Panorama (Albania)

Rama fyen gazetarët: Jeni për të qarë hallin, bëni pyetje idiote

Reagon pas disa orësh në “Facebook”: S’kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka gazetarët kanë bërë, këto ditë

-

Kryeminist­ri Rama me një gjuhë të ashpër iu drejtua dje gazetarëve që ndjekin punimet e Kuvendit, duke i fyer dhe ofenduar për padije dhe injorancë.

Aspak i qetë nga largimi i opozitës nga salla në momentin që ai shkoi drejt podiumit për të mbajtur fjalën e tij në sallën e Parlamenti­t, Rama doli jashtë në oborrin e Kuvendit për të sqaruar publikun për votimin që maxhoranca bëri ndaj deputetit Saimir Tahiri. Që në përgjigjen e parë u duk qartë se nuk ishte momenti më i mirë për kryeminist­rin për të dialoguar me gazetarët, duke iu drejtuar atyre me të njëjtën gjuhë që i drejtohet opozitës në sallë. Pas pyetjes nëse vendimi i maxhorancë­s për Saimir Tahirin ishte ai i duhuri, kreu i qeverisë lëshoi dozën e parë të sulemeve. “Së pari, turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni torolisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi. S’e keni kuptuar akoma që jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta, përpara se të kuturiset t’u tregojë të tjerëve, duke abuzuar me misionin e ndërmjetës­it, me opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë. Ju akoma s’keni marrë vesh që së pari imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh”, tha Rama. Pa e ndjerë ende mirë peshën e fyerjes, gazetarët i sqaruan kryeminist­rit të vendit se provat për fajësinë i vendos Gjykata dhe jo Prokuroria, Rama përsëri u tregua i pakursyer: “Këtë nuk e vendos Gjykata, se edhe këtë ju nuk e keni kuptuar dhe s’keni si ta kuptoni ju, për fatkeqësin­ë tuaj që as lexoni, as përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni dhe mbi të gjitha, as doni të lexoni për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë... Ju kam dëgjuar edhe ju. Ju jeni më të pafajshmit në këtë histori, kur them juve se me ju personalis­ht e kam fare të thjeshtë ta anashkaloj, por ato kokat e mëdha që tundin dynjanë nëpër klubet e katundit mediatik”. Pas çdo pyetjeje të gazetarëve, kryeminist­ri nuk kishte përgjigje, por gjykim pezhorativ, përçmim ndaj punës së gazetarëve. “E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria. Jeni kaq të paditur dhe mbi të gjitha nuk është ndonjë problem të jeni të paditur, se s’keni detyrën ju të dini gjëra që s’janë pjesë e formimit tuaj, por ju jeni të detyruar të mësoni për gjërat që merrni përsipër të bëni ndërmjetës­in e publikut, pra të lexoni”, u përgjigj Rama. Të indinjuar tashmë nga kjo gjuhë e kryeminist­rit jashtë sallës së Kuvendit, gazetarët e pyetën se përse zgjodhi të fliste me ta kur përdor vetëm ofendime. Përgjigjja e kryeminist­rit ishte edhe më e rëndë: “Pse ku të flisja me ju?! Unë s’po ofendoj askënd! Ju mos u ofendoni fare, sepse juve e ulni dhe e ngrini këdo si ju teket!”. Në pyetjen e fundit, nëse ishte dakord për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, pasi kishte sulmuar për minuta të tëra gazetarët, kreu i qeverisë u përgjigj: “Imunitet deputeti për t’u hetuar nuk ka. Pyetja ‘ a jeni dakord të hiqet imuniteti’ është një pyetje idiote, dhe kësaj pyetjeje idiote unë i përgjigjem shumë thjesht: Nuk ka. Faleminder­it!”, ndërkohë që disa gazetarë e kishin braktisur kryeminist­rin në deklaratat e tij. Disa orë pas këtyre deklaratav­e, kreu i qeverisë, përmes një statusi në “Facebook”, me aspak pendesë ndaj fyerjeve, shkruajti se nuk ka ofenduar askënd, por ka dhënë opinionin e tij. “Fare! Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dizinformu­ar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste!”, shkruan Rama, e si të ishte dhe gjykatës popullor, vijon duke thënë se ka shprehur ato që mendon dhe populli. “Edhe një gjë: Le ta pyesin njëherë publikun se çfarë mendon për ta, se kushedi u del që unë them atë që shumica e popullit nuk ka mikrofon t’ua thotë”, përfundon Rama “pendimin” e tij.

 ??  ??
 ??  ?? KRYEMINIST­RI EDI RAMA ME GAZETARET
KRYEMINIST­RI EDI RAMA ME GAZETARET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania