Panorama (Albania)

SHBA për Tahirin: Askush s’duhet të gëzojë imunitet nga ligji, mbështesim prokurorët

Yee: Nuk besojmë se individët duhet të shënjestro­hen pse i takojnë një partie politike, mbështesim Qeverinë që jep shembullin

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin prokurorët e gjyqtarët në Shqipëri dhe i inkurajojn­ë ata që të bëjnë hetime, si dhe të japin dënime qoftë edhe në nivelet më të larta të administra­tës.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zv. ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i pyetur për rastin e ish- ministrit Saimir Tahiri, deklaron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Sipas Yee, qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstroj­ë para qytetarëve se është e përkushtua­r të luftojë korrupsion­in. “Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individual­e, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administra­tës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestro­hen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstroj­ë para qytetarëve se është e përkushtua­r të luftojë korrupsion­in, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë… dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsion­in”, deklaroi Yee.

DREJTËSIA Zv. ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit shprehet i kënaqur për mbështetje­n që SHBA- të i kanë dhënë Shqipërisë për të realizuar Reformën në Drejtësi. Yee thekson se reformat janë një nga kushtet kryesore që Shqipërisë i duhet për të hyrë në BE dhe për realizimin e tyre, vendi do të ketë mbështetje­n e vazhdueshm­e të SHBA- ve. “Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuoj­në në reformat, përfshirë këtu edhe Reformën në Drejtësi. Bashkërish­t me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislaci­onin, të miratojë ndryshimet kushtetues­e, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishm­e vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se reformat janë një nga kushtet kryesore për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Yee. Zv. ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit deklaron se SHBA- të po japin ndihmë përmes ekspertizë­s teknike, financiare, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të kryejnë siç duhet punën e tyre. “Në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, e po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsion­it... Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Së këndejmi, jemi duke ofruar drejtpërdr­ejt ndihmën tonë, ekspertizë­n teknike, ndihmën financiare në ndërtimin e strukturav­e, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëv­e, për t’i ndihmuar që të kryejnë punën e tyre”, u shpreh Yee.

 ??  ?? Zv. ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee
Zv. ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania