Panorama (Albania)

PER ÇDO KATEGORI

Makinat e shtëpitë, kush preket nga taksat e reja

- DORINA AZO

Kategoritë e makinave që do preken nga taksa e re nga 1 janari. Si do llogaritet tatimi për shtëpitë dhe bizneset. Shembujt e pagesës me çmime r eference

Nga 1 janari 2018 do të ketë 909 drejtues makinash që do të paguajnë taksën për mjetet luksoze, ndërsa familjet do të paguajnë më shumë taksa për apartament­et.

Me formulën e re biznesi do të jetë më i favorizuar në taksën e ndërtesës, pasi ai do të paguajë më pak. Ndryshimet për taksat e makinave luksoze dhe apartament­et qeveria i sjell në paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Gazeta boton shembujt e paketës fiskale me kategoritë e makinave që preken nga taksa e luksit dhe sa do të paguajnë qytetarët për apartament­et dhe biznesi me taksën e re.

MAKINAT Nga 1 janari i 2018- s, të gjitha makinat me kapacitet 6+ 1, nëse janë me cilindrat mbi 3 mijë cm3 apo me çmim mbi 5 milionë lekë, do të paguajnë taksën e luksit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transporti­t Rrugor, nga taksa e re do të preken 909 makina me kapacitet 6+ 1. Pronarët e këtyre makinave do të paguajnë 21 mijë lekë në vit taksën e përvitshme dhe 70 mijë lekë taksën e regjistrim­it. Aktualisht, kjo taksë paguhet për makinat me kapacitet 4+ 1, të cilat plotësojnë një nga kriteret që të kenë cilindrat të barabartë ose më të madh se 3 mijë cm3 dhe me çmim më shumë se 5 milionë lekë. Me ndryshimet e ligjit, taksa e luksit do të paguhet për makinat me kapacitet 6+ 1, të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret ose të kenë cilindrat mbi 3 mijë cm3, ose vlera e çmimit të makinës të jetë mbi 5 milionë lekë. Në relacionin e paketës fiskale shpjegohet se ndryshimi i kriterit për kapaciteti­n e vendeve u ndryshua pas konstatimi­t që shumë drejtues makinash modifikoni­n kapaciteti­n e vendeve të mjetit për t’iu shmangur pagimit të taksës. APARTAMENT­ET Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, më shumë taksë do të paguhet për shtëpitë edhe për ndërtesat e bizneset. Paketa fiskale përcakton që taksa e re e shtëpive të jetë 0.05 për qind e vlerës që ka shtëpia sipas çmimeve të tregut. Relacioni i paketës fiskale përcakton qartë se për llogaritje­n e taksës së re do të përdoren çmimet fiskale të miratuara nga qeveria. Kjo do të sjellë që një familje në Tiranë, që banon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/ 1 dhe çmimi fiskal është 77,000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartament­it sipas tregut të jetë 7,7 milionë lekë. Sipas përllogari­tjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3,850 lekë në vit. Për një familje që banon në Durrës, në një apartament me sipërfaqe 100 m2 dhe çmimi fiskal është 67,500, vlera e shtëpisë sipas tregut llogaritet 6,750,000 lekë. Taksa që do të paguajë kjo familje do të jetë 3,375 lekë në vit.

BIZNESI Me paketën e re fiskale biznesi do të paguajë më pak për taksën e ndërtesës. Edhe për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/ m2. Me formulën e re do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizu­ar, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë, ai aktualisht paguan 20,000 lekë taksë. Me formulën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë me taksën 0,15 për qind, biznesi do të paguajë 7,500 lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania