Panorama (Albania)

Drejtuesja e Vetingut: Do të jetë një derë e hekurt ndaj politikës

-

Instituti i Studimeve Politike, me mbështetje­n e fondacioni­t gjerman “Konrad Adenauer” zhvilloi një tryezë ku të pranishëm ishin ish- shefi i Misionit EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville, i ardhur posaçërish­t nga Gjermania për këtë tryezë, profesor Artan Hoxha, dekan i Fakultetit Juridik në Universite­tin e Tiranës, Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të Apelimit, si dhe përfaqësue­s të politikës, medias dhe studiues. Tryeza u zhvillua pas monitorimi­t nga Instituti i Studimeve Politike të ecurisë së Reformës në Drejtësi gjatë vitit 2017, ku janë parë aktet e miratuara ligjore, roli i Parlamenti­t dhe i institucio­neve të drejtësisë etj. Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, tha se në krye të institucio­nit të ri të drejtësisë nuk do të lejojë ndërhyrjet e politikës. “Sa të jem unë në krye të këtij institucio­ni, nuk do të lejoj ndërhyrje politike. Do të jetë një derë e hekurt ndaj politikës. Nëse do të shohim sikur edhe lëvizjen më të vogël, ne kemi të drejtë të mbledhim Komitetin e Disiplinës dhe të marrim masat që na lejon ligji. Jam shumë optimiste se procesi do të ecë pozitivish­t, sepse këtë e kërkojnë shqiptarët”, tha Mulaj. Puna përpara institucio­neve të reja të drejtësisë, sipas saj, nuk do të jetë e lehtë. “Unë jam e bindur se beteja që kemi përpara është shumë e vështirë. Do të përballemi me sulme, me përbaltje që nuk do të na kursejnë as personalis­ht, por asgjë dhe askush nuk do të mund të na ndalë në këtë përballje etike për të sotmen dhe të ardhmen e një Shqipërie të drejtë dhe të ndershme”, tha Mulaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania