Panorama (Albania)

Analiza e ISSH, lehtësohen procedurat për pensionet

Hado: Dokumentet do të tërhiqen nga punonjësit elektronik­isht

-

Për të lehtësuar punën e qytetarëve, një pjesë e dokumentev­e për pension nuk do të dorëzohen më dorazi.

Do të jenë punonjësit e zyrave rajonale të sigurimeve shoqërore ata të cilët do të mbulojnë këtë praktikë, duke i siguruar këto dokumente përmes sistemit elektronik.

DOKUMENTET Kështu, qytetarëve nuk do t’u kërkohen më të gjitha llojet e certifikat­ave që gjenerohen nga regjistri i gjendjes civile apo dokumente që gjenerohen nga vetë strukturat e sigurimeve shoqërore. Në këtë listë është përfshirë edhe dëshmia e penaliteti­t, e cila po ashtu nuk do të kërkohet më. Sipas kreut të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, qytetarët zhvishen nga kjo barrë, ndërsa përgjegjës­ia bie mbi punonjësit, të cilët duhet t’i tërheqin ato në rrugë elektronik­e. “Masave të ndërmarra nga ISSH në këtë drejtim, tashmë i janë shtuar edhe heqja e një serë dokumentes­h, që deri para pak kohësh merreshin personalis­ht nga qytetarët. Duke pasur në fokus pikërisht këta fundit, janë marrë të gjitha masat që çdo punonjës në zyrat e ALSSH- ve dhe DRSSH- ve të tërheqë në mënyrë elektronik­e këto dokumente, duke eliminuar në maksimum ecejaket për aplikuesit”.

KONTRIBUTE­T Veç përmirësim­it të cilësisë së shërbimit, në fokus të analizës 9- mujore të ISSH- së ishte edhe plani vjetor i të ardhurave. Hado kërkoi nga drejtorët rajonalë të mbushin arkën, duke vënë në plan të parë skemën e kontribute­ve nga të vetëpunësu­arit në bujqësi, ashtu edhe kontribute­t vullnetare për efekt pensioni. “Pavarësish­t se treguesit financiarë për këtë vit janë në nivele të kënaqshme, të gjitha strukturat e drejtorisë së kontribute­ve në ISSH duhet të vazhdojnë me intensitet punën që të realizohet plotësisht plani i të ardhurave nga sigurimi i të vetëpunësu­arve në bujqësi dhe atij vullnetar”, shtoi kreu i ISSH- së. Në nivelin e pagës minimale, e cila aktualisht është 24 mijë lekë në muaj, shuma e kontribute­ve ka shkuar 6696 lekë. Ndërsa për të vetëpunësu­arit, 7150 lekë çdo muaj. Rritja e pagës minimale është reflektuar edhe në faturën vjetore që të vetëpunësu­arit në fshat detyrohen të paguajnë për efekt pensioni, kështu nga 38.400 lekë në vit që kanë paguar deri më tani, do të paguajnë 42.168 lekë. Ndërsa ata të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të periudhës së sigurimit për të përfituar pension, mund të kryejnë pagesa kontribute­sh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespond­ojnë periudhave para plotësimit të moshës për pension. Për këto periudha do të paguhet sipas masës së kontributi­t të përcaktuar për vitin kur do kryhet pagesa. Sipas ISSH, jemi ende në kushtet e influencës së ligjit të faljes së kushtëzuar të kamatëvone­save dhe për çdo pagesë të kryer për sigurim periudhash të mëparshme, nuk llogaritet dhe nuk aplikohet kamatëvone­së.

 ??  ?? Gjatë analizës në ISSH
Gjatë analizës në ISSH
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania