe Kastrati janë ende të pazbardhur­a nga organet hetimore, por po sipas këtyre të dhënave, mësohet se konfliktet kanë nisur në vitin 1994, kur është vrarë kushëriri i parë i Klement Kastratit dhe dyshimet ranë mbi vëllanë e Ermal Binjakut, por, për mungesë provash, nuk pati arrestime. Po ashtu, në vitin 2000, një tjetër i afërm i Kastratit është vrarë në Fier, ku i dyshuar ishte Ermal Binjaku. Por, këto kanë mbetur në kuadrin e dyshimeve pasi nuk ka pasur prova që implikonin Binjakët në këto vrasje, prandaj edhe kanë mbetur të pazbardhur­a nga Policia. Ndërsa Policia nuk gjente prova, duket se vetë anëtarët e dy fiseve “zie- nin”, derisa mbërritën në atentatin e Mbrostarit ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe u plagosen Kastrati dhe Elton Margariti.

 ??  ?? Shenjestra Klement Kastrati dhe viktima Denis Kasaj
Shenjestra Klement Kastrati dhe viktima Denis Kasaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania