Panorama (Albania)

Basha: Rekord i zi i Parlamenti­t, s’u hoq imuniteti

Rama i përgjigjet: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë...

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer Parlamenti­n në shërbim të narkoshtet­it RamaTahiri. Në fjalën e tij në Parlament, Basha ka deklaruar se Kuvendi vendosi një rekord të zi, duke hedhur poshtë kërkesën e Prokuroris­ë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Kreu i opozitës tha se që nga viti 1994 e në vazhdim u është hequr imuniteti 24 deputetëve. “Sot ky Kuvend ka vendosur një tjetër rekord të zi. Është hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e Prokuroris­ë për heqjen e imunitetit të një deputeti. 24 deputetëve rresht, Kuvendi i Shqipërisë u ka hequr imunitetin pa asnjë përjashtim nga viti 1994. U është hequr politikanë­ve më të lartë të vendit, të majtë e të djathtë, në pushtet dhe në opozitë. U është hequr nga shumica të majta, u është hequr nga shumica të djathta, u është hequr për akuza të rënda, për akuza më të lehta e madje edhe qesharake”, ka thënë Basha. Kreu i opozitës ka rrëfyer gjithashtu dhe një rast që, sipas tij, deputetët e PS janë bërë milionerë në një kohë të shkurtër. “Mbrëmjen e ditës kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Saimir Tahirit, dy miq të mi të huaj darkonin në një nga lokalet më luksoze të Tiranës. Për çudinë e tyre, por jo timen, dy tavolinat e vetme të zëna në restorant kishin në tryezë deputetë socialistë. Në njërën, një deputet socialist, në një shoqëri të hareshme, me puro të rralla kubane dhe kon- jak të zgjedhur. Në tjetrën një ish- ministër i yti darkonte me verë që kushtonte më shtrenjtë se rroga minimale në Shqipëri. Dy deputetë, pothuajse tërë jetën rrogëtarë të shtetit, në jetën e tyre nuk e kishin parë këtë luks, por që sot jetojnë si sheikë mes vendit më të varfër të Europës. Kjo është e vërteta tjetër e votës suaj sot”, tha dje ai. Në kundërpërg­jigje, Rama ka ironizuar demokratët për qëndrimet e tyre, ndërkohë që deputetët e PD dhe LSI kanë braktisur sallën në momentin që kreu i PS ka marrë fjalën. “O Selman i vëllait, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zu i njëjti hall. As kam kë qaj, as kam si ju qaj, për hir të së vërtetës, përveçse duke ju thënë këtu në sy diçka që jua kam thënë edhe më parë e që natyrisht vlen të përsëritet për ata që na dëgjojnë: Kush i bën shqiptarët për budallenj, në fund e ha! Mos vazhdoni t’i bëni shqiptarët për budallenj, se keq e më keq do shkoni dhe keq e më keq do paguani. Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë, gabon dhe në fund fare paguan. Keni gabuar më parë e keni gabuar edhe më vonë. Keq e më keq keni paguar”, ka thënë Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania