Panorama (Albania)

Deville: Budallallë­k çështja e përkthimit të drafteve të Vetingut

Ish- kreu i EURALIUS: Reforma në Drejtësi një vit me vonesë, ka humbur vëmendja

-

Ish- drejtuesi i Misionit EURALIUS, Rainer Deville, tha dje se akuzat për përkthim gabim të draftit të vetingut nga ana e Misionin të BE- së ishin një budallallë­k.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Rainer Deville vëren se Reforma në Drejtësi nuk ka ritmin e mëparshëm dhe se për këtë duhen vendosur prioritete. Vonesat në veting, sipas Deville, kanë sjellë një vit vonesë në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Edhe drejtuesi i zyrës së fondacioni­t “Konrad Adenuaer”, Walter Glos, tha se në këtë moment kur janë miratuar të gjitha draftet, nuk duhet të ketë më ngadalësi dhe kjo do të përshpejto­nte punën.

Cili është mendimi juaj për ecurinë e Reformës në Drejtësi? Ju thatë se ajo është ngadalësua­r, përse?

Rainer Deville: Qëllimi i seminarit ishte pikërisht për këtë, se si ne mund të punojmë që reforma të ecë përpara dhe të shpejtohet. Nga analizat që janë bërë del se shpejtësia e Reformës në Drejtësi lidhet me vetingun, i cili ende nuk ka nisur të zbatohet. Në vitin 2017, progresi i reformës nuk ka qenë aq i madh dhe bindës, sa në vitin 2016. Vëmendja për Reformën në Drejtësi ka humbur dhe ngjarje të tjera kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Procesi ka një vit vonesë dhe nuk ka filluar ende si duhet, edhe pse tani duhet të ishte drejt fundit. Kini parasysh se kjo reformë nuk i përket vetëm një partie, kjo i përket gjithë politikës dhe qytetarëve.

Walter Glos: Po ta shohim nga këndvështr­imi politik, do të shohim se nga vjeshta e kaluar ka pasur dhe një ngërç politik, ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e kanë qenë në njëlloj ballafaqim­i dhe mungese bashkëpuni­mi. Sepse ndërlidhen këtu edhe çështjet profesiona­le, bashkë me zhvillimet politike. Ajo që doli në seminarin e sotëm lidhet me institucio­net. Sikurse e tha zoti Deville dhe profesor Hoxha, janë krijuar strukturat, ligjet kanë hyrë në fuqi, këto duhet të përcillen në institucio­ne që të nisë puna. Në këtë moment nuk duhet të ketë më ngadalësi dhe kjo do të përshpejto­nte punën.

Cili institucio­n duhet ta shtyjë më tutje këtë reformë, sepse Parlamenti e përfundoi punën e tij?

Walter Glos: E para, krijimi i institucio­neve dhe vendosja e tyre në punë, krijimi i hapësirave që u parashikon ligji, kjo është ajo që duhet bërë. Pa dyshim dhe politika sa i takon, duhet t’i mbështesë. Edhe në seminar u theksua se secili, sa i lejon legjislaci­oni, duhet të bëjë punën e vet. Sigurisht që është e rëndësishm­e që të përcaktohe­n prioritete, sikundër e përmendi dhe zoti Deville në fjalën e tij, është shumë e rëndësishm­e që të ketë një plan operativ me afate se kur duhet të bëhet një gjë dhe kur një gjë tjetër.

Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua Gjykatës Kushtetues për disa probleme që sipas tyre kishte ligji i vetingut e që lidhet me shkeljen e të drejtave të njeriut. A i cenon vetingu këto të drejta?

Rainer Deville: Ligji i vetingut u bë sipas standardev­e ndërkombët­are dhe në bashkëpuni­m me Komisio- nin e Venecias dhe është e pamundur që ai të cenojë dhe të prekë të drejtat e gjyqtarëve. Sigurisht që këtë duhet ta thotë Gjykata Kushtetues­e, por sipas pikëpamjes sonë, nga përvoja ndërkombët­are, në bashkëpuni­m me Komisionin e Venecias, kjo është futur si proces i pazakontë, por ne jemi të bindur se nuk i cenon.

Zoti Deville, ju u larguat nga drejtimi i Misionit të EURALIUS- it në momentin më deciziv të reformës. Ishte kjo si pasojë e ndonjë gabimi të bërë nga misioni, siç ishte rasti i përkthimit të draftit?

Rainer Deville: Përkthimi s’ka të bëjë fare me këtë gjë. Ky është një budallallë­k. Sepse ne nuk jemi marrë fare me përkthimin. Ka pasur shumë versione të ligjeve dhe kur ne i përgatisni­m ato, na vinin shumë drafte që edhe ne përkthenim, por nuk ishim ne zyra e përkthimit. Ndoshta dikush mori një version përkthimi pa e kontrollua­r, pa e verifikuar me të tjerët dhe e përdori atë. Kjo ishte gjithë historia e përkthimit.

Pati dhe akuza që u adresuan edhe ndaj EURALIUS- it në atë periudhë...

Rainer Deville: Nuk ishte ndonjë sulm personal ndaj meje, kjo ishte pjesë e peizazhit mediatik shqiptar.

Walter Glos: Por nuk ishte kjo arsyeja pse zoti Deville erdhi sot, arsyet ishin krejtësish­t të tjera. Ne jemi një fondacion politik, jemi më afër politikish­t edhe me Unionin Kristiande­mokrat, por ne punojmë dhe japim kontributi­n tonë në mënyrë që CDU, por dhe Grupi Parlamenta­r dhe koalicioni qeverisës CDU- CSU në një moment të marrë vendimin e duhur për Shqipërinë. Ne duam që mendimi dhe kontributi ynë të jenë i një niveli të lartë, në aktivitete­t që zhvillojmë, duke ftuar përfaqësue­s shqiptarë dhe të huaj, e pamë të udhës që të sjellim doktor Deville që të japë mendimin e tij për Reformën në Drejtësi.

 ??  ?? Walter Glos dhe Rainer Deville
Walter Glos dhe Rainer Deville
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania