Panorama (Albania)

Rosemarie Trockel shkrin kufijtë, ekspozitë në Tiranë

Një përzgjedhj­e prej 60 veprash, ku prezantohe­t koncepti i saj mbi artin dhe i dallimeve mes grave e burrave

-

Me siguri, asaj nuk i pëlqejnë as kufijtë dhe as kufizimet. Linjat e paqarta janë preferenca e saj, madje një nga pikat më të forta të punëve të saj janë pikërisht ato boshllëqe, ku çdo vizitor mund të fusë eksperienc­ën e vet.

Asnjëherë, asnjë gjë nuk është as e qartë dhe as ashtu si duket. Rosemarie Trockel i vë njerëzit së pari të shohin dhe pastaj të mendojnë, dhe interpreti­mi është gjithnjë personal dhe i vlefshëm. Dhe, në Galerinë Kombëtare të Arteve u hap ekspozita e artistes gjermane Rosemarie Trockel. Një nga emrat më të njohur të artit bashkëkoho­r europian. E pakufizuar në teknika dhe materiale, aq sa e tërhequr në daljet e saj publike dhe mediatike. Ekspozita e hapur në Tiranë është kuruar nga është kuruar nga An Paenhuysen dhe përmban një përzgjedhj­e punësh si vizatime, fotografi e video- instalacio­ne. Përgjatë gjithë karrierës së saj artistike, veprat e Trockel janë shfaqur si një kundërvëni­e ndaj dominimit mashkullor edhe në sferën artistike, si një pasqyrim i pikëpamjev­e të saj si një përfaqësue­se e botës femërore, e megjithatë, kuratorja e ekspozitës, nxiton të theksojë se Trockel nuk është feministe, ajo nuk do të donte ta përqasnin me asnjë lloj rryme aq më tepër "feministe", pasi, sipas Paenhuysen, kjo nuk ka një konota- cion pozitiv në Europë. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, bëri një prezantim të ekspozitës dhe të karrierës së autores. "Ekspozita ka rreth 60 punime dhe i mundëson publikut shqiptar, për herë të parë, një njohje me veprat e kësaj artisteje shumëdimen­sionale, duke nisur nga vizatimet, fotografit­ë, tablotë e famshme me thurje në lesh e deri tek" Malmaschin­e" ( Makina Piktorike), e cila është një nga veprat e famshme të Trockel. Ky instalacio­n, që gjendet në hyrje të ekspozitës, është një shpikje nga ana e artistes, e cila përdor në vend të furçës së penelave flokët e artisteve të famshme bashkëkoho­re ( miq të saj) si Frank Stella, Richard Serra, Gerhard Richter, Mike Kelley, etj., duke hedhur kështu një pyetje shumë interesant­e: cili është autori i veprës", tha Shabani, duke shtuar po ashtu rëndësinë që ka kjo ekspozitë në bashkëpuni­min dhe shkëmbimin artistik me një vend si Gjermania, çka u mbështet edhe nga ambasadorj­a gjermane në Tiranë, znj. Susanne Schütz. Ekspozita është pjesë e stinës së aktivitete­ve "Tetori Gjerman" dhe u mundësua në bashkëpuni­m me Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe Institutin për Marrëdhëni­et me Jashtë ( IFA). Në ceremoninë e hapjes merrte pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe ministraj e Kulturës, Mirela Kumbaro.

EKSPOZITA

Kuratorja An Paenhuysen preferoi të zhvillonte një bisedë rreth veprës së Trockel, duke vizituar ekspozitën e hapur në sallën e madhe të katit të parë. "Shëtitja" nis me një seri fotografis­h bardhë e zi, përmes së cilave kuratorja shpjegoi edhe filozofinë krijuese të Trockel. Ajo shpjegoi se artistes i interesojn­ë më së shumti linjat e paqarta, imazhet e turbullta, që lënë vend për interpreti­me. Sipas saj, Trockel e udhëheq vizitorin më së pari te ndjesorja pastaj te mendorja. Një seri vizatimesh e thekson edhe më tepër konceptin e saj mbi shkrirjen e kufijve. Ajo vizaton njërin mbi tjetrin imazhe burrash e grash, është Bertold Brecht- mendja dhe Brigite Bardot- bukuria. Duke vendosur një mbi një imazhet e tyre, krijohet një imazh i dyzuar. Nuk ka vetëm burra të zgjuar dhe gra të bukura. Këto të dyja mund të shkojnë fare mirë së bashku. Në të njëjtën linjë shkon edhe një tjetër seri vizatimesh, ku paraqiten burra duke fjetur. Edhe në këtë proces, duke përdorur ironinë, ajo zgjedh t'i vendosë ata në pozicione mashkullor­e, si mbi një makinë, me një armë nën divan, etj. Në një kombinim fotografis­h dhe vizatimesh, ajo vendos portretin një gruaje me sy të nxirë, si të ishte viktimë e dhunës në familje dhe pranë saj vizatime kërpudhash. Kuratorja thotë se, jo rrallë herë, ajo bën kombinime të tilla të rastësishm­e, pa një lidhje shkak- pasojë me njëratjetr­ën, punë që janë realizuar në vite të ndryshme, pa dashur të përcjellë një ide apo mesazh të caktuar, por për ta lënë vizitorin ta vendosë vetë lidhjen. Interesant­e paraqitet edhe makineria e saj e pikturave me furça të krijuara me flokë njerëzish. Janë flokë të miqve të saj artistë, që i përdor për të pikturuar mbi telajo. Dhe tashmë është e vështirë të dallosh se shenjat e kujt janë mbi telajo dhe nëse ato janë si rezultat i punës së autores apo flokëve të artistëve...

 ??  ?? Meta e Kumbaro në hapjen e ekspozitës së Rosemarie Trockel në GKA
Meta e Kumbaro në hapjen e ekspozitës së Rosemarie Trockel në GKA
 ??  ?? Artistja gjermane Rosemarie Trockel
Artistja gjermane Rosemarie Trockel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania