Panorama (Albania)

Akuza për korrupsion, Gjykata e Lartë lë në burg Artur Zoton

-

Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, do të qëndrojë sërish në burg. Ky ishte vendimi i dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Lartë, ku avokatët e tij mbrojtës kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Zotos, në mënyrë që të gjykohet në gjendje të lirë. Por Kolegji Penal e ka rrëzuar këtë kërkesë, duke e lënë Zoton në burg. Ai qëndron në qeli që prej 7 muajsh, kur u arrestua me akuzën e korrupsion­it. Në seancë, avokatët mbrojtës thanë se nuk ka arsye se përse Zoto të qëndrojë në burg, pasi si person nuk përbën rrezik për shoqërinë. Gjithashtu, pala mbrojtëse tha se ai nuk mund të mbahet në burg vetëm me dëshminë e ish- vartësit të tij, Iljaz Labi, që ka marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Këto argumente nuk mjaftuan për Kolegjin Penal, që e la në burg Zoton. Më herët, ish- drejtori i Burgjeve kishte kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë edhe në Apelin e Krimeve të Rënda, por që ia kishte rrëzuar kërkesën në të njëjtën mënyrë. Javën që shkoi, ai u përball me ish- vartësin e tij, Iljaz Labi, i cili është edhe i bashkëpand­ehur, por në gjendje të lirë. Labi ka qenë personi që me dëshminë e tij ka fundosur Zoton për çështjen e shkeljeve të tenderëve për ushqimet në burgje. Edhe pse Labi u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda javën që shkoi, dëshmia e tij nuk u mor, pasi avokati mbrojtës nuk u paraqit në seancë. Ai kërkoi që të mos këshillohe­j nga një avokat i caktuar kryesisht, i cili sipas tij nuk e njeh çështjen. Kjo kërkesë e tij për shtyrje u interpretu­a ndryshe nga mbrojtja, e cila argumentoi se bashkëpunë­tori i drejtësisë thirret në seancë si dëshmitar dhe se nuk ka nevojë të këshillohe­t nga avokati. Ndërkohë që gjykata u tërhoq për vendim, Labi dhe Zoto qëndruan për shumë minuta në të njëjtën sallë, por evituan çdo kontakt me sy. Në këtë proces pritet edhe dëshmia e ish- ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Artur Zoto u arrestua më 21 shkurt të këtij viti për akuzën e korrupsion­it. Ai akuzohet se ka shkelur barazinë në tenderët që bëheshin për ushqimet në burgje. Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, mes tij dhe vartësve, tregojnë se fituesit e tenderëve paracaktoh­eshin dhe se nuk kishte një garë të vërtetë. Edhe ata që konkurroni­n binin dakord mes tyre se cili do të ishte fituesi i tenderit. Në dëshminë në Prokurori, Labi, ish- vartës i Zotos, ka thënë se çdo shkelje ligjore e ka bërë me porosi të ish- drejtorit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania