Panorama (Albania)

Kushëriri vret me automatik çiftin muzikant e mësuese për një mur rrethues

GJIROKASTE­R/ VIKTIMAT FITUAN GJYQIN. AUTORI TENTON VETEVRASJE

- GJIROKASTE­R/ PIRO NASE

Konflikti për pronën me djalin e xhaxhait i ka marrë jetën një çifti bashkëshor­tësh në Gjirokastë­r.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm ku viktima mbetën Aleko Kosta 64 vjeç, i cili njihej si instrument­ist saksofoni dhe Afërdita Gjokoli Kosta, 50 vjeçe, me profesion mësuese. Autori i krimit të rëndë është djali i xhaxhait të viktimës, 70vjeçari Apostol Kosta. Pas krimit, autori mbeti i plagosur pas tentativës për vetëvrasje.

NGJARJA Rreth orës 07: 10, në banesën e Aleko Kostës ka hyrë pa paralajmër­im 70vjeçari Apostol Kosta. Burimet nga grupi hetimor kanë skicuar ngjarjen në bazë të dëshmive dhe provave në terren, duke hartuar të gjithë materialin që do t’i dërgohet organit të akuzës. Rezulton se ai është futur nga porta kryesore dhe ka hedhur brenda shtëpisë një granatë defensive. Pasi hodhi granatën, u largua me shpejtësi për të shpëtuar veten, por kanë kaluar disa minuta dhe granata nuk ka shpërthyer për shkak se detonatori ishte i lagur. Gjendur në këto kushte, Apostol Kosta ka marrë një armë automatike që e mbante në shtëpi dhe ka shkuar sërish në banesën e djalit të xhaxhait të tij. Sipas fqinjëve, Apostoli është dëgjuar teksa bërtiste duke shkuar drejt banesës së viktimave, “tani do t’jua ndreq unë qejfin, nuk do ta gëzoni jo, po ja tani po jua ndreq unë”. Ai është futur furishëm në dhomën e çiftit dhe është dëgjuar teksa i bërtiste kushëririt të tij: “Urdhëro, dhe gëzoje tani pronën”. Më tej ka hapur zjarr duke i lënë burrë e grua të vdekur në vend. Aleko Kosta ka marrë 12 plumba, pjesën më të madhe në kokë, ndërsa gruaja e tij Afërdita ka marrë 10 plumba në trup, kryesisht në pjesën e kraharorit dhe poshtë te këmbët. Ai ka ruajtur fishekët e fundit dhe është nisur me vrap drejt banesës së tij. Fatmirësis­ht plumbave u ka shpëtuar djali 20- vjeçar i Afërditës ( nga martesa e saj e parë), i cili në momentin e krimit ka qenë duke fjetur në dhomë tjetër. TENTATIVE VETEVRASJE

Krimi i rëndë ka shkaktuar ngarkesë të fortë psikologji­ke tek autori, i cili ndikuar edhe nga britmat e familjarëv­e të tij, tentoi të vrasë veten. “Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”, është dëgjuar të ulërasë bashkëshor­tja e tij. Edhe i biri 45- vjeçar, Roland Kosta, është dëgjuar ta qortojë jashtë në oborr të atin me tone mjaft të larta. “Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”. Qortimet e familjarëv­e janë shoqëruar me kujën e tyre për ngjarjen e rëndë, çka ka shtuar dozat e ngarkesës te 70- vjeçari. Duke parë reagimin e familjarëv­e të tij, 70- vjeçari Kosta ka hequr siguresën e automatiku­t dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës. Në atë çast ka ndërhyrë i biri, por qitja ka qenë më e shpejtë se reagimi i tij dhe kësisoj plumbi ka depërtuar nga pjesa e poshtme e mjekrës, duke tejshpuar nofullën e poshtme dhe doli në pjesën e majtë rreth 3 cm mbi syrin. Në momentin kur ka mbërritur policia, Apostol Kosta ka qenë pa ndjenja. Në spital ai ka marrë ndërhyrjen e parë nga mjekët kirurgë. Pasi ka rimarrë veten disi, ai mësohet se ka shfaqur pendesë në spital dhe më vështirësi ka arritur të artikulojë vetëm fjalët se “Çfarë bëra kështu unë...!”.

Trupat e viktimave kanë qëndruar katër orë në vendin e ngjarjes për shkak të problemati­kës që shfaqte granata e pashpërthy­er. Grupi hetimor kërkoi specialist­ë nga RENEA për ta demontuar. Sipas informacio­neve nga grupi hetimor, specialist­ët e ardhur nga Tirana kanë arritur të demontonin granatën defensive që lëshoi në fillim Apostol Kosta, e cila nuk shpërtheu.

KONFLIKTI Banorë të lagjes “Palorto” ku ndodhi krimi thanë se e gjithë ngjarja mund të ketë ndodhur në harkun e 3 minutave. Sipas tyre, ndonëse kushërinj të parë, Apostoli dhe Aleko ishin në konflikt me njëri- tjetrin për shkak të një muri ndarës. Palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi mes tyre, ndaj çështja i ka kaluar për kompetencë zgjidhjeje Gjykatës së Shkallës së Parë, më tej në Gjykatën e Apelit. Vendimi i formës së prerë është dhënë më datë 3 tetor 2017, ku paditës ka qenë viktima Aleko Kosta dhe i paditur Apostol Kosta. Në vendimin e cituar nga gjykata thuhet se: “Për sa dhe si u arsyetua më sipër, Gjykata e Apelit Gjirokastë­r çmon se nuk ekzistojnë shkaqe që e bëjnë të cenueshëm vendimin objekt ankimimi, duke saktësuar në raport me urdhërimin e përcaktuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, vetëm mad- hësinë e sipërfaqes së truallit që i padituri duhet t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit”.

PERMBARIMI Me vendimin e Gjykatës së Apelit, çështja që kishte objekt shembjen e ndërtimit ( murit) i ka kaluar në kompetencë ekzekutimi përmbarimi­t. Këta të fundit kanë shkuar rreth 3- 4 ditë më parë në banesën e Apostol Kostës dhe i kanë komunikuar vendimin e formës së prerë. Ata i kanë dhënë një afat për pak ditë që Apostoli ta shembte vetë murin që ai e kishte ndërtuar shumë vite më parë, kur Aleko ishte emigrant në Greqi. Por Apostol Kosta nuk ka pranuar ta shembë atë dhe gjatë këtyre ditëve ka vijuar me kërcënimet ndaj kushëririt të tij se “nuk do ta gëzosh dot vendimin e gjykatës”. Por, duke qenë se dhuna verbale ka qenë e përditshme kohët e fundit, asnjëri prej viktimave nuk i ka vlerësuar ato dhe të merrte masa për mbrojtje.

 ??  ?? Viktimat Aleko dhe Afërdita Kosta
Viktimat Aleko dhe Afërdita Kosta
 ??  ?? ÇIFTI I VRARE DJE NE GJIROKASTE­R, ALEKO DHE AFERDITA KOSTA
ÇIFTI I VRARE DJE NE GJIROKASTE­R, ALEKO DHE AFERDITA KOSTA
 ??  ?? Policia duke transportu­ar trupat
Policia duke transportu­ar trupat
 ??  ?? Viktima Afërdita Kosta
Viktima Afërdita Kosta
 ??  ?? Viktima Aleko Kosta
Viktima Aleko Kosta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania