Panorama (Albania)

Në Çeki nuk kemi të bëjmë me radikalë të djathtë mendjetras­hë

- KENO VERSECK

"Tërmet", "uragan", "cunami": që prej zgjedhjeve parlamenta­re në Çeki mediet e vendit nuk i kursejnë krahasimet me katastrofa­t. Sepse në njërën nga demokracit­ë më të mira të Europës Qendrore dhe Juglindore parë historikis­ht, rreth 60 për qind e zgjedhësve votuan për parti kundër sistemit - dhe për më tepër në një kohë kur ekonomia e vendit po ecën në mënyrë shembullor­e mirë. Kjo të vë në mendime kur bëhet fjalë për një shtet anëtar të BE- së.

Në botën e jashtme flitet për një zhvendosje tjetër djathtas të elektorati­t të Europës Lindore e se edhe një vend tjetër në Lindje të BE- së po nis të ecë në të njëjtën rrugë si Hungaria dhe Polonia. Por me gjithë shqetësimi­n për rezultatin e zgjedhjeve në Çeki, është me vend të bëhen disa dallime. KLIMË E HELMUAR NË ÇEKI

Zgjedhësit antisistem në Çeki në shumicën e tyre nuk janë radikalë të djathtë mendjetras­hë. Atyre thjesht u ka ardhur në majë të hundës me plogështin­ë e elitës politike. Reforma të rëndësishm­e në sektorin so- cial, të shëndetësi­së dhe të arsimit ka vite që nuk po avancojnë, në nivel rajonal dhe lokal klienteliz­mi dhe nepotizmi janë të përhapur gjerësisht. Te një pjesë e shoqërisë çeke ka zënë vend frika se pa asnjë dyshim do të bëjnë pjesë në të humburit e modernizim­it. Njëkohësis­ht politikanë si Presidenti i shtetit, Milos Zeman, e kanë helmuar në vazhdimësi vitet e kaluara klimën - për shembull me anë të shprehjeve të përsëritur­a përçmuese për BE- në, për refugjatët dhe në përgjithës­i edhe për demokracin­ë liberale.

Edhe miliarderi dhe themeluesi i partisë ANO, Andrej Babis, e ushqen pjesërisht një diskurs të tillë. Pjesën më të madhe të votave ai megjithatë e mori me premtimet se do të vërë rregull dhe se do t'i japë fund korrupsion­it të elitave. Kjo nuk mund të mos ngjallë ironi, sepse Babis ishte vetë pjesë e establishm­entit dhe ka tërhequr vetë vëmendjen me afera taksash dhe me mashtrim të subvencion­eve. Por në dallim nga politikanë si Viktor Orban dhe Jaroslav Kaczynski, ai nuk është nacionalis­t, nuk është shovinist dhe nuk ka ndonjë vizion në themel jodemokrat­ik për Çekinë. Ai është më tepër tipi i oligarkut të vetëkënaqu­r dhe ambicioz, i cili beson se stili i tij autoritar dhe i sipërmarrë­sit do t'i bënte mirë edhe

vendit. Në këtë autoritari­zëm është përqendrua­r edhe rreziku që del nga Babisi. KAMBANA ALARMI

Jo vetëm që formimi i qeverisë po rezulton i vështirë, sepse ndërkohë askush nuk dëshiron të bëjë koalicion me ANO- n. Babisi ka nxjerrë nga partia vitet e shkuara edhe një sërë kokash të mençura, për të cilat ai në fakt do të kishte nevojë, për të zbatuar premtimet e tij bukurtingë­lluese për administri­m më të mirë të ekonomisë dhe për efikasitet.

Por Babisi nuk ndjek një program në thelb antieuropi­an. Plani i vetëm i përbashkët i vendeve të Vishegradi­t, Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Hungari edhe me Babisin mbetet refuzimi i politikës ndaj refugjatëv­e të BEsë. Prandaj fitorja në zgjedhje e ANO- s në Çeki nuk është forcim i grupit gjithsesi heterogjen të Vishegradi­t.

Megjithatë, po të mos duan elitat tradiciona­le që të eliminohen një ditë krejtësish­t nga roli i tyre prej forcave të errëta kundër sistemit, duhet të kalojnë më në fund në një qeverisje transparen­te, autentike, të qëndrueshm­e dhe të ligjësuar demokratik­isht. Vetëm kështu do të binden njerëzit. D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania