Panorama (Albania)

Raporti i KLSH: Abuzimet në administra­të, 720 milionë euro në dy vjet

“Nga shkeljet buxheti humbet çdo ditë 2,7 milionë euro”

- DORINA AZO

Abuzimet e administra­tës shtetërore me fondet e buxhetit të shtetit për vitet 2014- 2016 kapin vlerën e 720,5 milionë eurove.

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi dje shifrat me abuzimet e konstatuar­a nga auditimet që ka kryer gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik në vlerën e 720 milionë eurove është shkaktuar nga abuzimet në fushën e të ardhurave dhe shpenzimev­e. Sipas KLSH- së, mesatarish­t për çdo ditë të këtij viti buxheti i shtetit humbet 2.7 milionë euro. KLSH konstaton se sektori me më shumë shkelje është riblerja e pronës shtetërore, doganat dhe prokurimet. Për këto shkelje, KLSH ka kallëzuar penalisht 83 zyrtarë dhe ka kërkuar dhënien e 1,014 masave disiplinor­e.

SHKELJET

Shkeljet e konstatuar­a nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik me vlerë 69 milionë euro. Për këtë dëm të konstatuar, KLSH ka rekomandua­r për shpërblim dëmi shumën 5,601.6 milionë lekë. Po ashtu, vlera 2,864.5 milionë lekë është pagesë e kryer nga OSHEE- ja për CEZ A. S., i cili nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerësohet si dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi. “Janë konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performanc­ën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 86,961 milionë lekësh, afërsisht 651,3 milionë euro, nga e cila: 81,244 milionë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 608,5 milionë euro. Dhe 5,717 milionë lekë, afërsisht 42,8 milionë euro, në fushën e shpenzimev­e. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 96,188 milionë lekë ose afërsisht 720,5 milionë euro. Për vitin 2016, rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave ( borxhi tatimor dhe doganor), si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51,175 milionë lekë ose 41% më e lartë se viti 2015”, thuhet në raportin e KLSH- së.

PRONA SHTETËRORE

Abuzimet më të larta janë konstatuar me pronën sh- tetërore, doganat dhe prokurimet. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se 30 për qind e dëmit të zbuluar është zbuluar në riblerjen e pasurisë shtetërore. “Nëse do të analizojmë dëmin sipas sektorëve, vërejmë se niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në administri­min e pronës shtetërore, në vlerën 2,769,696 mijë lekë, ose 30 për qind e vlerës totale të dëmit të zbuluar; dhe në riblerjen e pasurisë shtetërore në vlerën 2,864,592, mijë lekë, ose 31 për qind. Dëmi i konstatuar në realizimin e të ardhurave në dogana është në vlerën 1,752,816 mijë lekë, ose 19 për qind, pasuar me 12 për qind në fushën e prokurimev­e, sektor që mbetet me një risk të lartë, për sa kohë shkeljet nuk lidhen vetëm me dëmin e zbuluar, por edhe me mungesën e efektivite­tit të një sistemi të plotë që siguron prokurimin e mallrave, punimeve dhe shërbimeve. Administri­mi i pronës shtetërore është zona më me risk dhe tregon se keqadminis­trimi ka vijuar, pa reflektuar përmirësim apo përgjegjsh­mëri menaxheria­le në këtë sektor”, shpjegohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

KALLËZIMET PENALE

Për periudhën janar– shtator 2017, KLSH ka depozituar në organet e Prokuroris­ë 29 kallëzime penale, nga të cilat 10 dosje janë për vlerësim. Numri i personave të kallëzuar penalisht në këto kallëzime penale arrin në 83. Në total, për periudhën 2012- 2017, institucio­ni ka dërguar në Prokurori për abuzime flagrante me fondet publike 229 raste, ose mesatarish­t një kallëzim penal në javë apo një kallëzim në çdo tri auditime, ose 1.5 herë më shumë se numri i kallëzimev­e penale për 10 vitet e marra së bashku, 2002- 2011.

 ??  ?? Bujar Leskaj
Bujar Leskaj
 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
 ??  ?? Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania