Panorama (Albania)

Ekstradohe­t nga Skocia, i dënuar me 17 vjet për vrasje

I vuri flakën avionit në Aeroportin e Glasgout në 2005

- Artur Zoto

Interpoli ekstradoi dje nga Skocia një shqiptar të kërkuar për vrasje, e të dënuar me 17 vjet burg nga Gjykata e Tiranës.

I ekstraduar­i është Astrit Picari, 47 vjeç, nga Vora, i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1995. Ndërsa prej më shumë se 20 vitesh, pasi ishte arratisur nga Shqipëria për t'i shpëtuar dënimit, ai ka jetuar në Irlandë dhe në Skoci, me dokumente të falsifikua­ra si shtetas nga Kosova, me emrin Safet Bukoshi. Madje, duke tentuar të përfitojë azil atje e duke tentuar të luajë rolin e një personi me probleme mendore, është dënuar për disa zjarrvënie të qëllimshme, për të cilat deklaronte se i bënte pasi e kishte urdhëruar Zoti. Pas një sërë seancash gjyqësore në Dublin e më pas edhe në Skoci, fillimisht ai u dënua atje me 5 vjet burg, e më pas me shtrim të detyrueshë­m në spital. Derisa u zbulua identiteti i tij i vërtetë, autoritete­t atje vazhdonin ta hetonin e ta gjykonin si shtetas nga Kosova. Por në momentin që u kryen verifikime­t e nevojshme, u arrit të zbulohej identiteti i tij i vërtetë, kohë kur mbërriti edhe kërkesa për ekstradim nga autoritete­t shqiptare. Gjykata Kombëtare e Irlandës miratoi ekstradimi­n e tij në Shqipëri, më 23 janar të këtij viti.

EKSTRADIMI

Policia e Shtetit njoftoi dje se Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas shqiptar ka qëndruar në arrati i kërkuari për vrasje nga drejtësia shqiptare, duke qëndruar me identitet të rremë si shtetas kosovar në Irlandë e Skoci, ku ishte dënuar për djegien e dy makinave dhe të një avioni që ishte në kërkim ndërkombët­ar për vrasje, i dënuar me 17 vjet burg. "Nga Specialist­ët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Edinburgu, Skoci, i shtetasit shqiptar Astrit Picari, 47 vjeç, banues në Vorë. Gjykata e Tiranës, me vendim të datës 20 nëntor 1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën penale të ' vrasjes me dashje'", tha dje Policia e Shtetit. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 20 tetor të vitit 1995 në zonën e Vorës. Pas një konflikti që ai ka pasur në një lokal me shtetasin me inicialet K. M., e ka ndjekur këtë të fundit dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri.

ZJARRVENIE­T

Gjykata e Lartë në Skoci, para 8 vitesh vendosi mbylljen pa limit në një spital psikiatrie për shtetasin shqiptar Safet Bukoshi, autor i një zjarrvënie­je në një avion. Safet Bukoshi, që më vonë u zbulua se ishte shtetasi shqiptar Astrit Picari, i vuri zjarrin një avioni në vitin 2005, në Aeroportin e Glasgout dhe vetëm ndërhyrja e personelit e shpëtoi avionin e mbushur me karburant nga shpërthimi. Gjykata e ka pasur shumë të vështirë marrjen e një vendimi për këtë çështje, pasi nuk ishin të bindur nëse i dyshuari vuante vërtet nga skizofreni­a, ashtu siç deklaronin mjekët. Në vitin 2004, shtetasi shqiptar u kishte vënë flakën edhe dy makinave, një prej të cilave "Ferrari", në Irlandë, duke i deklaruar Policisë se ashtu i kishte thënë Zoti.

 ??  ?? Faksimile e gazetës britanike
Faksimile e gazetës britanike
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania