Panorama (Albania)

Shoqata e Bashkive kundër taksës së pronës: Rëndohen qytetarët

-

Shoqata e Bashkive është kundër taksës së re të pronës. Drejtori ekzekutiv i shoqatës, Agron Haxhimali, tha për gazetën se taksa e re rëndon më shumë qytetarët dhe kjo do të vështirëso­jë arkëtimin e saj. Shoqata e Bashkive ngre edhe shqetësimi­n se vetë bashkitë janë të papërgatit­ura për ta arkëtuar taksën e re. “Ne si shoqatë jemi dakord të kemi një sistem modern të taksave, por për momentin ne e kemi kundërshtu­ar pasi kjo taksë do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve. Çdo qytetar që deri sot paguante një taksë fikse 1 euro në muaj apo 1 mijë lekë të vjetër në muaj, sot do të paguajë dyfishin, trefishin apo katërfishi­n e kësaj shume që paguan tani. Do të thotë, një shtëpi në Tiranë, që ka vlerën 100 mijë euro, një qytetar sot ka paguar 10- 15 euro në vit, në vitin 2018 do të paguajë 50,70100 euro në vit. Pra, sipas zonave taksa është dyfishuar, trefishuar apo katërfishu­ar. Duke qenë se kjo taksë rritet, do të jetë e pamundur të paguhet nga qytetarët për shkak të gjendjes ekonomike”, u preh Haxhimali. Për shoqatën e bashkive, shqetësim mbetet edhe arkëtimi i taksës së re, pasi bashkitë janë të papërgatit­ura për arkëtimin e saj. “Superstruk­tura administra­tive e pushtetit qendror nuk është e përgatitur, ka mjaft institucio­ne qeveritare, Hipoteka, ALUIZNI, Entet e Banesave, pra ka një konglomera­t institucio­nesh. Këto që kanë të bëjnë me çështjen e pronave janë vetë të papërgatit­ura për t’i hyrë kësaj prone, sepse nuk kanë një inventarë të qartë se kujt u përkasin pronave. Edhe bashkitë nuk janë aq të konsolidua­ra sa të administro­jnë këtë taksë prone siç duhet”, tha Haxhimali.

 ??  ?? Agron Haxhimali, Shoqata e Bashkive
Agron Haxhimali, Shoqata e Bashkive

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania