Panorama (Albania)

RENEA në Lezhë, arreston 30 veta dhe nipin e Arben Ndokës

Danjan Ndoka, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

- LEZHE

Policia e Lezhës, në bashkëpuni­m me forcat speciale RENEA, ka arrestuar 31 persona, mes të cilëve të arrestuar në flagrancë dhe persona të shpallur në kërkim.

Përveç kësaj, janë referuar në prokurori 30 persona të tjerë të akuzuar për pastrim parash, të cilëve u janë sekuestrua­r prona me vlerë 872 mijë euro. Rezultatet e operacione­ve i bëri publike vetë kreu i Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku, në një konferencë për mediat. Çeliku u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë veprimtari­të kriminale, duke garantuar se do të ketë reagim të shpejtë nga ana e Policisë, e cila tha se me mbështetje­n e partnerëve do të përmbushë detyrën për një vend më të sigurt. Mes të arrestuarv­e është dhe Danjan Ndoka, nipi i ish- deputetit Arben Ndoka. 20- vjeçari u prangos pasi është i dyshuar për tri atentate me armë zjarri, por edhe për atë të ndodhur pak ditë më parë me dy të plagosur në Shëngjin. Për ngjarjen e fundit, Policia bëri të ditur se e ka ende në hetim, ndërsa renditi atentatet e tjera për të cilat ai u kap pas një aksioni të RENEA- s. Çeliku tha se përveç personave të arrestuar, janë sekuestrua­r 385 kg kanabis sativa dhe 12 automjete. Sa i takon ndalimit në Danjan Ndokës, Çeliku u shpreh se, në momentin e ndalimit nga forcat policore, iu gjet një pistoletë e markës “Smith Wesson” me 6 fishekë. Kreu i Policisë Lezhë bën me dije se për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “vrasje me dashje kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë”, “plagosje e rëndë me dashje”, “armëmbajtj­e pa leje”. Kjo masë sigurie u vendos pasi në shtator të 2014- s, në afërsi të katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpuni­m me persona të tjerë, ka tentuar të vrasë shtetasin F. N. Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me vendimin penal datë 28.06.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “plagosje e lehtë me dashje”. Kjo masë sigurie është vendosur pasi, më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D. Gjithashtu, Danjan Ndoka është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrad­ë “Range Rover”, me drejtues shtetasin B. L.

 ??  ?? Kreu i Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku
Kreu i Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku
 ??  ?? Danjan Ndoka dje gjatë shoqërimit në komisariat
Danjan Ndoka dje gjatë shoqërimit në komisariat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania