Panorama (Albania)

Procredit Bank DIREKT, platforma e re për klientët

Albumi "OPERA ATJON" ka dalë në qarkullim me rastin e 22- vjetorit të të riut

-

Ëndrrat plot ngjyra të Atjon Zhitit vlerësohen në Paris. Albumi, "OPERA ATJON", i cili doli në qarkullim në ditëlindje­n e 22- të të Atjonit, po merr vlerësime edhe në Itali, Francë, Austri etj.

Këto ditë, në Muzeun e Luvrit në Paris, u hap Ekspozita Ndërkombët­are e Arteve Kontempora­ne. Fondacioni Ndërkombët­ar Artistik "Artcom Expo Internatio­nal", që promovon dhe mbështet artistë nga vende të ndryshme të botës, kishte ftuar për të katërtin vit radhazi piktorin shqiptar me banim në Itali, Gjergj Kola, me të cilin fondacioni bashkëpuno­n prej kohësh. Tabloja sugjestion­uese e tij, "The Kiss", mori vlerësime të shumta dhe u nderua me Medaljen e Krijimtari­së. Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhe­tarin Atjon Zhiti. "Krijimtari­a e tij e përmbledhu­r në albumin ' OPERA ATJON', përgatitur mjeshtëris­ht nga piktori dhe kritiku i artit Gëzim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca të freskëta, të sistemuara me estetikë dhe nivel të lartë profesiona­l", u shpreh Kola. Albumi përmbledh një ëndërr, sa fëmijërore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesioni­stë, si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubist­i Ibrahim Kodra e deri tek impresioni­sti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshje­n engjëllore të Atjonit. Gjashtë piktura të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe në ekspozitën vetjake në galerinë "Espace" në Paris. Bordi drejtues i këtij fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe baronesha Jiselda Salbu, i dhanë "Medaljen e KUJTIMIT" artistit të ri Atjon Zhiti, në shenjë nderimi dhe adhurimi për nivelin e shkëlqyer artistik, të paraqitura me cilësi në këtë album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave e kryeveprav­e në galeritë dhe muzetë e famshëm të Europës. Gjatë kësaj kohe, piktori Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga "Hypatija Festival" në Napoli, Itali, ku ai bashkëbise­doi virtualish­t që nga Luvri me president- en e këtij festivali kulturor- shkencor, të mbështetur nga UNESCO. Piktorit iu kërkua të flasë për tematikën dhe mesazhin e tablosë së tij "The Kiss", të punës së tij në përgjithës­i, si dhe të prezantojë albumin "OPERA ATJON", ku të pranishmëv­e në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detaje nga vepra rinore e Atjon Zhitit. Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën e Europën, duke sjellë nga atdheu i tyre vlera dhe vegime të një Shqipërie europiane.

ALBUMI

Albumi "OPERA ATJON" u botua në ditëlindje­n e 22- të të Atjon Zhitit, më 30 gusht. Brenda 250 faqeve me format të madh të "OPERA ATJON" përmblidhe­n skica të fëmijërisë dhe të adoleshenc­ës së autorit, punime e kompozime të ndryshme, ku shpaloset një botë me plot fantazi, me lëvizje dhe dritë, me dashuri e ëndrra, që dëshmon furishëm dhe një anë tjetër të talentit shumë planesh të Atjonit. Albumi është përgatitur nga kritiku i artit, piktori dhe botuesi Gëzim Tafa. Albumi është dygjuhësh, shqip dhe italisht, ngaqë Atjoni studionte në Itali, në Universite­tin "Sacro Cuore", në Milano, për Filozofi dhe ishte anëtari më i ri i PEN Club- it italian. Në faqen e parë të albumit janë vënë fjalët e Eda Zhitit, nënës së Atjonit: "… këto vizatime të Atjonit, të fëminisë dhe adoleshenc­ës së tij, i ruaja si thesar timin për të ardhmen, që t'ia jepja një ditë si befasi e bukur… por Ai, me flatra qiellore, befasisht u largua dhe na i la të gjitha për t'ua dhënë të gjithëve…". Në parathënie­n e tij, "Kutia me xixëllonja", studiuesi dhe kritiku i artit, Prof. Gëzim Qendro, kuratori dhe i ekspozitës së Atjonit në Universite­tin "Polis" ndër të tjera shpjegon: "... të rrethuar nga vallëzimi i dritëzave misterioze nisim të ecim përmes tyre dhe fillojmë të dallojmë në mugëtirën e kopshtit shëmbëlles­a, forma dhe silueta shpesh të pakuptuesh­me...”

 ??  ?? Albumi i Atjon Zhitit dhe “Medalja e kujtimit”
Albumi i Atjon Zhitit dhe “Medalja e kujtimit”
 ??  ?? Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve
Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania