Panorama (Albania)

Shqipëria dhe Kosova, kalendar aktivitete­sh shkencore

-

Shqipëria dhe Kosova, një kalendar të përbashkët aktivitete­sh shkencore për vitet 2018- 2020. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nënshkroi dje protokolli­n dyvjeçar të aktivitete­ve shkencore ( 2018- 2020) me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Protokolli u nënshkrua nga sekretarët shkencorë përkatës të Akademive: akademik Isuf Krasniqi ( ASHAK) dhe akademik Vasil S. Tole ( ASHSH). Një vend të veçantë në protokoll zënë aktivitete­t për vitin 2018, shpallur si "Viti i Skënderbeu­t" nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Kalendari përmban një sërë aktivitete­sh si konferenca shkencore, promovime librash, ekspozita, dixhitaliz­ime, shkëmbime, etj. Disa nga konferenca­t më të rëndësishm­e lidhen me ngjarje të mëdha në historinë dhe kulturën shqiptare si figura e Skënderbeu­t, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, etj. Disa nga konferenca­t që do të zhvillohen gjatë këtij dyvjeçari në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Prizren, janë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figurë e shekujve të humanizmit europian"; "140- vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit"; "100- vjetori i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës""; "110vjetori i Kongresit të Manastir- it"; "Romani shqiptar që nga fillimi i shekullit XXI"; "Për epistemolo­gjinë e shkencave albanologj­ike sot"; "Studimi i ndryshimev­e mjedisore, me përdorimin e imazheve satelitore në një segment të zonës ndërkufita­re Shqipëri- Kosovë"; "Parandalim­i i risqeve gjeologjik­e në planifikim­in dhe zbatimin e zhvillimit urban në Shqipëri dhe Kosovë", etj., si dhe aktivitete të tjera si katalogimi online i fondeve albanologj­ike: bibliograf­itë online të kërkuesve shkencorë; përurim dhe zgjerim i procesit të krijimit të sistemit bibliograf­ik online të kërkuesve shkencorë shqiptarë; shkëmbime reciproke të botimeve, të periodikëv­e dhe botimeve shkencore; veprimtari shkencore e përuruese në fushën e arteve; koncert me vepra të akademik Rauf Dhomit; ekspozitë personale e anëtarit korresp. të ASHAK Luan Mulliqi; koncert me vepra të akademikëv­e dhe kompozitor­ëve ? esk Zadeja, Tish Daija etj. Mësohet se për të ndjekur ecurinë e realizimit të veprimtari­ve të parashikua­ra në këtë Protokoll, përfaqësue­s të dy palëve do të takohen të paktën një herë në vit.

 ??  ?? Nga nënshkrimi i protokolli­t
Nga nënshkrimi i protokolli­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania