Panorama (Albania)

Teza e Hawkings bën “namin” në internet

-

Një nga temat më të fuqishme në internet gjatë javës ishte një temë fizike prej 134 faqesh, e krijuar pesë dekada më parë, e quajtur “Vetitë e zgjerimit të universeve”. Kjo ishte puna e vitit 1966, doktoratur­a e atëhershme e 24- vjeçarit, Stephen Hawking, e cila u publikua nga Universite­ti “Cambridge”. kishte kaq shumë lexues dhe kaq shumë persona që e shkarkuan këtë doktoratur­ë në rrjet si pjesë e javës së hapur të Cambridge 2017, sa rrjeti ra. Kanë qenë mijëra persona që e kanë shkarkuar doktoratur­ën e Hawking duke shënuar një rekord të ri të këtij lloji. Në javën e hapur promovohet shpërndarj­a e njohurisë për përmirësim­in e shoqërisë dhe përdoruesi­t e internetit e cilësuan tezën e astrofizik­anit britanik Stephen Hawking, si një surprizë të bukur. Shkencëtar­i, autor i vrimave të zeza në univers, autorizoi Universite­tin “Cambridge” që ta shkarkonin në internet punën e tij të vitit 1966 mbi pasojat e zgjerimit të universit. Punimi është në librari edhe libër, për një çmim rreth 65 sterlinash. Por numri i atyre që e kanë shkarkuar është një rekord, aq sa për disa minuta faqja zyrtare në internet e Universite­tit “Cambridge”, u bllokua. Hawking u shpreh se kushdo në botë duhet të ketë të drejtë të lexojë falas dhe pa pengesa jo vetëm punimet e tij, por dhe të shkencëtar­ëve të tjerë. “Është e mrekullues­hme të dëgjosh se sa njerëz kanë treguar tashmë një interes për të shkarkuar tezën time, shpresoj se ata nuk do të zhgënjehen tani që më në fund, kanë qasje në të!”, tha Haëking. Jeta e Hawking ishte subjekt i filmit “The Theory of Everything” të vitit 2014, ku aktori Eddie Redmayne fitoi “Oskar” për portretizi­min e shkencëtar­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania