Panorama (Albania)

Dëmi prej 5 miliardë lekësh shtetit shqiptar

-

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e djeshme të dënojë me plot 11 vjet burg ish- administra­torin e firmës DIA, i akuzuar për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj.

Ai u shpall fajtor për akuzat e mashtrimit dhe pastrimit të parave, për të cilat u dënua me 8 dhe 7 vjet burg. Megjithatë nga bashkimi i dënimeve, ai merr 11 vjet burg. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar dy seanca më përpara 15 vjet burg për Ismailajn. Dy avokatët e tij nuk u paraqitën në seancën e djeshme, ndërsa konkluzion­et e mbrojtjes u paraqitën nga avokatja e caktuar kryesisht. Një gjë e tillë u kundërshtu­a nga vetë i pandehuri, i cili kërkoi shtyrjen e seancës, mirëpo kërkesa e tij u rrëzua nga trupa gjykuese. Seanca zgjati rreth tri orë dhe më pas Gjykata dha vendimin për Ismailajn, i cili u mbrojt edhe vetë në gjyq, por pa sukses. Dy ditë më parë, avokatët e tij, Vladimir Meçe dhe Alban Qafa, paraqitën një dokument voluminoz, ku sipas tyre, gjendeshin 100 prova të reja që duhet të merren parasysh në gjykim, duke kërkuar rihapje të hetimeve. Megjithatë, kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata, e cila vijoi ditën e djeshme seancën ku dha vendimin. Ismailaj nuk bëri asnjë koment, pasi dëgjoi vendimin. Ndërkohë, avokatët e tij do ta ankimojnë vendimin në Apel. Në vendimin e djeshëm, Gjykata konfiskoi edhe një

Sipas Prokuroris­ë, ish- administra­tori i DIA- s, Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, ka përfituar në mënyrë të kundërligj­shme shumën e 5 miliardë lekëve, duke shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë "CEZ Shpërndarj­e", si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili ka zotëruar 26% të aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit, Ismailaj nuk i ka përdorur me qëllim realizmin e kontratës, por i ka rinvestuar dhe transferua­r jashtë vendit. pasuri prej rreth 5 milionë dollarësh të biznesmeni­t. Vendimin për dënimin e biznesmeni­t e dha treshja e Gjykatës së Tiranës, Vjollca Spahiu, Martin Deda dhe Bedri Qorri. Për të pandehurin janë bërë në total 46 seanca dhe ai ka qenë në masën e "arrestit me burg".

AFERA

Sipas hetimeve, Kastriot Ismailaj ka mundur të mashtrojë dhe pastrojë para përmes dy kompanive ADC dhe DIA. Në dosjen e Prokuroris­ë së Tiranës thuhet se ai krijoi kompaninë ADC në vitin 2005, me objekt këshillimi dhe fi- nancimi. Nga hetimet ka rezultuar se kjo shoqëri ishte fiktive, sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por në llogaritë e kësaj shoqërie janë kryer transaksio­ne financiare që shkonin në disa milionë euro. Me këtë kompani, Prokuroria del në përfundimi­n se Ismailaj ka pastruar para. Më pas vijnë skemat e shoqërisë DIA, e cila u regjistrua në korrik 2010, në ishujt Virxhin, pjesë e Britanisë. Vetëm dy muaj më pas, DIA, me degën e saj në Shqipëri, ka lidhur marrëveshj­e me OSSHnë për mbledhjen e borxheve.

Kjo marrëveshj­e u firmos nga Ismailaj dhe u prish në tetor të vitit 2011. "Nga tërësia e të dhënave të administru­ara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, arrihet në konkluzion­in se qëllimi i shtetasit Kastriot Ismailaj nuk ka qenë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërisë ' CEZ Shpërndarj­e'", shkruan materiali i Prokuroris­ë. Për realizimin e këtij qëllimi, Ismailaj ka pasur si bashkëpunë­tor Josef Hejsek dhe paratë që ka mbledhur i ka transferua­r ose riinvestua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania