Panorama (Albania)

Daut Gumeni, përballë të mirës dhe të keqes sonë

- LEONIDHA MËRTIRI

Intervista e Daut Gumenit, ditë më parë, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Ai është një nga pesë anëtarët e Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit. Një Autoritet ky, me sa duket, deri tani i dështuar, sikurse dhe ngritja e tij që u bë me shumë përtesë. Këtë pohoi Daut Gumeni. Sepse po mbushet viti nga krijimi i tij dhe kurrfarë vëmendjeje për të, në radhë të parë nga Qeveria. Një “harresë” e qëllimshme përballë zgjimit të shpresave se më në fund Dosjet do të hapeshin dhe kjo do të ndihmonte për shkëputjen nga e shkuara. Por dhe Ligji për këtë qëllim, si produkt i politikës, nuk iu përgjigj detyrimit ndaj njerëzve që e hoqën në kurriz këtë të shkuar dhe të afërmve të tyre. Një nen i këtij Ligji, çuditërish­t, sikur është vënë për të mos realizuar atë që duhet. Sepse, sipas tij, lihet në dëshirën e institucio­nit verifikimi i kësaj apo asaj figure. Me fjalë të tjera, të mos zbardhet e zbulohet asgjë për njerëzit që sot janë aktivë në politikë, qofshin këta deputetë, ministra a zyrtarë të tjerë të lartë. Padrejtësi­a e kësaj farë politike, që dominon e deformon dhe në këtë rast, bën që e vërteta të mos dalë kurrë. Për të, për krimin, një hapje reale e dosjeve nuk mund të pranohet.

Daut Gumeni nuk mund të pajtohet me këtë gjendje. Sepse ai pranoi vërtet të futej tani në një “burg” tjetër, në atë të dosjeve të Sigurimit, që duket një dënim i ri, por me aspiratën e shenjtë, për të bërë një shtet demokratik. Për atë që ai luftoi mbi pesëdhjetë vjet më parë, kurdoherë i ndërgjegjs­hëm për çka e priste. Asgjë nuk e ka ndalë atë për të thënë çfarë mendon, koshient për pasojat. Është po ai i djeshmi, kur njëzetetre­vjeçar do t’i merrnin lirinë, tërë rininë e vetë për ta lënë të kyçur një çereksheku­lli në qelitë e tmerrshme të burgut të Burrelit. Zëri i pazbehur i Daut Gumenit trondit realisht, thotë një të vërtetë të dhimbshme për dosjet që nuk po hapen, por dhe për atë fakt të rëndë, që këto dosje janë pastruar me kohë. Duke mos hequr dorë nga kërkesat këmbëngulë­se, ai përsëri është i gatshëm dhe për të dhënë dorëheqje, sepse atë e vret dhe rroga e marrë pa punën e vërtetë. Është e folura e njohur, e zakonshme e këtij njeriu, e drejtpërdr­ejtë, pa doreza. Është më i qetë të iki, sikurse pohon, se sa kur e ngarkojnë me një punë dhe nuk e lejojnë ta bëjë atë. Si mund të jetë ndryshe Daut Gumeni?

Ata që e njohën në ato vite të vështira të tij, sikurse dhe autori i këtij shkrimi, nuk mund të mos kujtojnë atë djalosh me pranga në duar, që me argumentet e shprehura përmes një elokuence të rrallë vinte me shpatulla për muri regjimin e kohës. Po ky është edhe sot, por atëherë fare i ri. Njeri me integritet të pacenueshë­m e ku shpirti i tij krenar, i lirë dhe i paepur i ka bërë gjithnjë udhë afirmimit të vlerave të mirëfillta. Edhe pse kanë kaluar 47 vjet nga ai fundmars i vitit 1970, kur Daut Gumenit iu bë gjyqi i dytë pas atij të parit, në vitin 1967, pa mbushur ende 23 vjeç, si “armik i popullit”, zëri i tij vjen po me atë forcë: “… Pranoj që kurrë nuk ju kam dashur, sepse nuk mund të duash ata që të urrejnë, vetëm sepse thua që ka diell dhe për mua… Populli i uritur nuk mund ta dojë pushtetin që i bie në derë urinë dhe frikën. Se ai lumi juaj i të mirave materiale nuk ka nisur as të pikojë e jo më të vërshojë… Dhe sa për masën e dënimit tim, dëgjojeni popullin, plotësojan­i dëshirën zonjës që foli për të pirë nga profesori një lugë gjak të ngrohtë, digjmëni pastaj, siç u kërkua, në dru të njoma dhe jepini fund kësaj maskarade…”. Kjo është vetëm një copëz nga fjala e tij, pa hequr e pa shtuar asnjë presje, fjalë që do të linin gjurmë të thella te njerëzit në atë sallë të pallatit të kulturës ku zhvillohej gjyqi, por dhe jashtë tij, ku qindra të tjerë e në veçanti nxënës të Daut Gumenit ndiqnin përmes altoparlan­tëve, duke fshehur lotët, zërin e njohur dhe aq të dashur të mësuesit të tyre.

Po ai zë, të cilit për asnjë çast nuk i ka munguar guximi edhe sot si “i burgosur” me dosjet. Tërë jeta e tij ka qenë e tillë, edhe pse me pushtetet nuk i ka pasur mirë punët, të cilët s’kanë hezituar ta ndëshkojnë. Ai nuk mund të bëhet një me ta për shkak të orekseve të tyre, sepse, mbi gjithçka, ka të fortë pushtetin e vet moral. Ndryshe nuk mund të ndodhte dhe të ndodhë me të. Për shkak të represioni­t të para viteve ’ 90, pati njerëz që hynë shkëmbinj në burgje dhe dolën, siç thotë populli, haliça, por Daut Gumeni hyri shkëmb dhe doli shkëmb dhe duke mbetur po i tillë. Servilët, hipokritët, dallkaukët, por dhe njerëz me vetëdije të ulët intelektua­le apo infantilë, pa asnjë lloj kontributi, nuk mund t’i japin frymëmarrj­en e duhur shtetit. Për fat të keq, vetë ky i fundit i afron ata. Vendi, sidomos sot, ka nevojë për njerëz të zotë, me zë, për intelektua­lë si Daut Gumeni, me ndërgjegje të papërlyer, që përballen me sfidat, që flasin e shkruajnë, pa iu trembur padrejtësi­ve, larg amoralitet­it apo dhe konformizm­it.

Këtë bën dhe ai si anëtar i Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, duke i thënë gjërat hapur, pa drojë, duke dhënë dhe problemin dhe zgjidhjen; ndryshimin sa më shpejt të Ligjit, për të cilin folëm më lart, por dhe për atë që njerëzit duhet ta dinë, se çfarë ka ndodhur me Dosjet.

Por ç’ndodhi pas kësaj? Shkruan të nesërmen disa media, siç ndodh rëndom dhe… heshtje në vend të mbështetje­s së pandërprer­ë deri në zgjidhjen e problemeve që ngriheshin në intervistë­n jo të zakonshme të Daut Gumenit, pa folur këtu dhe për memecllëku­n e shoqërisë civile. Dhe akoma më keq, asnjë fjalë nga politikanë­t, por heshtje dhe nga qeveria e parlamenti, i cili e ka zgjedhur vetë Autoriteti­n për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit. Nuk mjafton të tundësh dafinat si qeveri, sepse dy vjet më parë ishe nismëtarja që çove këtë Ligj në parlament dhe pastaj të bëhet ç’të bëhet. Na duhet ky lloj imazhi apo një realitet tjetër? Kemi nevojë për jesmenë apo për intelektua­lë të zotë e që t’i thonë të vërtetat në sy? Këta intelektua­lë duhet të jenë deputetët, ambasadorë­t, akademikët, ministrat, për shkak të kulturës, qëndresës, moralit dhe dashurisë së shprehur me punë, privacione e vepra për një shoqëri të lirë e demokratik­e. O shtet, ti ke nevojë për Daut Gumenë. Dhe përsëri, jo thjesht për imazh, por duke i dëgjuar, për të riparuar defektet e tua mbetëse në këta 27 vjet tranzicion.

Kemi nevojë për jesmenë apo për intelektua­lë të zotë e që t’i thonë të vërtetat në sy? Këta intelektua­lë duhet të jenë deputetët, ambasadorë­t, akademikët, ministrat, për shkak të kulturës, qëndresës, moralit dhe dashurisë së shprehur me punë, privacione e vepra për një shoqëri të lirë e demokratik­e. O shtet, ti ke nevojë për Daut Gumenë. Dhe përsëri, jo thjesht për imazh, por duke i dëgjuar, për të riparuar defektet e tua mbetëse në këta 27 vjet tranzicion

 ??  ??
 ??  ?? Daut Gumeni
Daut Gumeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania