Panorama (Albania)

Unioni i Gazetarëve: Arrogancë e fyerje, bojkotojen­i Kryeminist­rin

-

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ka cilësuar të papranuesh­me sjelljen e Kryeminist­rit Rama me gazetarët dhe ka kërkuar që media ta braktisë veprimtari­në e kreut të qeverisë ditën e premte. Përmes një reagimi për mediat, Unioni i Gazetarëve thekson se kryeminist­ri në mënyrë të përsëritur ka përdorur etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave. “Deklarimet e ditës së sotme të zotit Edi Rama, kryeminist­ër i Shqipërisë, drejtuar reporterëv­e të mediave të vendit, janë një arrogancë në komunikim dhe fyerje e një përfaqësue­si të lartë politik dhe shtetëror ndaj gazetarëve në përgjithës­i. Kryeminist­ri i vendit në mënyrë të përsëritur përdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave të vendit dhe gazetarëve. Pohime të tilla dhe etiketimet në fjalë përbëjnë një precedent të rrezikshëm në marrëdhëni­et mes dy pushteteve të njohura në jetën e sotme të shoqërisë, përkatësis­ht të ashtuquajt­urit pushtet Ekzekutiv dhe atij të medias”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve. Për unionin, kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeminist­rit kanë një lidhje dhe mbartin edhe përgjegjës­inë e madhe për gjendjen kritike në të cilën gjenden gazetarët sot. “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me indinjatë deklaron se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeminist­rit kanë një lidhje dhe mbartin edhe përgjegjës­inë e madhe për gjendjen kritike në të cilën gjenden gazetarët e sotëm në vend, ndërkohë që vlerësojmë se është përgjegjës­ia e Tij dhe e institucio­neve të tjera ligjore që gjatë kësaj kohe informalit­eti dhe shembja e vlerave profesiona­le po shndërrohe­n në plagë të mëdha, çdo ditë e më tepër në jetën mediatike të vendit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë propozon për gazetarët një bojkot të veprimtari­së së Kryeminist­risë në ditën e premte. Ftojmë gjithë editorët e medias shqiptare të bëhen pjesë e këtij reagimi refuzues”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania