Panorama (Albania)

Veliaj: Të përgatitur për rastet e emergjenca­ve

-

Bashkia e Tiranës ka ngritur pritën e parë për t’i bërë ballë stinës së dimrit dhe reshjeve të shiut, të cilat janë të zakonshme gjatë periudhës së ftohtë. Një fond i posaçëm ushqimesh dhe veshmbathj­esh për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në raste emergjenca­sh. Kryebashki­aku Erion Veliaj tha se deri më tani janë marrë masa për të përballuar 200- 300 raste problemati­ke. Ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve apo shoqatave të ndryshme që të kontribuoj­në me aq sa munden për ta përgatitur qytetin akoma më mirë, por edhe për ta bërë Tiranën një qytet më social. “Nuk mjafton të jesh biznes i suksesshëm, nëse këtë sukses nuk e ndan, sidomos në ditën e nevojës, me ata që janë në situatë të vështirë. I falënderoj me zemër për bujarinë e tyre dhe për faktin që rezervat e qytetit të Tiranës janë gjithmonë plot. Teksa përballojm­ë nevoja të ndryshme, gjithmonë rifurnizoh­emi për t’u siguruar që dita e nevojës na gjen në gatishmëri të plotë”. Teksa vlerësoi punën e mirë që u bë gjatë dimrit që shkoi për menaxhimin e situatave të emergjenca­ve civile, ku 200 qytetarë në situatë rruge gjetën një strehë të ngrohtë dhe ushqim pranë qendrave sociale të bashkisë, Veliaj kërkoi bashkëpuni­min e qytetarëve që të ndihmojnë këdo që është në vështirësi. Paralelish­t me përgatitje­t për situatat emergjente që mund të krijohen si pasojë e reshjeve të shiut apo temperatur­ave të ulëta, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për parandalim­in e përmbytjev­e në zonat pranë lumenjve. Kreu i bashkisë nënvizoi se ndërmarrje­t janë duke pastruar nga inertet kanalet dhe lumenjtë, ndërsa paralajmër­oi vijimin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar mbi kolektorë. “Përveç përgatitje­s për emergjenca­t, të gjithë e kanë vënë re se gjatë verës kemi bërë punë në infrastruk­turë, duke pastruar lumin e Lanës, kemi hequr qindra tonë inerte, kemi pastruar kanalet e ujërave të zeza në pritje të shirave, te Lumi i Tiranës kemi bërë prishjet e fundit për të mbyllur barrierat e për t’u siguruar që në shirat e ardhshëm të mos kemi ujë që futet nëpër lagje. Do të vazhdojmë me prishjet e ndërtimeve pa leje, sidomos mbi kolektorë, për të dhënë edhe një mesazh që tahmaja e një njeriu nuk mund të kthehet në fatkeqësi për 1 milion të tjerë”, theksoi Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania