Panorama (Albania)

Panuçi luan golf, FSHF kthen në modë Kombëtaren B

Skuadra "të dyta" për secilën përfaqësue­se, ja axhenda e nëntorit

- TIRANE

Kristian Panuçi e ka deklaruar disa herë se një nga hobit e tij për të kaluar kohën e lirë është të merret me golf.

Së fundmi, trajneri i përfaqësue­ses është angazhuar në një turne bamirësie golfi, të organizuar nga "Vanity Fair". Tekniku ka qenë mes shumë të ftuarve nga bota e sportit, ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe figura të artit dhe spektaklit në Itali. Së fundmi, pritet që trajneri të mbërrijë në Shqipëri, ku ndër të tjera do të zhvillojë edhe një mbledhje me trajnerët e ekipeve kombëtare të të gjitha moshave, për të diskutuar një strategji që duhet ndjekur dhe rolet mbi të cilat duhet të punohet nga ekipet zinxhirë, për t'u vënë në të ardhmen në funksion të furnizimit të Kombëtares A.

"KOMBËTARET B"

Federata Shqiptare e Futbollit ka rikthyer në modë "Kombëtaret B". Institucio­ni i futbollit ka bërë me dije se, secila prej përfaqësue­seve do të ketë edhe një ekip tjetër, i cili është me një grupmoshë që përmban lojtarët me moshën minimale. Duke nisur që nga skuadra Shpresa, trajneri Alban Bushi do të ketë në patronazh edhe një grup lojtarësh që përbëjnë Kombëtaren U- 20. Gjithashtu, e njëjta praktikë do të zhvillohet edhe me trajnerin Erjon Bogdani, që do të mbikëqyrë Kombëtaren U- 18, apo edhe me Xhemal Mustedanag­iç, që do të mbikëqyrë 16- vjeçarët. Dje, FSHF ka bërë me dije që Kombëtarja U- 20 do të ketë një ndeshje miqësore me moshatarët e Gjeorgjisë në Tbilisi, më 14 nëntor. Krahas kësaj miqësoreje, Alban Bushi duhet të përgatisë me ekipin Shpresa përballjen e radhës kualifikue­se me Irlandën e Veriut, e cila do të luhet në "Selman Stërmasi", më 10 nëntor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania