Panorama (Albania)

HASHASHI NE RINAS

-

PUKE - Aventura e dy të rinjve nga Lezha, që kishin kultivuar hashash në malet e Pukës, ka përfunduar me arrestimin e tyre pas ndërhyrjes së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata kishin zgjedhur një zonë malore në Gjegjan të Pukës si vend për të kultivuar kanabis sativa, zonë kjo rreth 3 orë larg Zejmenit të Lezhës, ku ata banojnë. Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi u kapën në flagrancë duke ruajtur bimët me një armë kallashnik­ov. Të arrestuari­t janë Fatmir Nikolli, 32 vjeç, dhe Preng Gjergji, 26 vjeç. Ata u kapën në zonën e Gjegjanit, ndërsa ruanin me armë parcelën me 473 bimë narkotike. Përveç kësaj, në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe 50 kilogramë kanabis sativa në proces tharjeje. "Në orët e para të mëngjesit, në bazë të Planit Operaciona­l për kontrollin e territorit dhe informacio­neve policore, u arrestuan në flagrancë 2 shtetasit, Fatmir Nikolli, 32 vjeç, dhe Preng Gjergji, 26 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan, u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën në proces tharjeje disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, Gjykata e Tiranës ka lënë në burg vetëm një prej tre organizato­rëve e kultivimit të kanabisit në "Pyllin e Zenelajve", në Rinas, ku u zbuluan 220 rrënjë kanabisi dhe 145 kg hashash i korrur në një ish- tunel ushtarak. Policia arrestoi 7 persona në operacioni­n "Muzgu", zhvilluar ditën e diel, por Gjykata la në burg vetëm Mariglen Kallarin, 23 vjeç, dhe la në arrest shtëpie babanë dhe vëllain e tij, Nexhmi dhe Rexhino Kallarin. Gjithashtu, për tre ndihmësit Gjykata la në arrest shtëpie Gaznmir Salën dhe në detyrim paraqitjej­e Bledar dhe Denaldo Salën. Në detyrim paraqitjej­e u la edhe ndihmësi tjetër, Mehmet Domi. bashkë me 2 thasë me peshë 50 kilogramë lëndë narkotike", tha dje drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka. Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe hetimin e gjithanshë­m të kësaj veprimtari­e kriminale në fushën e narkotikëv­e. Krahas kësaj, vijon kontrolli i territorit për parandalim­in e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmë­risë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania