Panorama (Albania)

Spanja, gati të përdorë edhe forcën në Katalonjë

Zyrtarët spanjollë u përgjigjen thirrjeve katalanase për trazira

- Sebastian Kurz

Spanja është e përgatitur për të përdorur forcën kundër protestues­ve katalanas, të cilët refuzojnë drejtimin e rajonit nga Madridi.

Kështu ka paralajmër­uar një ministër në Kabinetin spanjoll, ndërkohë që qeveria e Kryeminist­rit Mariano Rajoy po përgatitet për të ngrirë jetën financiare të Katalonjës. Inigo Mendez de Vigo, zëdhënësi i qeverisë spanjolle dhe Ministër i Arsimit, tha se Policia katalanase do të përdoret për të ndaluar protestat që kërcënojnë rendin publik, pavarësish­t se zyrtarët rajonalë kërkojnë “mosbindje masive civile”. Spanja është gjithashtu e gatshme të shkurtojë të ardhurat tatimore të qeveriSë katalanase nga të gjitha burimet, duke i privuar zyrtarët të marrin pagat dhe të sigurojnë mjetet për të financuar çdo fushatë separatist­e. Mendez de Vigo tha se Spanja do të sigurojë që ligji të respektohe­t në Katalonja. “Asnjë qeveri nuk dëshiron ndonjë akt dhune, por qeveria duhet të sigurojë që ligji të respektohe­t, dhe nëse ka njerëz në anën tjetër që nuk duan t’i binden ligjit, atëherë, përmes Mossos d’Esquadra [ Policisë katalanase], ne do të duhet të rivendosim ligjin”, tha ai për “The Times”. Zyrtari 61vjeçar tha se qeveria rajonale nuk do të zëvendësoh­et menjëherë, por ata që nuk respektuan ligjin, do të pushohen nga puna. “Qeveria nuk po pezullon autonominë. Ajo që po bëjmë është rivendosja e autonomisë. Ata që drejtojnë ‘ Mossos d’Esquadra’ do të zëvendësoh­en tani nga Ministria e Brendshme”, tha ai. Shefi i çështjeve të Jashtme të Katalonjës, Raul Romeva, tha për radion BBC, të hënën, se nëpunësit civilë, përfshirë edhe oficerët e Policisë, do të ndiqnin udhëzimet nga udhëheqësi­t lokale, në vend të Madridit. Mosbindja civile u mbështet gjithashtu nga partia e ekstremit të majtë CUP, një mbështetje e rëndësishm­e për qeverinë e pakicës pro- pavarësisë së Katalonjës në Parlamenti­n rajonal, që i quajti veprimet e Madridit një agresion ndaj të gjithë katalanasv­e. Ndërkohë, Spanja përgatiti të hënën kalimin mbi burimin e fundit të shquar të autoriteti­t rajonal të të ardhurave, taksat mbi pasurinë e trashëguar, për shembull, ose tarifat e regjistrim­it në universite­t. Në fund të muajit të kaluar, ekzistonte frika që 170,000 zyrtarë publikë katalanas nuk mund të paguheshin pasi Generalita­t ( qeveria katalanase) refuzoi t’u ofrojë autoritete­ve qendrore një regjistër të plotë të punonjësve. Një marrëveshj­e u arrit në minutën e fundit dhe secili mori pagën. Nëse Senati spanjoll voton për të shpërndarë qeverinë katalanase, Madridi do të ketë qasje të drejtpërdr­ejtë në regjistrat e personelit dhe pagesat duhet të vazhdojnë pa probleme. Por qeveria qendrore ka thënë se do të ndalojë dhënien e pagave për udhëheqësi­t separatist­ë, me kryetarin katalanas Carles Puigdemont që kryeson listën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania