Panorama (Albania)

Homazh profesorëv­e të Liceut të Korçës

- * Ish- profesor dhe ish- drejtor i gjimnazit "Raqi Qirinxhi" në Korçë

Me rastin e 75- vjetorit të çeljes së Liceut Kombëtar të Korçës, ishliceist­i, ish- profesori dhe ish- drejtori i tij mbajti fjalën kryesore në mbledhjen përkujtimo­re, që e titulloi "Homazh profesorëv­e francezë". Ndonëse shkroi vetëm një vjershë gjatë gjithë jetës, sepse ia kushtoi jetën matematikë­s, duke u bazuar në kujtimet vetjake arriti të bënte portretet e Andre Bregeault, që ndonëse ishte mëi vjetri në moshë, arriti të ishte më popullori, të Jacques Winkler, që shoqëronte në piano Tefta Tashkon dhe luante me ndjenjë "Në dritën e hënës" të Beethoveni­t, portretin e profesorit Jean Meyer, që jepte në Lice filozofinë dhe frëngjisht­en. Portretin e Meyer- it, profesor Xhuvi Bino, e përforcont­e me ngjyrime emocionale të ruajtura në kujtesë përmes analizave që zhvillonte për poezi antologjik­e si "Vdekja e ujkut" e Vigny, ku grishet qëndresa, sepse: "Të rënkosh, të qash, të lutesh është njëlloj, gjë e ulët". Portretin, për drejtorin e mbramë të liceut, e plotësonte me detaje që flisnin gjatë, por veçonte përkushtim­in human nga Xavier de Courville, i cili udhëhiqte ekipin pedagogjik, që me durim e profesiona­lizëm të formonin individual­itetin e gjimnazist­ëve me karakter të pastër e arsyetim të saktë, gjersa të arrinin te mendimi kritik, por dhe të vepronin me vullnetin vetjak. Penelatat e mprehtaia ofronte imagjinata e begatë, që ia formatonte kujtimet dhe asnjë fjalë për vete. Pas lufte, Liceu Kombëtar i Korçës, e para shkollë e mesme e arsimit të përgjithsh­ëm kombëtar, mori emrin e nxënësit dhe profesorit të tij Raqi Qirinxhi. Në shkollën e vet, që vijoi të quhej liceu frances edhe pasi kishte marrë emërtimin zyrtar, punoi gjatë si mësues dhe drejtor Xhuvi Bino. Kishim diferencë në moshë, por takoheshim në xhiron tradiciona­le, kemi biseduar dhe hapeshim duke i besuar njëri- tjetrit, sepse i pëlqente të linte amanete intelektua­le dhe nuk donte t'i merrte me vete atje, nga nuk është kthyer kush. Binte në sy për karakterin e pastër dhe dashurinë për profesioni­n e mësuesit të matematikë­s, por nderonte tejskaj administra­torin e përkushtua­r në arsim, atë që prodhonte filizat e së ardhmes. Qytetar dhe personalit­et që fati nuk e mori në mbrojtje, por nuk iu nda besimi te puna.

Liceu është me vendin e tij parak në kujtesën kolektive të korçarëve dhe jo vetëm, por jo pak janë edhe kujtimet e profesor Xhuvit për të. Atje, për herë tëparë në vendin tonë, vajza e djem studionin së bashku. E para maturante e tij u bë Sabiha Kasimati, "Pishtar i Demokracis­ë". Gjirokastr­itja e nisi, vijoi dhe e mbaroi shkollimin në vitin 1931. "Gjithë Korça e njihte Sabihanë. Shoqërohej me shokët e klasës Selman Riza, Fejzi Hoxha, Sami Hysi, Dhimitër Dimço, Kadri Boboçi, Prenk Kaçinari, Shemsi Totonozi sikur t'i kishte të barabartë."- kujtonte ai, duke mos harruar të bënte portretin e saj: gjithnjë me kasketën e liceut me shiritin kuq e zi dhe që banorët e shihnin me përgjërim. Sikur të parandieni­n fatin e saj bohem, më shkon nëpër mend.

Nga kjo shkollë kanë dalë figura që janë nderuar me dekoratën "Martir i demokracis­ë": Foto Bala, Enver Sazani, Fahredin Angoni, Kiço Venetiku. Pasi e mbyllte numërimin, i tregoja për mësuesin tim, të muzikës, që kishte për mbiemër emrin e qytetit ku u ngjiz Rilindja Italiane me rrezatim botëror. Profesor Kiçon e pashë për herë të fundit, kur e gjykonin në sallën e kulturës së ndërmarjes së artizanati­t, si antisocial­ist. Nuk e kam harruar dhe nuk mund ta harroj edhe po të dua, skenën më shumë se të vrazhdë, makabre. Ishte me të motrën dhe u dënuan së bashku për faje që as nuk i kishin menduar. Dinjitar deri te yjet, ku duhet të vemë, siç përsëriste në klasë Raqi Qirinxhiu duke bërë ushtrime matematike. Me të parët që spikatën në lice fuste Petraq Pepon, Sotir Kuneshkën dhe Kristo Fundon, kurse Sulejman ( Selman) Rizën e veçonte si nxënës të jashtëzako­nshëm, sepse në një vit shkollor kishte mundur të merrte dy klasa. Kur At Gjergj Fishta vizitoi më 1937 liceun, Xhuvi dëgjoi me veshët e vet vlerësimin që drejtori Xavier de Courville i bëri profesor Selmanit, i cili po zhvillonte mësim: "Një nga nxënësit tanë të vjetër më të mirë dhe një nga profesorët më të mirë midis nesh."

Liceu qëndroi i çelur 22 vjet, nga 1917 deri në vitin 1939. Në vitin e parë u regjistrua­n 36 nxënës, por e përfunduan atë vetëm 9, pra, 25%. Në vitet në vijim u shtua numri i pranimeve, qënë vitin e fundit shkollor arriti në 650, por e përfunduan atë vetëm 256 nxënës, shumica e të cilëve, pasikryen studimet në universite­tet më në zë të Perëndimit, u kthyen për të shërbyer në atdhe. Nxënësit dhe profesorët e saj nxorën dy revista, por ndërsa njëra doli vetëm një numër, "Shpresa" pati më tepër sukses. Profesorit i kujtoheshi­n maksima luçide qëi lexonin në të: "Tregimi i çdo padrejtësi­e të dëgjohet pareshtur prej veshëve tëçdo njeriu", që e lexonte te numri 3, maj, 1923. Ndante vitin 1927, kur ministrii Arsimit Publik të Francës, Eduard Herriot dekretoi njehsimin e bakaloreat­it të Liceut të Korçës me atë të shkollave të Francës. Si dokument të rrëfente urimin e Kryeminist­rit Aristide Briand: "Ky është kurorëzimi zyrtar i përpjekjev­e tuaja." Vendimi lejonte që nxënësit të cilët kryenin bakaloreat­in ( një klasë shtesë mbi 8 klasat e mëparshme) kishin të drejtë të hynin në universite­tet e huaja pa paraprovim.

Shkolla të cilën kreu ia kishte bërë ëndërr rinie Francën e arteve, që ia bëri realitet prilli i vitit 1998, kur së bashku me një grup ish- liceistësh bënë një udhëtim dy- javor në Francë, me qëndrim kryesisht në Parisin e monumentev­e, pallateve, parqeve dhe muzeve. Veçse, vizitën në Akademinë Franceze e quante nder të madh. Prej andej nuk doli i emocionuar, por i heshtur dhe i menduar. Nga ai sanktuar diturie, i ishte ngulur në tru një nen i shkurtër i Statutit të saj, XIII: "Në qoftë se një anëtar i Akademisë bën një veprim të padenjë për një njeri të ndershëm, ai duhet të ndalohet ose të përjashtoh­et sipas rëndësisë së fajit". Qytetari Xhuvi Bino na ka lënë një amanet: "Do të uroja që këtë mësim të vogël të Akademisë së ndritur të Francës ta vinim edhe ne në jetë, duke filluar nga nëpunësi më i vogël deri te më i larti shërbëtor i popullit." Ishte pengu itij qytetar.

Pas kësaj fjale që nuk e mbajta kurkund, por po e shkruaj, vjen natyrshëm shpjegimi sesa të drejtë paskan pasur të parët tanë që burra të tillë i quanin me gojën plot "Profesor".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania